Author: Kolibri 4
Në Turqi njoha historinë më të veçantë që kisha dëgjuar ndonjëherë. Në këto anijet e turistëve që vijnë vërdallë, takova dy të moshuar. Në fakt njeri prej rrëzoi telefonin, e ndihmova dhe aty hyra në muhabet. Si te quajnë? Nga cili qytet i Turqisë je? Demir quhem. Jam nga Stambolli. Vij çdo ditë në këtë anije. Shoh perëndimin. Kështu kanë kaluar çdo ditë e imja këto 7 vite. Sa e çuditshme. Nuk u lodhe? Nuk lodhem. Kam arsye që e bëj. E sheh Kemalin? (burri ngjitur me të). Është shoku im i ngushtë. Kemi punuar të dy në minierë në…
Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se numri i protestuesve të cilët janë nisur nga qarku i Korçës është tejet “i madh”. Nga Korça duket se shifra është më e madhe, aty ku katër furgona janë plot e përplot për “të përmbysur sistemin”. Nga mbrapa vjen Devolli, Maliqi dhe Pogradeci të cilët kanë nga një furgon. Kështu pra ditën e sotme pritet që revolucioni të vijë dhe sistemi “të përmbyset”.
Kryeministri Edi Rama ka rrëmbyer sërish vëmendjen me veshjen e tij, këtë herë në Samitin e NATO-s në Uashington. Rama e ka kthyer në rutinë veshjen e atleteve të bardha me kostum, në takimet e nivelit të lartë. Një detaj që gjithmonë nuk i shpëton opinionit publik dhe medias vendase dhe ndërkombëtare. Atletet e bardha të kryeministrit kanë bërë sërish xhiron e rrjeteve sociale. Në një video që qarkullon në media duket se atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nuk ka hezituar që t’i japë një shenjë “aprovimi” sapo e…
Mbrëmja e djeshme në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë ishte një festë e vërtetë muzikore. Tingujt e mrekullueshëm të klaviçembalit dhe fortepianos, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën drejtimin e dirigjentit francez, Jean Michel Ferran, sollën një udhëtim të paharrueshëm në botën e muzikës baroke. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, edhe në këtë edicion ofroi një përvojë unike për publikun korçar, i cili gjithmonë mirëpret dhe vlerëson muzikën e bukur dhe të përzgjedhur. Ky festival vazhdon të mbetet një pikë referimi për dashamirësit e muzikës baroke…
Drejtoria Vendore e Policisë Fier Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Pogradec po punojnë për kapjen e shtetasve: -E. Ll., 16 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa steka me paketa me cigare, në një tabakino, në lagjen nr. 7, Korçë; -A. S., 30 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste,…
Një 68-vjeçare me profesion dentiste është proceduar në gjendje të lirë. Sipas komunikatës B.L., 68-vjeçe banuese në Pogradec, dyshohet se nuk e ka kryer mjekimin e duhur ndaj të miturës 8-vjeçare. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste, pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje.
Pogradec; Protestojnë peshkatarët e Pogradecit. Shkak është bërë kthimi i vendqendrimit të tyre 30 vjeçar të varkave në një plazh privat. Peshkatarët shprehen se nuk do të lejojne punimet për kthimin e këtij vendqëndrimi në një plazh pasi kjo do të sillte falimentimin e tyre. Nga ana tjetër, përfaqësues të biznesit shprehen se kanë marrë lejen nga ministria e turizmit
I vdekuri në Kostur quhet Kreshnik Kazanxhiu. Datelindje 1987. Mjeku ligjor pasi këqyri viktimën tha paraprakisht se dyshohet vdekje nga atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme. Ekspertiza do të kryehet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37 vjeçarit.
Për herë të parë në Shqipëri: Spërkatja e kulturave bujqësore me dron në Maliq Në fshatin Pojan të bashkisë së Maliqit, për herë të parë në vendin tonë, është aplikuar spërkatja e kulturave bujqësore me dron. Kjo teknologji është përdorur në një sipërfaqe prej 20 hektarësh të mbjella me patate, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë shqiptare. Nevion Telha, specialist pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, theksoi se spërkatja me dron është shumë herë më efiçente se metodat tradicionale me mjete bujqësore. “Kjo teknologji redukton ndjeshëm kohën dhe koston e spërkatjes, duke ofruar një mbulim…

