Author: Kolibri 4
Shqipëria ka arritur një fitore minimale 1-0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit, falë një penalltie të shënuar nga Jasir Asani në pjesën e dytë. Trajneri Silvinjo hodhi në fushë një formacion eksperimental, duke lënë pushim titullarët kryesorë dhe duke bërë ndryshime nga porta deri në sulm. Pjesa e parë foli për vendasit, ndërsa kuqezinjtë u shfaqën të vakët, me Berishën që pati rastin më të mirë, kur goditja e tij u ndal në traversë. Pas pushimit, ritmi ndryshoi me hyrjen në lojë të Hoxhës dhe Shpendit, të cilët sollën më shumë gjallëri në repartin e avancuar. Pikërisht Shpendi fitoi penalltinë që…
Banorët e fshatit Zemblak në Bashkinë Maliq, qarku Korçë, kanë dalë ditën e sotme në protestë për të disatën herë, duke ngritur zërin për mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive të tyre. Prej më shumë se 7 vitesh ata vuajnë të njëjtin problem, pasi uji u shkon vetëm për rreth një orë në ditë, duke e bërë jetesën pothuajse të pamundur. Pavarësisht se çështja është ngritur disa herë pranë institucioneve përkatëse, banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë konkrete. “Nuk duan të investojnë në Zemblak, sepse është fshat me prirje të djathta,” është shprehur një prej…
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë. E pranishme në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, Balluku deklaroi se, “jemi duke përfunduar edhe projektet që kanë qëndruar gjatë në duart e ndërtuesve, si ai i Qukës – Qafë-Plloçë, por që nesër bëhet i aksesueshëm për automjetet”. “Gjithashtu një bypass 3-kilometërsh nga Bradasheshi në Lekaj do të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë–Elbasan vitin e ardhshëm. Për rrugën Milot–Balldren, më 3 tetor do të shpallet fituesi i kontratës koncesionare”, u shpreh Balluku. Ajo tha se, Shqipëria…
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor, me synim ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit. Një ndër vendimet më të rëndësishme mbetet shpërndarja falas e librave shkollorë për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, çka lehtëson familjet dhe u garanton fëmijëve mundësi të barabarta në ndjekjen e mësimeve. Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, Vinjola Rota, bëri të ditur se janë emëruar mësues në të gjitha shkollat e qarkut, duke siguruar stafin e plotë pedagogjik për çdo klasë. Gjithashtu, në mbështetje të…
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 54 vjeçarit Dritan Pino, I akuzuar për veprën penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj dy personave. Prokoruria e Korçës I ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë burg pa afat, kërkesë e marre parasysh nga gjykata e juglindjes. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar për 9 të tjerët masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, edhe në këtë rast është pranuar nga gjykata. Të gjithë këta persona vetëm pak ditë më janë përshirë në një sherr masiv në një lokal në Parkun “Rinia” në Korçë ku kanë mbetur të plagosur…
Në Korçë u inaugurua Qendra Rinore, një investim i rëndësishëm i Bashkisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë. Kjo qendër, e rikonstruktuar dhe e pajisur me kushte moderne, është menduar si një hapësirë ku të rinjtë të shprehin energjinë, krijimtarinë dhe idetë e tyre, duke u bërë pjesë e aktiviteteve kulturore, edukative dhe argëtuese. Ministrja Bora Muzhaqi e vlerësoi Korçën si një rast suksesi në krijimin e hapësirave rinore, duke theksuar se investimi tek të rinjtë është një investim tek e ardhmja. Nga ana e tij, kryebashkiaku Sotiraq Filo u shpreh…
Në fshatin Rëmbec të Njësisë Administrative Pojan kanë nisur punimet për asfaltimin e një prej rrugëve kryesore dhe sheshit në qendër të fshatit. Ky investim është pjesë e programit të asfaltimeve të planifikuara për vitin 2025. Punonjësit po punojnë çdo ditë me qëllim që të përfundojnë sa më shpejt dhe të sjellin një infrastrukturë më të mirë për banorët. Autoritetet vendore theksojnë se po bëhet kujdes që fondet e buxhetit të përdoren me menaxhim të mirë dhe në shërbim të komunitetit. Ky projekt pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve, si dhe të përmirësojë pamjen e qendrës së fshatit, duke krijuar…
10 të arrestuarit për ngjarjen e para pak ditëve në një lokal në hyrje të Parkut “Rinia” në Korçë kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pino, per vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje…
Policia e Korçës ka finalizuar disa raste shkeljesh të ligjit duke kryer arrestime dhe procedime penale ndaj shtetasve të ndryshëm. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. R., 32 vjeç, banues në Stavraj, Librazhd, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, si dhe B. A., 54 vjeç, banues në Korçë, që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, procedime penale nisën edhe për: D. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis; E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, i kapur me produkte industriale…
Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike fillim-shtatori më 4 shtator, ku moti do të mbetet kryesisht i kthjellët, por me alternime vranësirash kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Temperaturat pritet të jenë normale për muaji, me mëngjese disi të freskëta dhe mesditë të ngrohtë, duke u luhatur mes 15°C deri në 29°C. Në bashkinë Korçë, dita do të nisë me kthjellime, ndërsa pasdite priten vranësira të lehta, por pa reshje. Temperaturat do të qëndrojnë në intervalin 16°C – 27°C. Në Maliq, moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, me temperatura nga 15°C në orët…

