Author: Kolibri 4
Gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë me shume se 8500 shtetas të cilët me të shumtit kanë deklaruar se do të kalojnë ditët e fundjavës në qytetet bregdetare të Shqipërisë, ndërsa një pjesë tjetër kanë bërë me dije se përdorin vendin tonë si transit për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian Për ta përballur fluksin në sezonin turistik policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë shtuar personelin në sportelet e përbashkëta të kontrollit me qëllim shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.…
Profesor, Abaz Osmani në Shqip nga Rudina Xhunga, rrëfeu se si u pritën emigrantët nga Kosova në Shqipëri, në 1999-ën kur serbët i dëbuan nga shtëpitë e tyre. Zoti Osmani tregon se ata u vendosën gjatë këtyre viteve, në Lozhan, fshat i Korçës, ku shqiptarët i hapën dyert dhe i trajtuan jo si refugjatë, por si familjarët e tyre. “Lozhani ishte në gjendje të mjerueshme. Aty ka qenë një minierë e qymyr-gurit, ishte mbyllur dhe plaçkitur dhe banorët ishin pa punë. Gjithë ditën rrinin në klub, pinin raki dhe kafe. Një banor asokohe më pyeti: “Më e madhe është Prishtina…
Në hapa përpara sa i përket edukimit teknologjik në rajon, Korça Innovation Hub ka hapur dyert për grupet e të rinjve dhe fëmijëve që ndjekin kursin e Graphic Design. Çdo ditë, pjesëmarrësit mësojnë nga profesionistët më të njohur të fushës së marketingut digjital dhe dizajnit grafik, duke fituar aftësi dhe njohuri që janë thelbësore për suksesin në një treg pune gjithnjë e më shumë të digjitalizuar. Ky kurs inovativ, i cili ka tërhequr dhjetëra të rinj nga e gjithë zona e Korçës, është i fokusuar në mësimin e teknikave të fundit të dizajnit grafik, si dhe në zhvillimin e strategjive…
Zjarri përfshin një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve Ka qënë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit ajo që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera Ky shërbim u kërkon fermerëve të fushës së Maliqit të mos djegin sipërfaqet pas korrjes së grurit jo vetëm për të mos rrezikuar fermerët e tjera me kulturat bujqësore por më kryesorja sipas këtij shërbimi është se fermerët duhet të bëjnë kujdes në zonat torfike të cilat…
Dua Lipa është e pandalshme në industrinë e muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar një shfaqje të dytë në stadiumin ”Wembley” në Londër pas kërkesës së jashtëzakonshme për bileta në shfaqen e parë. Shfaqja e planifikuar për 20 qershor 2025, u shit në vetëm pesë minuta. Lipa do të mbajë një koncert të dytë në ambientet me kapacitet 90,000 vende verën e ardhshme më 21 qershor. ”Uau kjo ishte mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes. Ju i bletë të gjitha biletat në stadiumin në pak minuta! Ju dua shumë, po shtojmë një takim tjetër për ju”,-shkruan…
Athina po përballet me temperatura të larta e ekstreme. Mediat greke shkruajnë se kamerat termike kanë regjistruar temperatura, që as mund të mendoheshin. Kamera ka kapur një temperaturë deri në 100 graë celcius, në një rrugë shumë pranë qendrës së Athinës, afër një kamioni. Ndërsa, në motorin e një makinerie, që është ndaluar në semafor, kamera tregon se temperatura shkon gati 400 gradë celcius. Pritet që vala e të nxehtit të përkeqësohet në vazhdim, ku temperatura e ajrit do të shkojë deri në 43 gradë celcius. Sipas meteorologëve në Greqi, temperaturat e larta në vendin fqinj do të vazhdojnë të…
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Kolibri.al, teksa disa qytetarë nga Korça bëjnë me dije se një aksident është shënuar para dy ditësh në lagjen 16 të qytetit të Korçës ku disa minorenë kanë përplasur një pallat dhe më pas ka qenë familjare të minorenëve të cilët kanë larguar makinën. Goditja ka qene aq e fortë sa ka shkaktuar dëme të mëdha në pallat, duke rrezikuar edhe shembjen e tij. Qytetarët thonë se pallati ka marrë plasaritje në disa vende të ndryshme. Policia nuk ka reaguar ende.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në fshatin Drithas, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit: -S. B., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka fyer në komunikimet me celular, një 36-vjeçare; -A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi u konstatua duke kryer punime…
Lamine Jamal është lojtari i momentit për skuadrën spanjolle dhe në moshën e tij të re është kthyer në një nga premtimet më të spikatura të futbollit në vendin iberik. Dhe, megjithëse nuk i dimë pothuajse të gjitha sekretet e yllit spanjoll për të pasur sukses në një moshë kaq të re, “Marca” ka zbuluar një prej tyre: pjatën e tij të preferuar, orizin me salcë kikiriku. PJATË IDEALE PARA NDESHJEVE Lamine ka thënë në intervista të ndryshme se kjo pjatë tipike nga Guinea Ekuatoriale (vendi i origjinës së nënës së tij) është e preferuara e tij. E gatuar nga…
Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik. Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik. Ditën e djeshme Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjecares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia. Është ushtruar kontroll në banesën e saj, ku brenda një fuçie dhe një…

