Author: Kolibri 4
Raportohet se gjatë ditës së sotme po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec. Gjatë ditës së sotme po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec. Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat. Gazetarja Anila Hoxha thotë se burgu Ali Demi në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të…
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se është konfliktuar me bashkëshorten e tij, së cilës i ka shkaktuar dëmtime në kokë. Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në…
Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Personeli i pilotëve të FA, tekikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO. 8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG. N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash…
Maliqi ka një histori të trashëgimisë arkeologjike si të asnjë rrethi tjetër të vendit tonë duke filluar nga epoka e neolitit, eneolitit, bronzit dhe hekurit. Maliqi dhe fshatrat e kësaj bashkie kanë vendbanime prehistorike në Podgorie, Vashtemi, Maliq e Sovjan ashtu siç ka 6 kala që i përkasin periudhave të ndryshme Me gjithë këtë histori, Maliqi ka mbetur i pa vizituar nga turistët vendas e ne veçanti ata të huaj, kjo për shkak të mosnjohjes së këtyre vlerave arkeologjike dhe historike. Juristia e njohur Brizida Gjikondi së bashku me një grup të rinjsh nga fshati Kolanec kanë marrë përsipër të…
Artisjta polake Maria-Rosa Szychowska pasi ka pikturuar Kapshticën po realizon muralenë edhe në fasadën e godinave në pikën kufitare e doganore të Qafë Thanës, duke mundësuar një imazh të veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në drejtin të Shqipërisë. Maria duket e surprizuar nga qëndrimi i saj në Korçë dhe Pogradec dhe thotë se tashmë për shumë arsye e dashuron Shqipërinë Ndërkohë në Pikën e kalimit në Kapshticë gjatë muajit të fundit është shtuar fluksi i lëvizjeve të mjeteve sidomos fundjavave dhe sipas të dhënave janë marrë të gjitha masat për të mundësuar mbarvajtje të kalimit të qytetarëve pas…
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i Spitalit të ri Rajonal të Korçës është afër përfundimit. Ky spital i ri do të jetë një strukturë moderne dhe funksionale, e ndërtuar sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Falë punës së shkëlqyer të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Spitalit Rajonal të Korçës, ky projekt po realizohet me sukses. Spitali i ri synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore për banorët e rajonit, duke ofruar kushte të avancuara dhe një ambient të përmirësuar për pacientët dhe personelin mjekësor. Me përfundimin e këtij spitali,…
Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek. TIRANA- Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit. Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet…
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete. Mësohet se shkak i sherrit janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë. Bëhet e ditur se arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4…
6 Korrik 1943, 107 jetë të pafajshmish u morën dhe u dogjën të gjallë nga nazistët gjermanë në Borovë të Ersekës. Sot bëhen plot 80 vite nga ajo ditë fatkeqe. Dikush rron. Dikush shpëtoi për mrekulli. Dikush që i dridhet zëri kur flet. Jo nga mosha, më shumë sesa nga dhimbjet. Sot, bashkë me kolegët intervistuam një 87 vjeçare. Atë ditë ajo ishte vetëm 7 vjeç. “Na hyri një gjerman në shtëpi, kishte automatik në dorë. Aty ishte babai im më 5-6 fshatarë të tjerë, gjermani hyri brenda, i mori dhe i pushkatoi tek ura. Nëna na merr të 5…
19 punonjës policie u pezulluan nga detyra dhe 2 qytetarë u lanë në masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi sipas hetimeve nga AMP dhe Prokuroria e Korçës rezultuan se kanë konsumuar veprën penale të Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Top Channel mëson se nga viti 2019 deri në vitin 2022 drejtues të drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit në Korçë dhe vartës të tyre duke shpërdoruar detyrën kanë kryer transferime fiktive të të punonjësve dhe kanë lejuar që punonjësit nëpërmjet falsifikimit të faturave të hoteleve të ndryshme të përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga fondet e…

