Author: Kolibri 4
Korçë/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi 2”. Vihet në pranga një 36-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Sekuestrohen automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi…
Njoftim Ditën e hënë, datë 08.07.2024, ora 11:00 njoftojmë se për shkak të punimeve nga ana e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për vijëzimin dhe riparimin e vendkalimit të këmbësorëve dhe vijave anësore tek Bulevard “Rilindasit” në zonën e Terminalit, qarkullimi i automjeteve do të jetë i bllokuar. Më pas puna do të vijojë në Bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Bulevard “Republika”, Rruga “Ismail Qemali” dhe Bulevard “Fan Noli”. Orientimi i lëvizjes se automjeteve dhe menaxhimi i trafikut do të kryhet nga Policia Bashkiake. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Gradishta e Selcës, e njohur ndryshe si qyteti ilir i Selcës së Poshtme është një destinacion që ndodhet në majën e një kodre mbi fshatin Selcë e Poshtme. Kjo kryeqendër antike e luginës së sipërme të lumit Shkumbit ka luajtur një rol të rëndësishëm si qendër zejtarie, tregtie, ushtarake dhe administrative. Pozita strategjike e qytetit i dedikohej kontrollit të rrugës tregtare që kalonte pranë tij duke lidhur krahinat e brendshme ilire me ato përreth liqenit të Ohrit. Sot, nga qyteti antik janë të dukshme vetëm disa rrënoja të banesave. Në vitin 2010, hapësira territoriale ku shtrihet qyteti ilir është shpallur…
Skënderbeu afron lojtarë të rinj por merkato mbetet pezull, ishët Dejvi Bregu dhe Leonit Abazi pretendojnë paga të pashlyera. Te Skënderbeu aktualisht flitet për katër afrime lojtarësh të rinj, por klubi bardhekuq vazhdon të jenë i bllokuar në merkato për lëvizjet dhe federimet e sezonin e ri. Dy janë problemet që e mbajnë pezull merkaton e Skënderbeut, ish lojtarët Dejvi Bregu dhe Leonit Abazi, të cilët pretendojnë se kanë mbetur pa marrë shuma të caktuara nga klubi korçar. Rasti i vlonjatit Bregu është ai që peshon më shumë edhe për faktin se është më i gjati në kohë. Edhe pse…
Këtë rradhë janë 4! Janë të rinj të talentuar të Teatrit të Korçës që në 15-16 Korrik do t’u shkrinë së qeshuri me shfaqjen e tyre me të re. Juxhini, Franci, Silvio dhe Paola e kanë gati shfaqjen e tyre dhe me siguri që do jetë po aq e suksesshme sa shfaqja e vjetshme. Këta të rinj njihen për humorin e tyre të bukur dhe kjo shfaqje vjen fiks në sezonin e duhur kur të gjithë duan pak humor dhe gëzim pasi vera shfaqje të tilla do. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të urojmë sukses për Juxhinin, Francin, Silvion…
Një tjetër aksident regjistrohet në askin rrugor Bilisht – Korçë, ngjarje e cila ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, njeri prej të cilëve në gjendje më të rëndë ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një femër që ishte pasagjere në njërin nga mjetet e përfshirë në aksident Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak të kalimit të njërit prej mjeteve nga një rrugë dytësore në rrugë nacionale kalim që ka sjell edhe përplasjen e të dy mjeteve. Ky është aksidenti i 6 gjatë kësaj të djele. I pari…
18 vjeçari Nertion Pogoni jeton familjarisht në Francë dhe kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur me prindërit për pushime në fshatin e lindjes, Progër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilisht. Rreth orës 22:00 Pogoni se bashku me 4 shokë të tij është nisur nga fshati Progër në drejtim të Bilishtit me një mjet tip “Volvo” me targa franceze. Nga shpejtësia e madhe në një kthesë të fortë në rrugë dytësore ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë urës. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët që udhëtonin me të, të gjithë djem të…
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksident në aksin rrugor Korçë – Kapshticë. Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin në të. Ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën Sipas policisë shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe rruga e pa ndriçuar
Ekipi i liqenorëve zyrtarisht është shitur tashmë nga bashkia. Kjo e fundit vendosi disa kohë më parë që të nxjerrë në shitje 100% të aksioneve të klubit, pasi nuk arrite dot të mbulonte shpenzimet e shumta që kishte ekipi. Në tentativën e para disa muajve, në ankandin e hapur nuk pati asnjë ofertë për blerjen e ekipit i cili asokohe luante në kategorinë e dytë. Pas përfundimit të kampionatit dhe ngjtjes së ekipit në kategorinë e parë, bashkia hodhi sërish ankandin për shitjen e aksioneve të klubit. Sipas të dhënave pati vetëm një ofertë të paraqitur dhe ajo ishte e…

