Author: Kolibri 4
Në vitin 1937, kishte aeroplan të linjës Korçë-Tiran Në vitin 1937, në Shqipëri operonte një kompani italiane fluturimi që quhej “Ala Littoria S.A.” Kompania kryente fluturimet Korçë-Tiranë dhe anasjelltas. Bileta në foto tregon se pasagjerja e regjistruar quhej Adelina Kosturi nga Korça dhe ajo shkonte për në Tiranë. Bileta dëshmon se në atë kohë pasaporta shqiptare ishte e njohur nga shumë shtete dhe se me të mund të lëvizje lirshëm, pa patur nevojë për vizë.
Vangjush Mio, bashkohësit dhe artistët e rinj pushtojnë Pogradeci Mio, Guri Madhi, Kolevica, Taso, Vangjo Vasili e shumë të tjerë u ekspozuan në Galerinë e Arteve në Pogradec. 55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve u sollën në një ekspozitë nga kjo e fundit nën kurimin e Suzana Varvaricës. Nën emrin e Pikotrit të madh korçar Vangjush Mio, punimet kryesisht të piktorëve të juglindjes por edhe qyteteve të tjera shfaqen bashkë pas një periudhe kohore 50 vjeçare, si një mundësi unike që publiku ti shohë nga afër, nisur nga fakti që…
Situata në Veri të Kosovës po tensionohet gjithnjë e më shumë. Humbjet e jetëve nga të dyja palët ditën e sotme kanë qenë shqetësuese. Një polic kosovar është vrarë në detyrë dhe 8 terroristë serbë kanë vdekur nga ana tjetër. Mbi këtë situatë ka reaguar dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet i shqetësuar mbi humbjen e policit dhe se përgjegjësit e kësaj situate duhet të dënohen. Statusi në facebook; Dënojmë me forcë sulmin në Veri të Kosovës, në afërsi të Banjskës! Ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të…
Në orën 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija kanë vendosur dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Më pas vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i largojë. Ka një konflikt dhe në atë konflikti, vritet polici Afren Bunjaku dhe plagoset një tjetër. Në orën 08:57 mbyllen vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë përleshjet. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër komuna janë zonë e anti- operacione terroriste. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse paralajmërova në Bruksel dhe Nju Jork se e gjithë kjo…
Skënderbeu fiton jo pa vështirësi me ekipin e Pogradecit, skuadër që vjen nga kategoria e parë në kategorinë e më të mirëve të volejbollit shqiptar. Dy setet e para fitohen nga vajzat korçare, 25-17 dhe seti i dytë me 25-15 Nisur nga dy setet e fituara e diçka më shumë nga mënyra sesi po luante ekipi korcar u mendua se llogaritë me liqenoret do të mbylleshin shpejt. Në fakt nuk ndodhi kështu, kjo e për meritë të volejbollisteve pogradecare, që fitojnë setin e tretë 19-25 duke e shtyrë kështu lojën drejt setit të katërt. Set ky që ka qenë më…
Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrar Gjashtë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit. Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Nga Edison Ypi Korça Zonja Korçë nuk e mbështjell me mister moshën esaj. Ajo ta thotë vetë se është më tepër se 500 vjet e vjetër. Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë dhe flinte në një lëndinë të hapur, i bënte hije një shqiponjë duke i ndejtur sipër si satelit gjeostacionar. Që domethënë se Mirahori ishte njeri i shenjtë, dhe qyteti i Korçës që më pas e themeloi, ishte një qytet i shenjtë. Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra. Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Milano, Budapesti. Korça ka dhe…
I fshihej policisë prej 6 vjetësh, detaje si u kap pogradecar Policia njoftoi se ka arrestuar një 41 vjeçar i njohur si Lorenc Kuqo i cili në vitin 2017 pasi ishte konfliktuar në një lokal md 3 shtetas, kishte përgatitur planik e vrasjes së tyre në mënyrë perfekte. Prej 6 vitesh ai ishte dënuar nga gjykata e lartë dhe ja kishte dalë të fshihej nga arrestimi. Nga burimet e siguruara bëhet me dije se arrestimi i Kuqos u bë në orën 4 të mëngjesit të kësaj të diele nga policia e Pogradecit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Burimet shtojnë…
Sot Pogradeci-Këlcyra, liqenorët premtojnë fitore Këtë të diel starton kampionati i futbollit për kategorinë e dytë. Edhe për këtë vit ekipi i Pogradecit luan në këtë kategori me shpresën se do arrijë të ruajë kreun e grupit që në fillim për të pasur mundësinë e kalimit në kategorinë e parë. Në ndeshjen e parë liqenorët luajnë brenda dhe drejtuesi i pankinës liqenore Nikaj thotë se janë të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjen por edhe kampionatin. Nikaj thotë se ekipi është në gjendje shumë të mirë ashtu si ka pasur edhe afrime të reja të cilat i japin edhe më…
Siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal, 3 shtetas me të cilët ishte konfliktuar për motive të dobëta, në vitin 2017, vihet në pranga 41-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim: -Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe…

