Author: Kolibri 4

Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kofelfski ka sulmuar kryetarin e Partisë së Lirisë në Pustec Pandi Janin, si manipulator dhe gënjeshtar. Së fundmi, Pandi Jani ka takuar zyrtarët më të lartë maqedonas nën “shijen” e patriotizmit por ai që i “çjerr” maskën është Pali Kofelfski, i cili tregon një intervistë të Pandi Janit për mediat bullgare duke u mbështetur Pro Bullgarisë. Akuzat rëndohen kur Kofelfski tregon se Pandi Jani ka bashkëpunuar me një aktivist bullgar non grata në Shqipëri e se ka gënjyer të rinjtë e Pustecit me pasaporta fallco. Ky është postimi i Pali Kofelfski Pandora e gënjeshtrave dhe…

Read More

Detaje të reja nga aksidenti i fshatit Çaushli. Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet se është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit I cili fillimisht nga humbja e kontrollit është përplasur me një barrierë betoni, e më pas edhe me disa pemë duke përplasur edhe një mjet të parkuar e duke përfunduar i përplasur në një shtyllë betoni te tensionit të ulët anës rrugës. Gjendja e drejtuesit të mjetit është jashtë rrezikut për jetën

Read More

Aksident me një të plagosur në afërsi të fshatit Çaushli në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke humbur kontrollin e duke u përplasur me një shtyllë të tensionit të ulët në ane te rrugës nacionale. Drejtuesi i mjetit i plagosur është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore por ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Read More

Lëkundje tërmeti në qytetin e Pogradecit duke jslle panik tek banorët. Nuk raportohen probleme nga lëkundja që duket se epiqendrën sipas raportimeve të para e ka patur në Maqedoninë e Veriut, 15 km larg Ohrit. Lëkundja është ndierë edhe në fshatrat e Pogradecit ashtu siç është ndjerë edhe në Prrenjas e fshatra të kësaj bashkie

Read More

Zjarr në varrezat e fshatit Drenovë. Ka qenë banorët dhe shërbimi zjarrfikes ata që kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit në këto varreza, të cilat ndodhen shumë afër këtij fshati Sipas shërbimit zjarrfikës nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë ardhur nga pakujdesia e banorëve, nga ndezja e qirinjve në varret e të afërmve të tyre. Nga zjarri janë djegur një sipërfaqe jo e vogël e barishteve në këto varre

Read More

Një person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018 është arrestuar këtë të diel në Pikën Kufitare të Kakavijës. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me iniciale E. A., banues në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Gjatë një konflikti të çastit më 15 mars të 2018-ës, i riu ka goditur me kaçavidë, një shtetas. Gjykata e Korçës e ka dënuar 28-vjeçarin, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë, veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Read More

Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Duke filluar nga data 6 korrik 2024 kjo marrëveshje nis zbatimin ndërsa prej saj përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri. Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisatiati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ky shtetas i ka marrë një automjet shtetasit A. M., me pretendimin për t’ia blerë dhe nuk ia ka kthyer. Pas kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, automjeti u gjet i braktisur dhe i dëmtuar, në një vend parkimi, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë. Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., banues në fshatin Kagjinas, Kolonjë,…

Read More

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit. Sipas shërbimit zjarrfikës, vatrat 1 ditë më parë janë aktivizuar në zonën torfike të kësaj fushe mes Shqereasit dhe fshatit Vreshtas. Sipad këtij shërbimi rritja e temperaturave bën të mundur aktivizimin e vatrave të cilat për momentin kanë prekur sipërfaqe jo të mëdha të mbjellë me kultura bujqësore përfshi edhe ato me grurë. Mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq por edhe banorë të zonës, po bëjnë të pamundurën për të izoluar përhapjen e flakëve kryesisht në sipërfaqe të mbjella me grurë.

Read More

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec tregon se si një furgon mallrash, përplas biçikletën. Kolibri.al ka siguruar pamjet nga kamerat e një biznesi ku dallohet qartësisht se drejtuesi i furgonit i cili ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nuk ka parë krahun e rrugës për të evituar aksidentin. Në përparësi ka qenë biçikleta që vinte nga rruga e Korçës, ndërsa furgoni e ka marrë përpara, por fatmirësisht pa e lënduar rëndë personin mbi biçikletë.

Read More