Author: Kolibri 4
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri, i cili drejtonte një mini-patinë, ka përplasur një automjet tip BMW, që po futej në kryqëzim nga rruga kryesore. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i patinës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, ndërsa drejtuesi i automjetit ka deklaruar se ishte patina që e goditi atë. Kohët e fundit, fëmijët dhe të rinjtë që lëvizin me patina në rrugë publike, shpesh pa njohuri mbi…
Në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, ka përfunduar faza e parë e asfaltimit të rrugës me një gjatësi prej 500 metrash linearë. Ky është vetëm hapi i parë i një projekti më të gjerë, që do të vijojë me faza të tjera deri në përfundimin e plotë të segmentit rrugor. Investimi është realizuar nga Bashkia Maliq, me të ardhurat e veta, duke pasur si synim kryesor kthimin e zonës në një atraksion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në…
Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vere këtë të dielë, më 24 gusht, me kthjellime të shumta dhe temperatura që ngjiten deri në 27 gradë Celsius në mesditë. Pas një mëngjesi të freskët, moti do të vijojë i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, pa reshje, duke ofruar kushte të përshtatshme për pushime dhe aktivitete në natyrë. Korçë Në qytetin e Korçës, dita do të nisë me temperatura rreth 12 gradë, ndërsa orët e mesditës do të shënojnë deri në 26-27 gradë. Moti do të jetë me diell dhe pa reshje, ideal për shëtitje dhe ngjarje kulturore në qytet.…
Në Bashkinë Korçë u zhvillua një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Drejtorisë së Bujqësisë dhe fermerëve të zonës, ku u prezantua skema e re e mbështetjes me grante për sektorin bujqësor. Skema, me një fond prej 20 milionë dollarësh, synon të fuqizojë bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke u ofruar fermerëve dhe sipërmarrësve më shumë mundësi për investime. Korça rezulton ndër qytetet me numrin më të lartë të aplikuesve dhe përfituesve nga këto programe, duke u kthyer në një model për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Përfitues të drejtpërdrejtë janë veçanërisht fermerët e fushës së blegtorisë…
Gazetari, analisti dhe publicisti i njohur Artur Zheji mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. 64-vjecari ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugen “Butrinti”, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Zheji sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë me pushime në Sarandë. Nga të dhënat policisë mësohet se është transportuar në spitalin e Sarandës ku ka humbur jetën. Artur Zheji lindi në 29 Gusht të vitit 1961 njihet si djali euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Në Volos të Greqisë ka përfunduar me arrestim arratisja e një 40-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. I dyshuari, Pandeli Nakoleci, u kap nga policia në një parking pranë rrugës “Evripidou”, vetëm disa qindra metra larg banesës ku ndodhi krimi. Ai ishte në arrati që prej momentit kur i mori jetën gruas së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, nënë e katër fëmijëve. Trupi i viktimës është dërguar në Selanik, ku më 25 gusht do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Krimi ka tronditur opinionin publik në Volos dhe më gjerë, ndërsa hetimet…
Pogradeci priti për të pestin vit radhazi Maratonën e Notit “Agron Ruvina”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh notarë të rinj e veteranë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të huaja. Në këtë edicion morën pjesë rreth 70 sportistë, të ndarë në dy kategori, me distanca 1750 metra dhe 280 metra. Organizatori Vladimir Mato u shpreh i emocionuar për vazhdimësinë e kësaj gare, duke theksuar se pjesëmarrësit këtë vit erdhën jo vetëm nga ekipet kombëtare shqiptare, por edhe nga vende fqinje dhe më gjerë. Ndërsa motra e rekordmenit pogradecar, Agron Ruvina, falënderoi organizatorët për këtë aktivitet që mban gjallë kujtimin e…
Volejbollistja Niki Jolla do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin 2025–2026, ku do të luajë në rolin e liberos. Me energjinë dhe vendosmërinë që e karakterizojnë, Jolla pritet të forcojë ndjeshëm prapavijën e skuadrës korçare. Ajo ka eksperiencë të mëparshme në kampionatin grek, çka e bën një afrimitarë me vlerë për objektivat e Skënderbeut në këtë sezon. Skuadra korçare, ashtu si vitet e fundit, synon të mbetet edhe këtë sezon në grupin e ekipeve më të mira të kampionatit, ndërsa kërkesa e saj kryesore mbetet fitimi i trofeve.
Sot në mbrëmje ngrihet sipari i Kategorisë së Parë, aty ku Skënderbeu synon rikthimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Korçarët do të luajnë ndeshjen e parë të sezonit ndaj Burrelit, duke kërkuar të nisin kampionatin me këmbë të mbarë. Klubi bardhekuq u ka bërë thirrje tifozëve korçarë të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës në këtë start të rëndësishëm. ⚪ Skënderbeu – Burreli Ora 20:00 Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Korçë, ku një 42-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se djali i tij, vetëm 17 vjeç, është larguar nga banesa më datë 18 gusht 2025 dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas kallëzimit, forcat e Policisë kanë nisur procedurat e kërkimit të të miturit, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e rrethanave të largimit. Familja e 17-vjeçarit ndodhet në ankth, ndërkohë që autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë me Policinë.

