Author: Kolibri 4

Tjetër përforcim për ekipin e Skënderbeut. Këtë herë, bëhet fjalë për rikthimin e sulmuesit të krahut, Foti Çuçka, në skuadrën e tij të mëparshme. Çuçka, i cili u rrit në Akademinë e klubit Skënderbeu, ka luajtur sezonin e kaluar me Luzin, ku shënoi 5 gola në kategorinë e parë. 20-vjeçari konsiderohet një talent i madh dhe drejtuesit e klubit bardhekuq kanë punuar me kujdes për ta rikthyer atë në skuadër. Në ditët e ardhshme, Çuçka pritet të nënshkruajë me Skënderbeun dhe të fillojë stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Skënderbeu, në këtë merkato vere, nuk ndalet së afruari lojtarë…

Read More

Një meso-burrë bën shaka me miqtë e tij të punës, duke thënë: “Më pëlqen të jem baba – kam 2 fëmijë të mrekullueshëm…. por gruaja ime ka 3!”. Grupi mund të qeshë dhe të lejojë që biseda të vazhdojë, por e vërteta është se shumë gra sot me të vërtetë ndihen sikur janë lënë të prindërojnë partnerët e tyre në vend që të mbështeten në jetën familjare. Duke qenë se fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme, njerëzit shpesh mendojnë se burimi më i madh i stresit në familje janë fëmijët. Megjithatë, një studim i kryer nga “Today”…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euro-atlantike. Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Europian. Në thelb ky…

Read More

Sot në qytetin e Korçës nis MIK Festival, një event artistik madhështor që sjell bashkë kulturën, muzikën, historinë dhe artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë. Ky festival, i cili zhvillohet në qytetin e vlerave, premton të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Surpriza e këtij edicioni është rikthimi në skenë, pas 70 vjetësh, i operetës “Agimi”, opereta e parë shqiptare e krijuar nga Artisti i Popullit Kristo Kono dhe Kolë Jakova. Ky rikthim historik pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. MIK Festival do të zgjasë për katër ditë, duke ofruar plot surpriza dhe emocione…

Read More

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë. Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kosturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kosturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia. Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është…

Read More

E kuptoni çdo të thotë të piqesh në diell, të rrihesh në shi e në fund të mos marrësh as lekët që ke hedhur? E kuptoni që i’u kërkua fermerëve të orientoheshin vitin e kaluar drejt kulturës së grurit, e sot nuk marrin asnjë subvencion për këtë kulturë? E kuptoni që këto nuk janë lekët e oligarkëve, lekët e bizesmeneve por janë lekët e djersës së atyre që mbajnë familjen me bukë? E kuptoni që po shkatërrojmë me dorën tonë sektorin kryesor të ekonomisë së vendit? E kuptoni çfarë ndien sot ai fermeri i Drithasit që investoi në gruri sepse…

Read More

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho dhe Roberto Scandiuzzi janë vlerësuar nga Ministria e Kulturës në Francë me urdhrin “Kalorëse dhe Kalorës të Arteve dhe Letrave”. “Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash”, thuhet në njoftim. Kujtojmë që Jaho kthehet në Shqipëri me një koncert që do të mbahet më 4 gusht në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Read More

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës ndonëse ka qenë emri më i përfolur si kandidat i opozitës. Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre. Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do…

Read More

Pogradec: Një punëtor aksidentohet në vendin e punës, në gjendje të rëndë për jetën. Një 27 vjeçar aksidentalisht dëmtohet rëndë gjatë punës në një banesë Sipas policisë 27 vjeçari A.Xh ka marrë plagë pasi i ka rënë një pjesë muri mbi trup, duke e lënë të plagosur rëndë. Kanë qenë punonjësit e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar në spitalin e Pogradecit. Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se 27 vjeçari pritet të niset drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij kërkon ndërhyrje të tillë. Policia në…

Read More

Luizi dhe Kiara kanë nisur pushimet së bashku me nënën e artistit dhe vajzën e tyre Lunën. Çifti është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale, duke zbuluar për publikun sesi po kalojnë atje. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, teksa Luizi po tregonte për publikun dhomën e nënës së tij, zbuloi se produksioni i “Big Brother” ende nuk ia ka dhënë pushimet në Maldive, ashtu sikurse u premtua brenda shtëpisë. ”Nuk i bëmë Maldivet, se di pse. Ata qofshin”– thotë Luizi në video. Kujtojmë se udhëtimin çift në Maldive e fitoi Kiara pasi hapi kutinë e pandorës. Si shpërblim ajo fitoi udhëtimin…

Read More