Author: Kolibri 4
Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur sot rreth orës 02.20 në rrugën “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri të Athinës. Ka qenë një “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.
E vendosur në majë të një kodre në anën verilindore të qytetit të Bilishtit, kjo kala e mrekullueshme ka formën e veçantë të një kupole me pjerrësi të barabartë nga të gjitha anët. Pozita e saj dominuese e lejon të kontrollojë të gjithë fushën e Devollit deri në qafën e Zvezdës duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme të relievit përreth. Me një sipërfaqe forma e së cilës është eliptike, kalaja shtrihet në një gjerësi prej 120 metrash dhe një gjatësi prej 60 metrash. Përveç funksionit të saj ushtarak, Kalaja e Bilishtit ka shërbyer edhe si një qendër banimi dhe prodhimi.…
Skënderbeu përforcon portën, një talent 21 vjeçar nis aventurën në Korçë. Skënderbeu vazhdon me përforcimet në merkato, teksa pas 4 afrimeve vjen edhe alternativë më shumë për katërkëndëshin e portës Prurja e radhës në kampin bardhekuq spas raportmece i përket repartit të portës me portierin Kristian Rroku. Gardiani 21-vjeçar shihet si pasuesi i Herdis Alliut i cili i dha lamtumirën klubit gjatë muajit qershor ndërsa do ti bëjë konkurrencë titullarit Marko Aliaj. Talenti me origjinë shkodrane nis kështu një aventurë të re pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit.
PSE NUK NA MJAFTON KTHIMI I TË MAJTËS NË EUROPË Si një njeri që ka votuar gjithmonë për të majtën, nuk jam i entuziazmuar nga rikthimi i të majtës në Britani dhe në Francë. Si shumë të tjerë edhe unë e di që kjo është njëlloj sikur të mbulosh shtëpinë me qese përpara se të fillojë përmbytja. Herët apo vonë përmbytja do ndodhë dhe qesja do fusë ujë nga të gjitha anët. Atëherë të zotët e shtëpisë do marrin plaçkat dhe asnjeri nuk do dijë të thotë nga është dalja më e shpejtë: majtas apo djathtas. Kushdo që lexon këto…
Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron 7 drejtime të cilat lidhen me kërkesat e tregut në qarkun e Korçës. Ja përse duhet ta zgjidhni shkollën profesionale teknike: 1. Ofron transport falas 2. Libra falas 3.Ofron 50% bursë për të gjitha vajzat që zgjedhin drejtimin TIK. 4.Ofron 100% bursë për ata që zgjedhin drejtimin Ndërtim. 5.Ofron 100% bursë për vajzat që zgjedhin të gjitha drejtimet e tjera. 6.Përfitues të bursës janë të gjitha kategoritë në nevojë. 7.Qëndrim në konvik për nxënësit nga zona të largëta Drejtimet e shkollës profesionale teknike Korçë: 1. Shërbime në mjetet e transportit 2. Mekanik 3. Elektroteknik…
Me sytë e bukur kafe, me një kukull në dorë, e veshur me një fustankë të bukur Ligersa doli të me priste tek dera sot. E dija që nuk do zgjaste shumë buzëqeshja e saj shëruese. E ëma më tregoi pse më thërriti ta takoja. “Ligersa është diagnostikuar një vit me pare me diabet tip I. Nuk po gjej derman. Kam marrë borxhe pafund. S’di ku të përplas kokën. E kam dritën e syve të mi” Dhe kur e ëma filloi të lotonte, njësoj bëri dhe vajza e vogël. Nuk donte që mami i saj të ishte e mërzitur. -“Unë…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, në ambientet e lokalit të tij, dyshohet se ka kanosur babanë e tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 29 vjeç dhe S. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta. Të dy janë dërguar në spital, për mjekim. Sektori…
Po kryente punime në banesën e tij private në Pogradec dhe dëmtohet rëndë nga një xham në kraharor. Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Pogradecit, shtetasi Renato Sehiti është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij edhe për mjekët paraqitet e rëndë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Sherr mes një grupi të rinjsh në bulevard “Republika” në afërsi të kinemasë se qytetit të Korçës Burime të policisë bëjnë ditur se gjithçka ka nisur brenda ambjeteve të një lokali në afërsi të këtij bulevardi e me pas te rinjtë kanë dalë përjashta për të zgjidhur gjithçka forcërisht mes njëri tjetrit Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e patrullës se policisë e cila ishte e stacionuar shumë afër vendit të ngjarjes e cila ka bërë të mundur parandalimin e shtrirjes me tej te konfliktit duke bërë te mundur shoqërimin e gjithë grupit të përfshirë në këtë sherr. Te njëjtat burime…
Sherr masiv mes një grupi të rinjsh në bulevard Republika në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur përballë kinemasë se këtij qyteti. Deri tani bëhet me dije se janë 10 persona të shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Korçës

