Author: Kolibri 4
Në një ndeshje që i ka patur të gjitha emocione, rivalitetin e mbi të gjitha luftën e fortë sportive deri në pikët e fundit në të tre setet e luajtura. Në setin e parë e të tretë janë dashur pikët shtesë për të përcaktuar ekipin fitues, sete që janë fituar nga Erzeni me rezultatin 24-26. Edhe seti i dytë ka shkuar pikë më pikë deri tek rezultati 21-21, e pikërisht këtu Erzeni ka përfituar dhe nga përvoja duke e mbyllur setin 21-25. Skënderbeu ka humbur me rezultatin 0-3 por duhet thënë se ka luajtur një nga ndeshjet më të bukura,…
Nikolla Niça është mjeku që ngriti pavionin e parë të kirurgjisë në Pogradec. Në vitin e largët 1970 e deri më sot “krijesa e tij” i ka shërbyer brezave dhe mijra pacientëve që kryen operacione të ndryshme aty. Jeta fizike e Nikollës do të ndërpritej shpejt, në moshën 46 vjeçare, por pas mbeti kontributi i tij dhe emri që vazhdon të jetojë edhe sot. I lindur në Niçë, fëmijërinë e tij e jetoi në rrugicat e lagjes “Topleci”. Shkollimin 7 vjeçar e kreu në shkollën “Reshit Çollaku“ (Gjok Shqiptari sot) Më 1956 nis studimet për mjekësi në Tiranë, për t’i…
Mbyllet në Korçë festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër Fituesi i këtij festivali është filmi francez Bellus i autorit Alexis Pazoumian. Netët e këtij festivali janë ndjekur nga një numër i konsiderueshëm artdashësish korçare madje e turistë të huaj të cilët kanë kaluar pushimet në qytetin më të madh të juglindjes së vendit. Drejtori i Festivalit Gledis Bica ka bërë me dije se krejt ndryshe nga festivali i një viti më parë në Korçë, këtë vit ndoshta e për shkak se filmat janë shfaqur në kinema, ka tërhequr më shumë vëmendje, duke qenë kështu një mundësi e mirë…
I adhuroj njerezit me talent! Gjithmone i kam adhuruar! Kam idene se talenti eshte nje dhurate qe derdhet bujarisht sidomos ne shpirtra te bukur. Prandaj me hyri ne zemer Dori Pupa qe kur e njoha. Mesuesja e re e filozofise ne gjimnazin tim te vjeter, me pamje te shkujdesur cuperline edhe kur nuseroi, “qendiste” me nje drite qe i buronte nga shpirti i bukur, njerez, natyre, dasma, ide e filozofi qe kalonin permes objektivit te aparatit profesional fotografik, shume te rende per krahet e saj hollake. “Po per qef me Benkë”- me tha kur po flisnim idene e ca shkrepjeve…
Galeria Kombëtare e Arteve nis sezonin e ekspozitave shëtitëse të gjithë vendin. Jo rastësisht pasi njihet edhe si qytet i piktorëve ky rrugëtim nis këtë të shtunë nga Pogradeci. Punimet e ekspozitës do të jenë të hapura për publikun në orë 18:00, në Galerinë e Pogradecit nëm titulljn e piktorit të madh korçar “MIO, BASHKËKOHËSIT DHE ARTISTËT E RINJ”. Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga studiuesja Suzana Varvarica Kuka. Ideja e Kukës ka marrë mbështejen nga Ministria e Kulturës nis ciklin “Psikologjia shqiptare në artet pamore”, dhe do të vijojë në disa qytete të Shqipërisë. Ftesa në këtë rast është…
Është vënë në pranga një 38 vjeçar në qytetin e Korçës pasi ka vjedhur aparatin celular në një lokal. Aparati celular ishte në pronës të një shtetasi tjetër. Njoftimi i Komisariatit Korçë; DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim F. Zh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.09.2023, i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi, në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 18, Korçë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Një 17 vjeçar është ndaluar nga policia në fshatin Buçimas të Pogradecit, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi. Njoftimi i Komisariatit Pogradec; DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të mjetit pa leje drejtimi. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi u kap në rrugën e Drilonit, Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Ditën e djeshme një 64 vjeçar është ndaluar nga Komisariati Devoll, pasi dyshohet se i ka vjedhur një mjet pune fqinjit të tij, në fshatin Devoll. Për policinë emri është i njohur pasi edhe herë të tjera janë marrë kallëzime penale, për veprën penale të vjedhjes. Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Pocedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të vjedhjes. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, banues në fshatin Progër, Devoll, pasi dyshohet se më datë 16.09.2023,…
Mungesa e puntorëve është një fenomen aktual në Shqipëri e aq më tepër në juglindje të vendit. Me dhjetra biznese janë duke vuajtur për punëtorë ndërkohë që biznesi i radhës i cili duhet të mbyllë dyert është fabrika e “Fish City” në Maliq. Burime pranë biznesit bëjnë me dije se Gjergj Luca është detyruar të mbyllë fabrikën e përpunimit të peshkut për shkak se nuk mundi të siguronte më tepër se 40 punëtorë, edhe pse paga ishte mbi minimalen.
Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe pas shumë përpjekjeve,torturave përpëlitëse dhe netësh pagjumë, vendosi ta sulmonte tumorin me tuba dhe thika dhe të bënte një ndërhyrje që ia shtoi edhe më shumë vuajtjet dhe ia hoqi shpresën përfundimisht. Kur i doli narkoza, mjekët i thanë se ndoshta nuk kishte më shumë se dy javë jetë. E kthyen në shtëpi të gjymtyar, të përgjysmuar, të mavijosur, të dobët, të zhbërë dhe aq të pafuqishëm saqë gruaja dhe vajza e ushqenin, e lanin, e ngrinin dhe e…

