Author: Kolibri 4
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke ka mbyllur edicionin e tij të 11-të në qytetin e Korçës, duke sjellë një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës së vjetër elitare të shekullit të 17-të dhe të 18-të. Ky koncert ka ardhur si bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura. Risi e këtij edicioni ka qënë prezantimi për herë të parë në Shqipëri i tingullit të fortepianos, evolucioni i tastierës në shekullin e 18-të. JUSUF BESHIRI Drejtor Artistik i Festivalit JEAN MICHEL FERRAN Dirigjent SILVIA SESENNA Fortepiano Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” i kthyer tashmë në traditë të përvitshme,…
LUMINA Electronic Festival Sjell Burak Yeter dhe Alex Guesta në Korçë Korça po bëhet gati për një tjetër festival të veçantë duke mirëpritur DJ-të më të famshëm nga e gjithë bota. Edicioni i parë i LUMINA Electronic Festival premton të sjellë një përvojë të paharrueshme në Parkun Rinia, i cili do të transformohet në një skenë magjike të ndriçuar nga dritat dhe projeksionet spektakolare. Këtë korrik, Korça do të mirëpresë dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike botërore, BURAK YETER dhe ALEX GUESTA. Këta DJ të famshëm do të performojnë në skenën e LUMINA Electronic Festival, së bashku…
Ka një ‘hije’ në dokumentat e moshës së lojtarit. Skënderbeu ka bërë së fundmi një afrim të rëndësishëm në mesfushë, pasi klubi korçar ka arritur marrëveshjen me organizatorin kamerunas, Banmasa Franklin Kamleu Linkoln. Ky lojtar që vjen me pritshmëri të larta në qytetin juglindor, me Skënderbeun që e ka joshur me kontratë 4-vjeçare mesfushorin 20-vjeçar. Media Panorama Sport ka ngritur dyshime lidhur me funksionimin pa probleme të kontratës së lojtarit me klubin për shkak të moshës së tij. ‘Futbollistë, të cilët japin informacion të rremë, sepse në disa pjesë të kontinentit është shumë e vështirë të vërtetohet mosha reale e…
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Qendra e Arteve dhe Kulturës, Korçë, në oborrin e “Mësonjëtores” kanë nisur një cikël bashkëpunimesh mbi praktikimin dhe përjetimin e artit dhe emocioneve që e pasojnë atë tek brezat e rinj. Nën moderimin e Katerina Çifligut, të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Teatri i të Rinjve” patën mundësinë të shpalosin angazhimin e tyre për muajt korrik-gusht. Gjatë kësaj periudhe, ata do të zhvillojnë praktikën e ndarë në dy faza: atë të provës dhe të premierës me titull “Funny Money”. Të rinjtë folën për përvojën e re dhe emocionet e të qenurit pjesë e botës së…
Nga Petrit F.Zeneli Më 13-14 korrik 2024, duhet të jemi në Panarit! Sepse, çuditërisht, 2024-a është vit jubilar për shumë ngjarje historike me rëndësi kombëtare, për Qarkun e Korçës, Panaritin dhe Krahinën e Vakëfeve. Ne do vemë në Panarit: Të vendosim buqeta me lule në memorialin kushtuar patriotëve të mëdhenj korçarë, vakëfllinj e kolonjarë, që 110 vjet më parë ngritën aty, në tokat e pushtuara, flamurin kombëtar shqiptar e bënë betimin për të shpëtuar Korçën. Të ndezim qirinj e lutemi për shpirtin e 450 martirëve panaritas, trebickallinj e treskallinj (në memorialin kushtuar atyre), që 110 vjet më parë u masakruan…
Dëshiroj të rikthehem tek KUJTIMET ;për 38 vite më parë ;të perfaqesimit SHUME Dinjitoz në Festivalin Boteror në Samsun Turqi, të Ansamblit të SHKËLQYER SKENDERBE.! Përfaqësim me nivel shumë të LARTE ARTISTIK, sjellje dhe EDUKATE TE PASHOQE,” ansambël në dashurinë për kulturën, dhe sjelljen e miqësimin në grup”! Që vazhdon të jetë EMBLEME e KORÇËS; falë kontributeve të njerëzve hulumtues, ekzekutues, politikave kulturore të merituara, të njerëzve drejtes të institucioneve kulturore artistike, në atë rast duke kaluar me kurajë edhe disa ngurtësime të kohës, por që sot; më të lirshem e vlerësues për artistët që mbajnë gjallë; dhe zhvillojnë -…
Volejbollistja e Tiranës, 20 vjeçarja Keida Kodra është volejbollistja me e re që ka firmosur për Skënderbeun. Ka qënë trajneri Orlando Koja ai që ka kërkuar të përfshijë lojtaren e ekipit kombëtar U 20 me skuadrën kampione korçare. Krahas tiranases, sipas Kojes janë e dy volejbolliste të tjera të cilat priten të vishen bardhëekuq. Bëhet fjalë për një volejbolliste nga Meksika dhe një tjetër nga Brazili, lojtare qe e për trajnerin plotësojnë grupin e volejbollisteve me të cilat Skënderbeu do të kërkojë trofetë e 2024-2025. Burime zyrtare pranë klubit thanë se Elena Bego e Anxhela Mehmeti kanë firmosur edhe për…
Ka filluar mbrëmë me dy koncerte në Korçë edicioni i 7 i festivalit internacional të muzikës. Koncerti i parë ka qënë ai i pianistit Red Radoja i cili jeton dhe punon si pedagog i pianos në Francë. Radoja me lojën e tij në piano ka tërhequr vëmendjen e artdashësve të shumtë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ndërsa koncerti i dytë i natës së parë të MIK FESTIVAL ka qënë ai i sopranos shqiptare Dëshira Ahmeti, soliste në operan nacionale të Maqedonisë së Veriut, e cila kishte ardhur me Gjorgji Petrushevski dhe Jordan Petrushevskin, të cilët sollën…
Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ishte pranë Larisës, në një thellësi fokale 5 km.
Aksident me një të plagosur mëngjesin e sotëm ne aksin rrugor Korçë – Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik. Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe humbur kontrollin, çka ka sjellë përplasjen fillimisht të mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi. Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik në servisi ku ka perfunduar mjeti tip “BMW” Ky segment…

