Author: Kolibri 4

Një 49 vjeçar nga fshati i Pirgut i ka marrë kalin fqinjit të tij dhe e ka shitur. Pasi ka shitur kalin ai është larguar, policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij Njoftimi i Policisë; DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes së gjësë së gjallë -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur një kafshë samari, një shtetaseje tjetër, e cila…

Read More

Erald Fejzulla, këshilltar i Partisë Agrare Ambientaliste, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar pas reshjeve të dendura të shiut të shoqëruara edhe me breshër ku u dëmtua mundi i shumë fermerëve. “Situata e reshjeve të dendura, të shoqëruara edhe me breshër kaloi, por për fat të keq la pasojat e veta. Shumë fermerë lanë prapa mundin e një viti pune, duke venë në diskutim ekzistencën e tyre në një vend ku vërtet gjen vend shprehja “Bujqësia është shtëpi pa çati”. Unë personalisht e kuptoj se si ndihen pas një disfate të tillë, sepse jam vetë fermer dhe…

Read More

Pas tre humbje rradhazi, Skënderbeu rikthehet tek fitorja. Korçarët kanë mundur në transfertë Erzenin, ekip që kishte bërë mirë deri në përballjen me juglindorët. Kanë qenë Liço me penallti e ne pjesën pjesën e dytë Shaqe që kanë shënuar për Skënderbeun, gola këta qe i kane dhënë siguri fitores së skuadrës Ivan Gvozdenoviç. Në fundlojë ka ardhur dhe goli i vetëm i shijakasve, gol që ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Me këto tre pikë të fituara Skënderbeu është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, pas tre fitoreve e tashmë ndodhet edhe njëherë në vendet e para të…

Read More

Në Floq të Korcës/ Pensionistët ofrojnë pensionin për asfaltimi ne rrugë Fshati Floq i Korçës duket se prej vitesh nuk ekziston në hartën e shtetit sa i përket investimeve për shërbimet bazike sidomos në infrastrukturë. Me qindar familje të fshatit kanë emigruar jashtë shtetit, ndërsa ata pak të moshuar që kanë mbetur në fshat jetojnë si në mesjetë, pasi fshati nuk ofron asgjë për ta, përvecse pluhurit në verë dhe baltës në dimër. Gjatë dimrit fshati thuajse përjeton izolim të plotë pasi ngricat në rrugë e bëjnë të pamundur kalimin e banorëve. Të moshuarit kanë arritur deri atje sa thonë…

Read More

Pogradec: Arrestohet një shtetas i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Pogradecit. Aipas informacioneve, ditën e sotme shtetasi me iniciale E.S. ka vjedhur me thyerje një lokal, ndërsa i është sekuestruar dhe një levë hekuri. 21 vjeçari dyshohet se ka vjedhur edhe një çantë me sasi lekësh në muajin gusht. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Read More

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mjedisor, na vijnë imazhe të mrekullueshme të sjella nga aktiviteti i organizuar për herë të parë nga ACEG sesioni i Yogas në Prespë! ACEG sjell për herë të parë sesionin e Yogas në Prespë! Për herë të parë, turiste, familjarë, banorë dhe fëmijë të zonës janë bashkuar për një përvojë të jashtëzakonshme të relaksimit dhe harmonisë me natyrën. Qëllimi i këtij sesioni ishte të promovonte turizmin e natyrës, duke prezantuar Prespën si një park të shëndetshëm që forcon lidhjen me ambientin natyror dhe ndihmon në promovimin e një stili të jetesës të shëndetshëm. Në këtë…

Read More

Banorët e fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit kanë protestuar ditën e sotme për humbjen e prodhimit të tyre të mollës. E gjithë kjo situatë është krijuar nga breshëri i dy ditëve më parë që ka rënë në pjesën më të madhe të fushës së Korçës e Devollit. Vetëm në fshatin Burimas banorët kanë humbur me shume se 60% të prodhimit të tyre të mollës. Ata thonë se prej tre vitesh gjenden para një situate të tillë dhe në asnjë rast nuk kanë patur mbështetjen e ministrisë së linjës. Nëse dhe këtë vit nuk do të kenë mbështetjen e qeverisë,…

Read More

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit Symizë. Burime të policisë rrugore pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se të dyja mjetet kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Ka qënë drejtuesi i motorit ai që ka goditur nga mbrapa mjetin kamionçinë duke mbetur i plagosur. Policia nuk e përjashton mundësinë që drejtuesi i motorit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara aq sa e ka pasur të pamundur të shmangë goditjen në mjetin që ka patur përpara në momentin e përplasjes.…

Read More

Korçë/Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 16”. Sekuestrohen 52.6 kg lëndë narkotike kanabis. Vihet në pranga 45-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 16”, si rezultat i të cilit…

Read More

Mëngjesin e sotëm një automjet në qytetin e Korçës është djegur. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Korçë/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, në rrugën “Boris Plumbi”, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit G. S., i cili është djegur pjesërisht në pjesën e përparme të motorit.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More