Author: Kolibri 4
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 40 vjeç, banues në Plasë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin, përplasi një këmbësore, e cila u dëmtua lehtë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec proceduan penalisht shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap duke transportuar rreth 7 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu, shtetasja N. M., 41 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, dyshohet se nga…
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi u kap me armë dhe lëndë narkotike. Shtetasi J. M., banues në Korçë, u ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilat gjatë kontrollit i gjetën një armë sportive dhe një sasi kokainë. Materialet e sekuestruara u morën në cilësinë e provës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Mesfushori pogradecar, Isi Manellari, nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Pas tre sezonesh me fanellën bardhezi, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, 27-vjeçari ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e tij nga kurbinasit. Në mesazhin e lamtumirës, Manellari falënderoi presidentin Pashk Laska, drejtuesit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët e Laçit për mbështetjen gjatë kësaj periudhe. Aktualisht i lirë nga çdo kontratë, mesfushori është në kërkim të një skuadre të re për sezonin 2025-2026. Burime pranë merkatos shqiptare bëjnë me dije se ka gjasa që Manellari t’i bashkohet Skënderbeut deri në fund të merkatos verore.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Gjonç të Ersekës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një tyrbe gjatë natës së 23 gushtit 2025. Denoncimi është bërë nga shtetasi N. B., 67 vjeç, i cili shërben prej vitesh në këtë objekt kulti. Sipas tij, autorët kanë shfrytëzuar orët e vona të natës për të hyrë në ambientet e tyrbes dhe për të marrë kasafortën që ndodhej aty. Ende nuk është bërë e ditur shuma apo sendet që mund të kenë qenë brenda saj. Policia e Ersekës ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për identifikimin dhe…
Një 13-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi është larguar nga banesa e saj më datë 23 gusht 2025. Denoncimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja M. Ç., 40 vjeçe, e cila ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Korçë se vajza e mitur nuk është kthyer në shtëpi. Policia bën me dije se janë ngritur grupet e posaçme të kërkimit dhe po punohet për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes. Ky është një tjetër rast i largimit të të miturve nga banesa në qarkun e Korçës, fenomen që po përsëritet kohët e fundit dhe që…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka raportuar për një sërë ngjarjesh të ndodhura në qark gjatë 24 orëve të fundit, që kanë sjellë arrestime, procedime penale dhe denoncime nga qytetarët. Një 21-vjeçar nga Korça, me inicialet M. D., u arrestua në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, janë regjistruar edhe dy aksidente rrugore. Në fshatin Borovë, Ersekë, një 30-vjeçar banues në Spanjë humbi kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe pësoi lëndime të lehta. Po ashtu, në Pogradec, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. D., 35 vjeç, u përplas…
Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2025–2026. Sindi Mullalli, një nga talentet premtuese të akademisë bardhekuqe, do të luajë në rolin e middle blocker. Edhe pse e re në moshë, Mullalli ka treguar aftësi të mëdha teknike dhe një potencial të jashtëzakonshëm ne fushen e lojes. Energjia dhe vendosmëria e saj në parket e bëjnë një lojtare në rritje, që pritet të shndërrohet në një aset të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës. Skënderbeu i këtij sezoni do të ketë në përbërje një numër të madh volejbollistesh të reja, të gjitha të…
Në fshatin Baçallëk të Pogradecit, një sipërfaqe me pemë frutore u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një banore e zonës, e cila po digjte mbetje bimore dhe ferra pranë banesës së saj, por situata i doli jashtë kontrollit duke përfshirë pemët frutore dhe duke rrezikuar një banesë. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Pogradecit, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang përhapja e mëtejshme. Ndërkohë, banorja është shoqëruar nga policia, e cila po vijon procedurat ligjore për rastin.
Fermerët, kryesisht blegtorë të fshatit Çërravë, kanë protestuar ditën e sotme kundër dhënies me qira të një pjese të tokave të këtij fshati një subjekti privat. Sipas banorëve, këto sipërfaqe janë përdorur prej vitesh si kullota për blegtorinë, ndaj edhe kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Pogradecit për t’i dhënë me qira për ndërtimin e paneleve fotovoltaike. Banorët thonë se vit pas viti kanë investuar dhe janë orientuar drejt blegtorisë, duke u bërë kështu të varur nga këto toka për ushqimin e bagëtive. Për këtë arsye, ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre në dëgjesën publike të organizuar nga…
Skënderbeu ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Kategorinë e Parë, duke fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Burrelit. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, ku atmosfera ishte elektrizuese, me praninë e qindra tifozëve që krijuan një mjedis festiv dhe spektakolar me kore, flamuj dhe drita. Korçarët kaluan në avantazh në pjesën e parë falë Naserit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas pushimit, Tayo dyfishoi rezultatin duke çuar entuziazmin në tribuna në kulm, ndërsa kapiteni Çuçka, me eksperiencën dhe vendosmërinë e tij, vulosi fitoren…

