Author: Kolibri 4
Vazhdon të jetë e rënduar situatë me energjine elektrike në juglindje të vendit Grupe të shumta pune te OSSHE kanë punuar për orë të tëra për të përmirësuar situatën e cila për shkak të reshjeve të shumta të stuhisë që ka përfshirë 24 orët e fundit pjesën më të madhe të fshatrave të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor, shtrirja e madhe e linjave dhe defektet e shumta e bëjnë të vështirë rikthimin e energjisë elektrike. Burime zyrtare bëjnë me dije se 8 fshatra të njësisë administrative Gorë, Proptisht, Strelcë, Velçan, Selcë, Mesmal, Babjen, Marjanë, Dolanec e Mjaltas…
Librazhd/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer). Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Probleme me energjine elektrike paraqiten prej disa orësh në nënstacioni i Mollasit në Ersekë i cili furnizon 17 fshatra të bashkisë së Kolonjës dhe fshatra malore të Korçës si Panariti, Trebicka e Gravocka. Grupe nga OSSHE janë nisur drejt nënstacionit por situata paraqitet e vështirë për shkak dhe të errësirës.
Skënderbeu në 5 javë të luajtura ka 6 pikë pas dy fitoreve në dy javët e lara të këtij sezoni. Në tri javët e tjera ka humbur në transfertë me Tiranën e Teutën dhe në shtëpi me Kuksin. Në këto 5 javë Skënderbeu në tri ndeshje ka luajtur me tre ekipe që kërkojnë shumë në këtë kampionat, Egnatia, Tirana e Dinamo. Në këto tre javë Skëderbeu ka fituar dy herë duke u ngjitur në krye me 6 pikë. Në dy javët në vijim ka luajtur me skuadra si Teuta e Kuksi ekipe në vështirësi gjë të cilëm e reflektojnë edhe…
Vajza e policit të vrarë në Veri prek me fjalët për babain: Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush “Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush”, janë fjalët e vajzës së policit të vrarë dje në Veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, të cilat i tha në mbledhjen komemorative në nderim të veprës së tij. Arbenita Bunjaku, 25 vjeçarja tutje vazhdoi duke thënë “Ti flijove vetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty”. Polici i vrarë pas vetes ka lënë përveç vajzës edhe dy djemë dhe gruan.
Stuhia e para pak minutave në qytetin e Pogradecit ka rrëzuar një nga pemët shumë vjeçare në shëtitoren e këtij qyteti duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve. Në kushte të tilla atmosferike ka pasur edhe raste të tjera të rrëzimit të pemëve të të njëjtës moshë, ndaj edhe për këtë ndërmarrja e gjelbërimit ka planifikuar prerjen e pemëve me moshë të madhe që përbëjnë rrezik dhe zëvendësimin e tyre me pemë të tjera dekorative.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës, ndërsa fitues është shpallur zyrtarisht Albert Halilaj. Albert Haliaj ka fituar me një rezultat të thellë rreth 5000 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata. Në zgjedhjet e 14 majit diferenca mes kandiatëve ka qenë rreth 2000 vota më shumë për kandidatin socialist Safet Gjici. Zgjedhjet në Kukës u përsëritën pasi ish-kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të një video-skandali të tij. Rezultati i votave të numëruara: 13026 PS Albert Halilaj 7429 BF Emri Vata 327 të pavlefshme 5597 diferenca
Liqenorët marrin kreun, nisin kampionatin me homazh për Festim Fetollari Ndjeshja e parë e Pogradecit këtë sezon ka nisur me homazh për ish trajnerin dhe futbollistin Festim Fetollari i cili ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak pak kohë më parë. Në fushë krahas heshtjes për 1 minutë nga ekipi dhe tifozeria ishte edhe vajza e ish trajnerit e cila bëri gjuajtjen e parë të topit për këtë sezon. Ashtu si e kishin paralajmëruar liqenorët kanë fituar bindshëm ndeshjen e parë të kampionatit në kategorinë e dytë. Kreu i pankinës Samuel Nikaj kish thënë më herët se lojtarët dhe ekipi…
Rama shpall fitoren në Kukës: PS avantazh të pakthyeshë Teksa vijon numërimi i votave në Kukës, kreu i qeverisë Edi Rama ka shpallur fitoren. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se kandidati i tij Albert Halilaj është 3000 vota në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Emri Vota. Teksa ka falënderuar qytetarët kuksianë, Rama thotë se avantazhi për PS është i pakthyeshëm. “Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet…
Më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit nga mëngjesi i ditës së sotme janë pa energji elektrike. Shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike me reshje të shumta shiu shoqëruar me erë të fortë në zonat malore. Vetem në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra ndërkohë që 3 fshatra në njësinë administrative Moglice prej 3 ditësh janë pa energji elektrike. Pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të shumta atmosferike, nga mëngjesi i sotëm janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë…

