Author: Kolibri 4

Rakia me “Nam” e Boboshticës, aty ku gratë e prodhojnë por edhe e pijn Në shtëpinë e boboshtarëve të Korcës, rakia e prodhuar prej tyre në mënyrë artizanale nuk mungon asnjëherë. Tradita shekullore për prodhimin e rakisë së manit vijon ende nga banorët e fshatit të Boboshticës në Korçë. Në çdo shtëpi nuk mungon qerasja me raki mani, teksa zonjat e shtëpive, të cilat janë bërë dhe mjeshtre të zierjes, shprehen se kjo raki ka edhe efekte kurative. Banorët të tregojnë se manat nga të cilat prodhohet rakie, janë sjellë në Boboshticë që në kohën e Skënderbeut, e ndërsa sot…

Read More

ZYRTARE/ Arritje historike, Europiani U-17 do të zhvillohet në Shqipër Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot një tjetër vendim të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Zyra për shtyp e FSHF-së ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme është miratuar kandidatura e vendit tonë për të organizuar fazën finale të Kampionatit Europian për U-17 në vitin 2025. Aktiviteti në fjalë zhvillohet me 16 skuadra dhe padyshim që ndeshjet do të luhen në qytete të ndryshme të vendit duke pasur parasysh numrin e madh të sfidave. Gjithashtu, kjo nënkupton që vetë Shqipëria si vend organizator, ka një biletë të siguruar…

Read More

Korçë/Dëmet në mollë dhe inspektimet me lugë bos Gjatë 24 orëve të fundit me qindra fermerë në Devoll, Qatrom dhe zona të tjera të juglindjes u dëmtuan masivisht nga stuhia e breshërit e rënë një ditë më parë. Të dëshpëruar fermerët dolën në media dhe treguan se si mundi i një vitit të tërë shërbimesh dhe kujdesi iku në pak minuta shi dhe breshër, i cili shkatërroi 90% të prodhimit. Sipas fermerëve, prodhimi nuk është më për në treg dhe se mund të shkojë vetëm për përpunim lëngjesh. Por si gjithmonë edhe këtë herë fermerët po ushqehen me lugën bosh.…

Read More

Një 34 vjeçar nga Bilishti arrestohet në flagrancë nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur  -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Belorta, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, në gjendje të dehur.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një 40 vjeçar në fsharin Panarit dyshohet se ka goditur me grush një djalë të mitur, 13 vjeçar. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës ndaj të miturve -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 40 vjeç, banues në fshatin Panarit, Korçë, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me grusht një 13-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime…

Read More

Teksa ishin gati të nisnin vjeljen e mollës, fermerët e fshatit Qatrom u dëmtuan në masë nga breshëri. Prodhimi i tyre tani mund të shitet vetëm për lëngje, sepse fruti është goditur dhe nuk mund të dalë në treg për konsum. Mjaftoi vetëm një ditë me mot të keq për të shkatërruar punën e gjithë vitit dhe për t’u shkaktuar atyre dëm ekonomik të cilin e kanë të vështirë ta përballojnë vetë. Prej vitesh fermerët e qarkut të Korçës krahas vështirësive për gjetjen e tregut përballen edhe me dëmet që u shkaktohen nga fenomenet natyrore por deri tani nuk është…

Read More

Një 49 vjeçar ka kërcënuar dhe ofenduar infermierin në fshatin e Klocës. Pas kërcenimit personi në fjalë është larguar dhe po kërkohet nga policia. Njoftimi i Policisë DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas për veprën penale të kërcënimit të infermierit në ambientin e punës -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin B. R., 37 vjeç, banues në Korçë, infermier pranë Qendrës Shëndetësore të fshatit Klocë. Vijon puna për kapjen e 49-vjeçarit…

Read More

HISTORIKE/ Armand Duka zgjidhet zv.president i UEFA- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur si zëvendëspresident i UEFA-s. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku Duka u emërua si zëvendëspresident i Aleksander Ceferin. NJOFTIMI I FSHF: Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka…

Read More

Sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë janë dëmtuar nga breshëri i një ditë më parë në juglindje të vendit. Dëmet me të mëdha janë në fushën e Devollit në fshatrat Mançurisht, Zëmblak, Cangonj, Progër dhe Vranisht. Dëme të konsiderueshme në mollë ka pasur dhe në Zvirinë dhe fshatrat e njësisë administrative Dvoran. Fermerët thonë se dëmet janë nga 40-80% të prodhimit të pritshëm. Nga ana tjetër fermerët tregojnë se e kanë të pamundur të investojne për mbulimin e sipërfaqeve të mbjellë me mollë antibresher ashtu si e kanë të pamundur ti sigurojnë në kompani sigurimesh Në kushte kur prej…

Read More

Në Qilarin e Verës “Naço”, një kantinë artizanale e denjë për muze Në një nga shtëpitë karakteristike pogradecare, në shtëpinë e Vaso Naços, në brendinë e qilarëve të saj bëhet verë prej shtatë brezash. Butet të cilët, mbushen dhe hapen prej dekadash, janë prodhuar në Itali në vitet 1930. Distiluesi, i ruajtur mjaft mirë, mban vulën e Shoqërisë “Deroy Fils Aîné” dhe është prodhuar në Paris në vitet 1900. Ndërsa në matësit e sheqerit, mbi 100 vjeçarë, shkruhet “Mostimetro Babo di Klosterneuburg” për nder të enologut austriak Wilhelm von Babo (1827-1894). Ajo që është më interesante, mbi bute trashëgohet edhe…

Read More