Author: Kolibri 4
Pas një dite tipike vere me diell të plotë dhe temperatura të larta, 30 gushti do të sjellë një ndryshim të lehtë të motit në qarkun e Korçës, duke u karakterizuar nga rritje vranësirash dhe reshje lokale pasdite. Korçë & Maliq – Mëngjesi pritet i kthjellët, por orët e pasdites do të shoqërohen me vranësira dhe reshje të shpejta shiu me karakter stuhie. Temperaturat do të variojnë nga 14°C në mëngjes deri në 30°C në mesditë. Pogradec – Edhe në brigjet e liqenit do të ndihen shenjat e paqëndrueshmërisë atmosferike. Paraditja do të jetë e ngrohtë dhe me diell, ndërsa…
Në qarkun Korçë janë shënuar disa ngjarje që kanë çuar disa shtetas përballë drejtësisë. Nga një aksident i vogël rrugor, tek një sherr i çastit, zjarrvënie me pasoja në tokë bujqësore e deri te tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit, Policia e qarkut ka dokumentuar një sërë shkeljesh. Në lagjen e njohur si “Fajanca”, një 27-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me biçikletën e një 16-vjeçari. Për fat të mirë, adoleshenti ka marrë vetëm lëndime të lehta, por ngjarja solli nisjen e menjëhershme të një procedimi penal ndaj shoferit. Ndërkohë, tensionet mes të rinjve u shfaqën edhe…
Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Gjith’ Korça”, një dedikim i veçantë për qytetin e serenatave dhe për të gjithë korçarët. Kënga sjell një ndërthurje të toneve ritmike moderne me motive tradicionale, duke e bërë një material që pritet të pushtojë clubet dhe të jetë ndër më të dëgjuarat e momentit. Xherahu ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale emocionin e këtij projekti të ri, ku ka marrë pjesë vetë si kompozitor. Teksti i këngës mban firmën e Pandi Laços, ndërsa për arranzhimin muzikor është kujdesur Gent Myftaraj. Materiali…
Një 75- vjeçar është viktima e cila është identifikuar nga policia, pasi u gjet pranë stacionit elektrik në fshatin Mollas në Kolonjë. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75 -vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka…
Sot përkujtojmë 75-vjetorin e lindjes së Gjergj Suliotit, një nga zërat më të bukur që ka dhuruar Korça dhe muzika shqiptare. Një tenor i rrallë, që për tri dekada u bë sinonim i qytetit të tij dhe la gjurmë të pashlyeshme në skenën e artit shqiptar. Gjergj Sulioti spikati që në moshë të re në Festivalet e Këngës në Korçë, fitoi dhjetëra çmime në Festivalet e RTSH-së dhe ishte solist i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit, me mbi 22 role kryesore në repertorin shqiptar dhe të huaj. Ai mori pjesë në mbi 150 koncerte brenda e jashtë vendit,…
Pas publikimit të lajmit të mëparshëm, policia ka bërë të ditur identitetin e personit që u gjet i pajetë në lagjen nr. 4 të Korçës. Viktima është shtetasi P. S., 60 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe u gjet i dekompozuar në banesë. Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes së jetës, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, ka lënë sot ambientet e burgut pas vendimit të marrë nga organet gjyqësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se Goro ka fituar lirinë, duke mbyllur kështu periudhën e vuajtjes së dënimit me heqje lirie. Goro u arrestua disa muaj më parë, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe çështje që lidhen me administrimin e pronave në zonën bregdetare. Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi lirimin e tij.
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë, teksa dyshohet se ka ndërruar jetë kohe më parë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë ndërsa viktima është gjetur i dekompozuar në banesën e tij në lagjen 4. Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, por viktima jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë. Pritet të bëhet zbardhja e identitetit të personit dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur grumbullimin për dy sfidat e muajit shtator. Kuqezinjtë do të përballen më 4 shtator me Gjibraltarin në një miqësore që do të luhet në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit, në orën 18:00, ndërsa më 9 shtator i pret ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës kundër Letonisë, në “Air Albania”, ora 20:45. Grumbullimi do të nisë më 1 shtator në Malaga, ku ekipi do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve. Më 5 shtator kuqezinjtë kthehen në Tiranë për të vijuar punën në prag të duelit vendimtar ndaj Letonisë. Lista e plotë e lojtarëve…
Ditën sotme në Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë ka nisur procesi i regjistrimit në programet e studimit ku janë shpallur pranues. Regjistrimet zhvillohen nën asistencën e stafit akademik dhe administrativ të universitetit, duke u garantuar maturantëve mbështetje gjatë gjithë procedurës. Sipas njoftimit zyrtar, regjistrimet do të vijojnë nga data 29 gusht deri më 11 shtator 2025, duke u organizuar në 7 faza 48-orëshe. Çdo maturant i shpallur fitues në portalin U-Albania, në seksionin “Këndi i Maturantit” (ku programi i studimit shfaqet me ngjyrë jeshile), ka në dispozicion 48 orë kohë për të kryer regjistrimin. Procesi i regjistrimit kryhet në…

