Author: Kolibri 4
Në Korçë është hapur zyrtarisht godina e re e Akademisë së Arteve Marciale, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit në qytet. Iniciativa është drejtuar nga profesori dhe themeluesi i saj, Dorian Potka, i cili prej vitesh punon me përkushtim për ta bërë taekwon-donë dhe boksin pjesë të jetës sportive korçare. Godina e re ofron kushte moderne dhe pajisje të standardeve më të fundit, duke u dhënë mundësi fëmijëve dhe të rinjve të ushtrojnë sportin e tyre të preferuar në një ambient bashkëkohor. Aktualisht dhjetëra fëmijë ndjekin me pasion stërvitjet, duke gjetur në këtë akademi jo vetëm formim fizik,…
Sektori i Ujitje-Kullimit në Bashkinë Maliq prej disa ditësh po punon intensivisht në zonën e Vloçishtit për pastrimin e kanaleve kulluese. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është parandalimi i përmbytjeve të tokave bujqësore gjatë stinës së dimrit, kur reshjet e dendura shpesh herë kanë shkaktuar probleme Fusha e Maliqit, me një sipërfaqe prej rreth 1300 hektarësh, është një nga më të mëdhatë në vend dhe një nga burimet kryesore të prodhimit bujqësor në juglindje të Shqipërisë. Për këtë arsye, mirëmbajtja e kanaleve kulluese mbetet domosdoshmëri për të garantuar sigurinë e tokave dhe për të shmangur dëme të mundshme tek fermerët.…
Basketbolli korçar ka bërë një hap të madh përpara në prag të sezonit të ri. Trajneri i ekipit të të rriturve të Skënderbeut, Bruno Topi, ka bërë të ditur se skuadra do të ketë në përbërje katër basketbollistë amerikanë. Një detaj interesant është se njëri prej tyre është me origjinë nga Korça, por me pasaportë amerikane, duke i shtuar një ngjyrë të veçantë projektit të klubit bardhekuq. Sipas trajnerit Topi, me këto përforcime Skënderbeu synon të jetë pjesë e grupit të ekipeve më të forta të Kategorisë së Parë, duke rritur konkurrueshmërinë dhe ambiciet për të rikthyer basketbollin korçar në…
KF Vllaznia ka bërë një lëvizje të rëndësishme në orët e fundit të merkatos, duke rikthyer në skuadër sulmuesin Charles Bismark. Futbollisti, i cili kishte një eksperiencë të shkurtër me kuqeblutë gjatë ndeshjeve europiane, tashmë do të mbajë të veshur fanellën e Vllaznisë për të gjithë sezonin 2025-2026. Transferimi u realizua falë marrëveshjes së arritur me drejtuesit e klubit Skënderbeu, duke i dhënë trajnerit shkodran një alternativë të vlefshme për repartin ofensiv. Bismark ishte në shënjestër edhe të disa ekipeve të tjera gjatë kësaj merkatoje, por në fund vendosi të rikthehet në Shkodër, aty ku ndjehet i vlerësuar dhe ku…
Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vjeshte të hershme, me diell të plotë, temperatura të ngrohta gjatë ditës dhe freski në orët e mbrëmjes. Në bashkinë Korçë, mëngjesi nis i kthjellët me temperatura rreth 12°C, ndërsa në mesditë termometri ngjitet deri në 28°C. Maliqi do të ketë të njëjtën ecuri termike, me ajër të freskët në orët e para të ditës dhe ngrohtësi të këndshme në mesditë. Në Pogradec, pranë liqenit, temperaturat do të jenë disi më të moderuara: nga 13°C në mëngjes, deri në 26–27°C gjatë orëve të drekës, duke ofruar një klimë ideale për shëtitje…
Shorti i hedhur për kompeticionet e UEFA-s në kategorinë U-19 ka përcaktuar rrugëtimin e Skënderbeut në Europë. Skuadra korçare do ta nisë aventurën nga raundi i parë, ku do të ketë përballë Inter Club d’Escaldes nga Moldavia. Dueli i parë është caktuar më 17 shtator në transfertë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 1 tetor në stadiumin e Korçës. Nëse bardhekuqtë arrijnë të kalojnë këtë raund, atëherë i pret një test akoma më i vështirë – sfida e turit të dytë me gjigantin anglez Aston Villa, një emër me shumë peshë në futbollin e të rinjve. Ky kualifikim…
Prej një çerek shekulli, grupi muzikor “Nostalgjia” ka qenë zëri dhe fryma e serenatës pogradecare, duke mbajtur gjallë një traditë të hershme që është kthyer në identitet të qytetit. I krijuar në fund të viteve ’90, grupi u formua nga dashuria e disa muzikantëve të rinj për këngën qytetare dhe dëshirën e tyre për ta ruajtur e përçuar këtë trashëgimi tek brezat e ardhshëm. Tingujt e kitarës, mandolinës dhe harmonitë vokale të veçanta e bënë shpejt “Nostalgjinë” të njohur, duke fituar vendin e tyre të merituar në skenën kulturore të Pogradecit dhe më gjerë. Në këto 25 vite, ata kanë…
Kryebashkiaku i Maliqit ka emëruar në krye të njësive administrative të bashkisë Maliq emra të rinj, duke sjellë 5 administratorë të rinj dhe rikonfirmuar vetëm një prej tyre. Në njësinë administrative të Libonikut është vendosur Rudina Bregu, në njësinë administrative Pojan është emëruar i riu Kejdi Hasani, në njësinë administrative Pirg është emëruar Eleni Kinolli ndërsa në Gorë do jetë Renaldo Skënderi. I vetmi rikonfirmim është administratori i Moglicës Fetah Hoxha.
Në Korçë është çelur mbrëmë edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend. Në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, festivali u hap me komedinë britanike “Një martesë, një divorc, një funeral”, ku interpretuan aktoret e njohura Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra, nën regjinë e Rovena Lules. Për shtatë net radhazi, publiku korçar dhe artdashës nga e gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqje të trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, duke sjellë në skenë komeditë më të bukura të repertorit bashkëkohor.…
Pogradeci ka lëvizur fuqishëm në merkato duke bërë tre afrime të rëndësishme, të cilat pritet të rrisin ndjeshëm cilësinë e skuadrës. Mesfusha liqenore do të forcohet me nigerianin Michael Babatunde, i njohur për publikun shqiptar nga periudha e tij te Laçi dhe që vjen nga kampionët e Uzbekistanit. Nga Kosova i është bashkuar ekipit Enrik Krasniqi, një tjetër lojtar me potencial për të dhënë kontribut të vlefshëm. Sulmit pogradecar i shtohet edhe Gabriel Okechukwu, një tjetër nigerian që transferohet nga kampionati japonez. Me këto afrime, trajneri i Pogradecit ka në dorë një grup më të plotë dhe konkurrues, duke rritur…

