Author: Kolibri 4

Policia e Korçës ka vënë në pranga 10 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 të qytetit, ku dy persona mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet hetimore rezultoi se të arrestuarit janë: D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarim i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të…

Read More

Ditën e parë të muajit shtator, moti në qarkun e Korçës do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një nisje të butë të vjeshtës kalendarike. Në Bashkinë Korçë, mëngjesi është i kthjellët, me temperatura të freskëta rreth 15°C, ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 28°C. Qyteti do të gëzojë orë të shumta me diell, pa rrezik reshjesh. Në Maliq, parashikohet mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të variojnë nga 14°C në orët e para të mëngjesit deri në 27°C në mesditë, duke ofruar kushte të përshtatshme për punët bujqësore në…

Read More

Këshilli i Qarkut Korçë ka finalizuar me sukses një nga projektet fituese të platformës TIP, në bashkëpunim me Giz Albania, me fokus mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Si pjesë e këtij programi, Stacioni Turistik Devoll do të ofrojë tashmë aktivitete atraktive si Kayak, Stand Up Paddle dhe biçikleta, duke krijuar mundësi të reja për vizitorët. Projekti ka në qendër rivitalizimin e Prespës së Vogël si dhe promovimin e rekreacionit në zona të tjera turistike të Devollit, duke synuar rritjen e potencialit turistik të rajonit dhe të ardhura të qëndrueshme për komunitetin lokal. Ky investim pritet të kthejë…

Read More

Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës deri në këto momente, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë. Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit. Sherri, i cili dyshohet se nisi për motive të dobëta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, duke përfunduar me të plagosur. Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e…

Read More

Arti dhe kinematografia shqiptare kanë humbur sot një nga figurat e tyre më të mëdha. Regjisori i shquar, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri publik vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!” I lindur më 23 janar 1936 në Vuno të Himarës, Dhimitër Anagnosti studioi në Institutin e Kinematografisë VGIK në Moskë (1954–1960), ku u diplomua për kino-operator. Pas kthimit në Shqipëri, u bë…

Read More

Një përplasje për arsye të parëndësishme ka degjeneruar në dhunë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, në ambientet e një lokali. Gjatë konfliktit, shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro janë goditur me mjet prerës dhe u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi në Komisariat tre shtetas të tjerë të dyshuar si autorë të plagosjes: Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi. Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për…

Read More

Një përplasje e dhunshme mes dy grupe personash ka çuar në plagosjen e tre individëve mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë parkut të qytetit, ku sipas të dhënave të para, konfliktit verbal i është shtuar dhuna fizike me përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Njëri prej tyre mësohet se ka marrë plagë në zonën e barkut. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të parëndësishme, por ka degjeneruar shpejt në dhunë. Policia ka…

Read More

Në librin “Shqipëria në vitin 1921“, të diplomatit francez Justin Godart, është botuar një pjesë ditari nga një dëshmitar i ngjarjeve të ndodhura në periudhën gusht 1919-maj 1920 në kufirin shqiptaro-grek: *** 25 gusht 1919 – Qarkullon lajmi që grekët do pushtojnë Korçën. 9 shtator 1919 – Në çdo rast, në qoftë se grekët do të pushtojnë Korçën, do të sulmohen vazhdimisht nga shqiptarët. Janë formuar çeta, njëra nga të cilat është e fortë me 1500 burra, dhe e komanduar nga Sali Butka, që presin ardhjen e grekëve për t’i sulmuar. 24, 25 dhe 26 maj 1920 – Mobilizimi i…

Read More

Në Devoll, Policia ndaloi shtetasin D. D., 43 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, një 66-vjeçar nga fshati Përparimaj u procedua penalisht pasi është kthyer në shqetësues për komunitetin, duke përdorur vazhdimisht shprehje sharëse dhe fyese. Në Korçë, një 50-vjeçar u procedua pasi dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me bimësi.

Read More

Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut është në pritje të dy përforcimeve të tjera të huaja, që do të jenë lëvizjet e fundit në merkato për këtë sezon. Me afrimin e tyre, grupi i lojtareve korçare do të konsiderohet i kompletuar dhe gati për objektivat madhorë. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se me këto dy goditje, ekipi i drejtuar nga stafi teknik do të jetë pjesë e ngushtë e skuadrave që do të luftojnë për titullin kampion në volejbollin shqiptar. Ky është sezoni ku drejtuesit e Skënderbeut synojnë të rikthejnë emrin e madh korçar në majat e sportit…

Read More