Author: Kolibri 4

Një aksident në kryqëzimin e një prej lagjeve periferike të qytetit të Korçës mund të ishte kthyer në një ngjarje tejet të rëndë, edhe për atë sepse në momentin e aksidentit ka patur këmbësorë duke lëvizur. Sipas policisë, njeri nga mjetet duke mos respektuar rregullat e qarkullimit është përplasur me një mjet tip Benz, perplasje që ka çuar në trotuar mjetin aty ku ka pasur persona të shumtë, përfshi dhe një të moshuar qe ishte i ulur në stol, duke e lënë të plagosur. I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por burime prane këtij spitali bëjnë…

Read More

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë po merr zhvillime dita ditës. Falë përdorimit të teknologjive më të fundit në bujqësi për zhvillimin e kulturave bujqësore si elbi, gruri, patatja dhe fasulja tashmë janë bërë hapa të rendësishëm në përmirësimin e prodhimit të kultivarëve, jo vetëm në fushën e Korçës por në gjithë rajonin. Në fokus të ditës fushore në Korçë ishte përmirësimi i teknologjisë së ujitjes, plehërimit dhe punimeve agroteknike në përputhje me zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe përshtatjen e kultivarëve ndaj kushteve klimaterike. Foto galeri

Read More

Ndërhyrja në kohën e fqinjëve ka bërë të mundur shuarjen e një bomble gatimi në fshatin Rrembec. Më pas ka qenë shërbimi zjarrfikes që ka ndërhyrë për të mos lejuar që nga shpërthimi i bombles të kishim një ngjarje me të rëndë Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrembec të bashkisë së Maliqit ku një amvisë ka qenë duke gatuar në ambientet e brendshme kur krejt papritur bombola që përdor për gatim është përfshirë nga flakët.

Read More

Martesë apo bashkëjetesë? Kjo ka qenë dhe tema për të cilët është diskutuar këtë të hënë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”. E ftuar për të folur lidhur me këtë temë e cila ngjall debat sa herë që diskutohet jo vetëm nëpër studio televizive por dhe tryeza, ka qenë islamologia Ikballe Berisha. Ajo u shpreh se është pro bashkëjetesës, madje dhe feja myslimane sipas saj e lejon. Ndër të tjera, Berisha solli dhe një rast personal, ku vajza e saj prej 7 muajsh është duke bashkëjetuar. “Vajza ime ka 7 muaj që bashkëjeton, dhe në mars pritet martesa. Sa i përket aspektit…

Read More

Skandal seksual në qendrën sportive të kombëtares shqiptare në Gjermani, Prokuroria e Dortmundit nis hetimin/ Detajet Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit, raportojnë mediat gjermane. Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.

Read More

“L’Équipe” e titullon faqen kryesore të saj me moton: “Ils ne passeront pas” të përkthyer në spanjisht: No Pasarán! (“Ata nuk do të kalojnë”); një frazë historike që është përdorur në beteja të ndryshme historike për të shprehur vendosmërinë e një populli kur mbron një pozicion kundër armikut. Me këtë mesazh, “L’Équipe” synon të motivojë ‘trupat’ e saj, lojtarët dhe tifozët, për “betejën” e sotme në Allianz Arena (Münich) për një vend në finalen e Euro2024. (Marrë nga gazeta sportive spanjolle “AS”)

Read More

Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin e 3 zyrtarëve të lartë dhe një magazinieri në bashkinë e Devollit. Sipas prokurorisë Gentian Keco me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, Altin Cane me detyrë Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike, Kristi Meslani me detyrë Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike si dhe Eledi Nasto me detyrë magazinier kane konsumuar veprën penale të “shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të cilët në bashkepunim me njeri tjetrin kanë realizuar procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për bashkinë Devoll dhe nuk kanë kryer…

Read More

Gabriela Ahmeti, maturante e seksionit dygjuhësh shqiptaro-italian në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”, ka qënë nxënëse ekselente në tre vitet e gjimnazit. Ajo ka dalë me rezultate të shkëlqyera edhe në provimet e Maturës Shtetërore, teksa është vlerësuar me 10.00 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Gabriela tregon se studimet e larta ka dëshirë ti vazhdojë në Itali, por dëshira e saj është që të kthehet sërish në Korçë pas përfundimit të studimeve. Në këtë kohë thotë Gabriela të gjithë të rinjtë kanë mundësi të bëjnë më shumë, mjafton vullneti dhe dëshira. Ashtu si Gabriela ka edhe nxënës të tjerë nga…

Read More

Një 22 vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur sot rreth orës 02.20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri të Athinës. Ka qenë një “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22 vjeçari shqiptar. Pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin. Një autoambulancë…

Read More