Author: Kolibri 4

Sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Skënderbeu e nisi kampionatin me dy fitore rradhazi që rritën euforinë në Korçë ku dukej se kjo skuadër e re premtonte shumë. Mirëpo, 2 javët pasardhëse do të rezultonin vetëm me humbje duke ulur menjëherë moralin në ambient. Ndaj Kukësit ditën e djeshme, pritej që bardhekuqtë të bënin kthesën duke shfrytëzuar edhe gjendjen e kundërshtarit, por në fakt këtë e bën verilindorët që fituan 0-1 në Korçë duke marrë fitoren e parë këtë sezon. Presidenti Ardian Takaj zhvilloi një takim me ekipin para ndeshjes ku kërkoi autokritikë nga lojtarët për dy humbjet me Ti

Read More

Një i moshuar është plagosur pasi ka dalë nga rruga teksa drejtonte në një mjet bujqësor në fshatin Sheqeras të Maliqit. Sipas të dhënave i moshuari rreth 77 vjeç në një moment ka humbur kontrollin e zetorit dhe ka rënë në kanal. Për pasojë ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Korçë/Sherr për pronën, plagoset me thikë një shtetas Sherri për pronat vazhdon të shkaktojë dhunë dhe pasoja tek njerzit. Një sherr verbal mes 2 personave në Unazën e qytetit të Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës. Një 45 vjeçar i cili ka qenë duke debatuar me një 70 vjeçar pasi janë sharë dhe ofenduar me fjalë, 70 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në këmbë 45 vjeçarin me të cilin mësohet se kanë konflikt kufijsh tokash. Në vendngjarje mbrriti policia e cila nisi hetimet, ndërsa i palgosuri i transportua në spital. Pyetja që ngrihet është pse sherre…

Read More

S’ka puntorë apo pagat janë copë copë Këtë mëngjes një lajm që pritej të ndodhte është mbyllja e fabrikës së prodhimit të Gjergj Lucës në Maliq. Prej muajsh Gjergj Luca ishte me nerva pasi garancia se do të kishte bollshëm krah pune nuk rezultoi e tillë, aq më pak në një qytezë si Maliqi ku njerzit janë mësuar të jetojnë edhe me ndihmë ekonomike. 2 javë më parë një fasoneri falimentoi në Pogradec dhe në mes të rrugës mbetën dhjetra puntorë të cilët po ashtu nuk kishin marrë pagat dhe treguan më pas se nuk iu ishin paguar as sigurimet.…

Read More

Sot zgjedhjet në Kukës, rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote. Sot qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas videskandalit seksual me Safet Gjicin, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë. Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës. Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1…

Read More

‘Më ndihmoni të jetoj!’ Apeli i 33 vjeçarit nga Podgoria që s’ka para të udhëtojë në Korçë për të kryer dializën dhe ushqehet me borxhe. Një i ri nga Maliqi nuk ka mundësi të udhëtojë tre here në javë drejt Korçës për të kryej seancat e dializës për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Desmir Seferi jeton në një banesë të rrënuar dhe ushqimet i merr me para borxh. 33-vjeçari apelon për ndihmë, pasi nuk ka përballon dot koston e transportit. Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari…

Read More

Skënderbeu zhgënjen sërish dhe tashmë që është zhgënjimi i tretë në tre ndeshje radhazi, sigurisht që tregon se ka probleme. Sot, Skënderbeun e mundi Kukësi në shtëpi, teksa një gol ka mjaftuar për kuksianët që marrin në këtë mënyrë fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Skënderbeu pëson humbjen e tretë radhazi. Skënderbeu mbetet me këtë humbje në kuotën e 6 pikëve dhe futet në krizë rezultatesh. Nga ana tjetër Kukësi është gëzuar pasi ka marrë këtë fitore të parë në superligë. Kukësi njëherë të vetme shkoi në portën e Skënderbeut dhe shënoi. Nga ana tjetër Skënderbeu nuk funksionon në…

Read More

Kolonjë/10 burra përfundojnë në polici, nuk lejuan kompaninë të marrë mineralin e zonës Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -A. T., 27 vjeç, B. T., 75 vjeç, të dy banues në Milec, Kolonjë, P. Sh., 75 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, E. Sh., 38 vjeç, banues në Ersekë; H. M., 68 vjeç, M. M., 76 vjeç, H. X., 59 vjeç, R. X., 56 vjeç, A. Z., 53 vjeç dhe O. T., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas,…

Read More

Një grindje ka ndodhur në fshatin Ziçisht të Devollit, ku dy bashkëfshatarë janë zënë për çështje lekësh. Një borxh i dhënë para disa kohësh ka sjellë këtë grindje, duke bërë që situata të agravohet. Personat e përfshirë kanë dashur të “rregullojnë” situatën me vetëgjyqësi. Njoftimi i Policisë; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe P. N., 30 vjeç, banues në fshatin Ziçisht, Devoll, pasi dyshohet se 48-vjeçari i ka marrë borxh një shumë lekësh shtetasit…

Read More