Author: Kolibri 4

Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të drejtuesve lokalë në të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia Korçë ka bërë emërimet e reja në njësitë e saj administrative. Sipas vendimeve të fundit, në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni, në Voskopojë – Kodhel Zere, në Drenovë – Dhimitri Postol, në Voskop – Erion Demirasi, në Mollaj – Like Shkëmbi, në Bulgarec – Klajdi Shaho, ndërsa në Vithkuq është caktuar Ilia Prifti. Me këto emërime, Bashkia Korçë ka plotësuar drejtimin e njësive për të vijuar normalisht shërbimet ndaj komunitetit, ndërsa në bashkitë e tjera të qarkut pritet që ndryshimet të ndodhin ditët…

Read More

Sot, më 26 gusht, shënohet Dita Botërore e Qenve, një rast për të rikujtuar rëndësinë e kujdesit dhe trajtimit të këtyre kafshëve. Në Korçë, Bashkia ka hedhur idenë e një qendre për strehimin dhe trajtimin e qenve endacakë, një projekt që synon të zgjidhë një problem të hershëm të qytetit. Qendra e cila po përfundon rikonstruksionin e një godine në rrugën e Voskopojës brenda bazës prodhuese të shkollës bujqësore, do të ketë kapacitet për 50 qen, të cilët do të trajtohen dhe sterilizohen nga mjekë veterinerë. Bashkia po bashkëpunon me veterinerë privatë për të rritur kapacitetin operativ në terren dhe…

Read More

Korça po e forcon gjithnjë e më shumë profilin e saj si qytet i dijes dhe inovacionit, duke i ofruar fëmijëve dhe të rinjve mundësi të reja për t’u futur në botën e teknologjisë. Në bashkëpunim me Albanian ICT Academy, Bashkia Korçë ka hapur regjistrimet për një sërë kursesh të kërkuara në fushën e programimit dhe teknologjisë së informacionit. Të apasionuarit pas teknologjisë mund të ndjekin kurse të tilla si kodim, programim në Python, C++ dhe Java, web design, grafik design, modelim 3D, editim videosh, Unity dhe JavaScript. Një mundësi e veçantë është fakti se Bashkia Korçë financon 50% të…

Read More

Policia e Korçës ka proceduar penalisht disa shtetas në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: R. Sh., 27 vjeç, dhe M. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me 2 shtetas; M. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me send të fortë një 46-vjeçar; Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një i moshuar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Xh. S., 87 vjeç, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, në bllokun nr. 3. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat për të zbardhur shkaqet që e çuan të moshuarin drejt këtij akti tragjik.

Read More

Korça është një qytet që e ka trashëguar brez pas brezi pasionin për artin, kulturën dhe koleksionimin e objekteve me vlerë. Një nga ata që e ka kthyer këtë pasion në një mision personal është Mirgen Shamblli, koleksionisti korçar që herë pas here sjell për publikun ekspozita të veçanta, duke i dhënë jetë kujtesës së qytetit përmes objekteve të rralla. Prej vitesh, Shamblli ka grumbulluar me kujdes dhe përkushtim dhjetëra objekte të vjetra – që nga monedhat e rralla, dokumentet historike, prodhime qelqi e qeramike e shumë të tjera – të cilat në duart e tij kthehen në dëshmi të…

Read More

Moti në qarkun e Korçës ditën e martë, 26 gusht, do të paraqitet kryesisht me vranësira kalimtare, të cilat herë pas here do të krijojnë periudha me diell. Temperaturat do të jenë të larta gjatë orëve të mesditës, ndërsa në mbrëmje pritet një freskim i ndjeshëm i ajrit. Korçë – Paradite me vranësira të lehta, temperatura maksimale rreth 25-26°C, ndërsa minimalja zbret në 13°C gjatë natës. Pogradec – Mot kryesisht i kthjellët me kalime vranësirash; temperaturat nga 17°C në mëngjes deri në 27°C në mesditë. Maliq – Pjesa më e madhe e ditës me vranësira të shpeshta, por pa reshje;…

Read More

Haidi Xhengo është një nga emrat e rinj që do të përfaqësojë ekipin e Skënderbeut në sezonin 2025–2026, duke nisur tashmë vitin e saj të dytë me skuadrën korçare. Si pasuese me perspektivë, ajo ka spikatur në garat e moshave të reja, ku ka treguar talent të veçantë, vizion në lojë dhe aftësi për të udhëhequr skuadrën në momentet vendimtare. Në klubin bardhekuq, Haidi shihet si një nga premtimet e së ardhmes, me potencial për t’u shndërruar në një pikë referimi për ekipin dhe për të dhënë kontribut të rëndësishëm në sukseset e Skënderbeut.

Read More

Sot përkujtojmë aktorin e madh të skenës dhe ekranit shqiptar, Vangjush Furxhi, i cili u nda nga jeta 24 vite më parë. Me një karrierë të pasur në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë shqiptare, Furxhi u shqua për talentin e tij të rrallë, për aftësinë për të mishëruar me natyrshmëri role të ndryshme dhe për zërin e tij karakteristik që e bënte të paharrueshëm. Ai interpretoi në dhjetëra shfaqje teatrale dhe filma, duke lënë gjurmë të thella në historinë e artit shqiptar. Publiku e kujton për rolet e tij të spikatura, për humorin e hollë dhe për thjeshtësinë me të…

Read More

Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë, ku ditën e sotme pritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë të kenë kontakte me median, për shkak të situatës së rënduar emocionale ndërsa vajza e madhe është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës. Nga ana tjetër, motrat e viktimës jashtë kamerave janë shprehur se para tre javëve Marjola Nakoleci ka shpëtuar nga vetvarja Pandeli Nakolecin, ndërsa ky i fundit, sipas tyre, e…

Read More