Author: Kolibri 4

Në regjistrin zyrtar të vitit 1937, Pogradeci figuron me emrin “Përparim”, ndërsa fshati Starovë mbante emërtimin “Plakaj”. Ky toponim, me origjinë sllave, është përkthimi i fjalës “stari”, që do të thotë i vjetër apo i moshuar. Starova është një nga vendbanimet më të hershme të zonës së Liqenit të Ohrit, duke mbajtur gjurmë të një historie të gjatë. Në vitet ’60-’70, kur shumë toponime me origjinë sllave në Shqipëri u ndryshuan, fshati mori emrin e ri “Buçimas”. Megjithatë, edhe pas dekadash, banorët dhe të gjithë e njohin ende si Starovë, madje me krenari e thërrasin edhe sot “Kazaja e Starovës”.

Read More

Në fshatin Buçimas të njësisë administrative Çerravë, po vijon puna për asfaltimin e rrugëve të brendshme, një projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët. Pjesa më e madhe e segmentëve tashmë është shtruar me asfalt, duke u dhënë banorëve akses më të mirë dhe shërbime të munguara prej vitesh. Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, gjatë inspektimit të punimeve, bëri të ditur se është dorëzuar sërish projekti për rrugicat e mbetura në Buçimas, ndërsa paralelisht do të nisë puna edhe në fshatra të tjerë të zonës, si…

Read More

Policia e Korçës ka kryer një sërë veprimesh procedurale ndaj disa shtetasve të përfshirë në shkelje të ndryshme ligjore. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë E. K., 45 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, procedim penal nisi edhe për E. S., 20 vjeç, që drejtonte automjetin pa leje drejtimi, si dhe për J. S., 31 vjeçe, e cila duke drejtuar makinën përplasi një biçikletë, ku u dëmtua E. Ç., 51 vjeçe, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në Pogradec, nën hetim u vendos F. K., 66 vjeç, banues…

Read More

Në fundjavë, në sallën e Farkës do të startojë aktiviteti i parë zyrtar i sezonit të ri të volejbollit për femra: Kupa e Federatës Shqiptare. Katër skuadrat pjesëmarrëse janë Tirana, Partizani, Skënderbeu dhe Pogradeci, ekipe që do të masin forcat në gjysmëfinalet e së premtes. Shorti ka rezervuar menjëherë një derbi të zjarrtë, ku Tirana dhe Partizani do të përballen për një vend në finale. Ndërkohë, çifti tjetër gjysmëfinal do të jetë Skënderbeu – Pogradeci, një sfidë që pritet me interes të madh, sidomos nga liqenoret, që këtë vit drejtohen nga trajneri Besnik Lisha. Ai ka në dispozicion një grup…

Read More

Ditën e sotme, qarku i Korçës do të përjetojë një mot tipik të fillim-shtatorit, me ndryshime të dukshme gjatë orëve të ditës. Mëngjesi ka nisur i freskët, me temperatura që zbritën deri në 11 gradë Celsius në zonat malore, duke sjellë një atmosferë të qetë dhe të kthjellët. Me kalimin e orëve, termometri do të shënojë rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 27 gradë Celsius rreth mesditës. Megjithatë, ky ngrohje nuk do të zgjasë shumë, pasi pas mesditës priten vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra. Fenomeni mund të shfaqet në pjesën më të madhe…

Read More

Një tjetër rast i rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në lagjen nr. 10. Viktima është identifikuar si shtetasi N. K., rreth 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Sipas burimeve policore, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë disa ditë më parë, pa pasur askënd pranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave. Ky është rasti i dytë brenda pak…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar sot në unazën veriore të qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një biçiklist. Policia bën me dije se shtetasja J. S., duke drejtuar mjetin, ka goditur biçikletën me të cilën po udhëtonte 51-vjeçarja E. C. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja me biçikletë ka kaluar në mënyrë të papritur nga krahu i djathtë i rrugës në krahun tjetër, çka ka bërë të pamundur shmangien e përplasjes. E lënduara u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për procedurat e mëtejshme…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori për disa raste të ndryshme gjatë ditëve të fundit. Në Pogradec, A. B., 58 vjeç, u procedua penalisht pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Stropskë, po hetohet për transport të paligjshëm të 8 m³ lëndë drusore, që u sekuestrua si provë materiale. Në Maliq, A. P., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, u procedua pas një aksidenti gjatë pastrimit të armës së gjahut me leje, ku nga pakujdesia ndodhi një shkrepje, ndërsa K. A., 40 vjeç, banues në…

Read More

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë sh.a po realizon një investim të rëndësishëm prej mbi 58 milionë lekësh për ndërtimin e ujësjellësit të ri në fshatin Zvezdë të Bashkisë Maliq. Ky projekt pritet të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për rreth 130 banorë, të cilët për më shumë se 30 vjet kanë përjetuar mungesa të vazhdueshme dhe janë detyruar të kryejnë investime private për të plotësuar nevojat e tyre. Punimet përfshijnë shpimin e pusit, ndërtimin e depos me kapacitet 150 m³ dhe shtrirjen e tubacioneve të brendshme që do të lidhin pusin me depozitat dhe banesat e fshatit.…

Read More

Në Universitetin “Fan Noli” në Korçë është mbyllur faza e dytë 48-orëshe e regjistrimeve për vitin akademik të ri, ku deri më tani janë regjistruar 203 studentë. Sipas të dhënave programet më të kërkuara edhe këtë vit kanë qenë edukimi fizik dhe sportet, si dhe infermieria, duke reflektuar interesin e lartë të maturantëve për këto fusha studimi. Megjithatë, disa programe si gjuhë dhe kulturë frënge, si dhe gjuhë, letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash ende nuk kanë regjistrime. Pas përfundimit të fazës së dytë, universiteti do të zhvillojë edhe pesë faza të tjera regjistrimi, që do të zgjasin deri më 11…

Read More