Author: Kolibri 4

Futbollisti i Maliqit, Mutiu Adeoye Olamilekan, është trajtuar për herë të parë në klinikën e fizioterapistes së njohur Alma Angjo, pas një shqetësimi në gjurin e djathtë që e ndjeu tri ditë më parë gjatë një seance stervitore. Sulmuesi nigerian ka vuajtur prej gati një viti e gjysmë nga ky problem, duke u trajtuar në klinika të ndryshme, por pa arritur rezultatet e dëshiruara. Ndryshe nga më parë, pas seancave të para tek Angjo, lojtari ka treguar përmirësim dhe pritet të jetë shumë shpejt i gatshëm për trajnerin Egli Malësia. Ky rikuperim është një lajm i rëndësishëm për Maliqin, që…

Read More

Një vatër zjarri që u ndez ditën e djeshme në zonën pyjore mbi fshatin Miras, në Njësinë Administrative Miras, Bashkia Devoll, vijon të jetë aktive edhe sot. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të përzier, kryesisht dushk dhe pisha, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të zjarrit. Që prej orës 05:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar rreth 70 forca zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor, strukturave vendore dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës. Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, çka detyron forcat operacionale të…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë të enjten, më 28 gusht 2025, një ditë tipike vere me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura që do të variojnë nga 8 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit, deri në 31 gradë gjatë pasdites. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me mëngjese të freskëta, ku termometri në qytetin e Korçës do të zbresë deri në 8–10 gradë Celsius rreth orës 06:00. Gjatë paradites, temperaturat do të rriten me shpejtësi, duke sjellë kushte të përshtatshme për aktivitetet në natyrë. Në orët e mesditës dhe pasdites, pritet kulmi i ngrohjes, me vlera…

Read More

Në Bashkinë Korçë janë zhvilluar konsultime publike mbi tre dokumente të rëndësishme strategjike që do të udhëheqin zhvillimin e qytetit në vitet e ardhshme: Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2025–2030 Plani i Arsimit Parauniversitar 2026–2028 Plani Lokal i Veprimit për Rininë 2025–2028 Në këto takime morën pjesë të rinj, organizata, grupe interesi dhe qytetarë, të cilët dhanë sugjerime e rekomandime mbi përmbajtjen e dokumenteve. Përfaqësues të Bashkisë vlerësuan kontributin e komunitetit, duke theksuar se “zëri i qytetarëve është thelbësor për ndërtimin e politikave që u shërbejnë të gjithëve”. Pas kësaj faze, hapat e radhës do të jenë përmbledhja…

Read More

Tefik Osmani, ish-futbollisti korçar dhe një nga emrat e njohur të Skënderbeut në vitet e suksesit, i bashkohet tashmë Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas përvojës si drejtor sportiv në futbollin shqiptar, Osmani do të nisë nga java e ardhshme punën në zyrën e skautizmit të FSHF-së, një departament që ka për qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja. Me eksperiencën e tij të gjatë si lojtar profesionist dhe më pas si drejtues, pritet që ai të sjellë kontribut të çmuar në zhvillimin e projekteve të federatës dhe në forcimin e rrjetit të skautizmit në vend. Ky hap shënon një…

Read More

Fotografi korçar Ergys Baki rrëfen një nga momentet më të paharruara që i ka dhuruar pasioni i tij për fotografinë. “Një ditë në pedonalen e Korçës,” – tregon ai – “pashë një burrë me çibuk e trastë në krah. E ftova për një kafe dhe i propozova të vinte në studio për një fotografi.” Por përgjigjja që morri nga burri e preku thellë: “Djalë, faleminderit… por duhet të shkoj në librari, të gjej ‘NËNA’ e Maksim Gorkit, pastaj kthehem në fshat.” Aty, siç shprehet Baki, “më ra kambana në shpirt”. Përreth kishte të rinj të zhytur në telefona e lojëra,…

Read More

Një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë po bëhet realitet në territorin e Bashkisë Maliq. Në Njësinë Administrative Vreshtas, në fshatin Bregas, po ndërtohet qendra e re shëndetësore, falë financimit të Shoqatës “Gjysmëhëna e Kuqe” të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas Leminotit, Novoselës, Symizit, Libonikut, Kopoles dhe Drithasit të Poshtëm, kjo është qendra e shtatë shëndetësore që po ndërtohet në kuadër të këtij programi. Godinat janë moderne dhe të pajisura me mjetet e domosdoshme për funksionimin e personelit mjekësor, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në shërbimet bazë për komunitetin.

Read More

Bashkia Maliq ka fituar projektin “Taraca Solare”, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon kursimin e energjisë elektrike dhe përmirësimin e ndriçimit në qytet. Në kuadër të këtij projekti, në taracën e institucionit të bashkisë po vendoset një sistem fotovoltaik, i cili do të sigurojë energji të rinovueshme si për nevojat e institucionit, ashtu edhe për ndriçimin rrugor të bulevardit kryesor të Maliqit. Ky investim pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të shpenzimeve të energjisë dhe njëkohësisht të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për komunitetin. Bashkia Maliq ka falënderuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për mbështetjen dhe vizionin e…

Read More

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43.4 km, hap një faqe të re zhvillimi ekonomik dhe turistik për zonën dhe banorët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto me pamjet panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë. Tashmë ka përfunduar edhe loti i fundit i rrugës Qukës-Qafë Plloçë prej 9.3 km me asfaltimin e  400 m nga ky segment. Për shkak të terrenit të vështirë kjo vepër infrastrukturore përfshiu ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës. Projekti për…

Read More

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër atraksionet e preferuara jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt. Pas zbulimeve të fundit më të jashtëzakonshme arkeologjike, ku Lini konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, ai po tërheq edhe më shumë turistë të huaj. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lini, ku turistë të shumtë e kanë vizituar nga afër këtë atraksion, duke bërë fotografi dhe zbuluar bukuritë e mozaikëve të vjetër. “Lini, vendbanimi më i vjetër…

Read More