Author: Kolibri 4
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet përplasi dy këmbësore pranë vijave të bardha. Viktimat ishin Manushaqe Gjoka, 62 vjeçe nga Durrësi, e cila ndodhej për pushime në Pogradec dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës pranë Elbasanit, dhe një vajzë 11-vjeçe, e cila pësoi lëndime më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen ekspertimet dhe po merr dëshmitë e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Arrestohet në qendër të Korçës Ramadan Zoto, 43 vjeçari i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, ndërsa para një muaji dyshohet se ka plagosur dy persona në Sarandë. Burime të siguruara pranë uniformave blu, bëjnë me dije se Ramadan Canaj Alias Ramadan Zoto ka qënë në vëzhgim prej nisjes së sotme nga kryeqyteti dhe dyshohet se po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. Ngjarja e ndodhur në 17 Korrik në qytetin bregdetar të Sarandës solli dy të plagosur, ndërsa uniformat blu më parë kishin arrestuar vëllain e tij. Të njëjtat burime shtojnë se janë shoqëruar edhe persona…
Atmosferë festive në Shkup ku Shkëndija e Tetovës arriti një fitore të madhe 2-1 ndaj kampionëve bullgarë të Ludogorets, në ndeshjen e parë të play-off-it për Europa League. Pavarësisht se miqtë kaluan të parët në avantazh, kuqezinjtë e Tetovës reaguan fuqishëm. Fillimisht ishte Liridon Latifi me një gol spektakolar që ndezi stadiumin, ndërsa kapiteni Ibraimi vulosi përmbysjen duke i dhënë Shkëndijës një triumf historik. Me këtë rezultat, skuadra tetovare shkon në ndeshjen e kthimit në Bullgari me një avantazh të rëndësishëm, pasi edhe një barazim do të mjaftonte për ta kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League – një…
Në Pogradec është zhvilluar sot një aktivitet simbolik i lidhur me traditën dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore të liqenit. Ilir Xhakolli dhe Prefekti Jole morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së rastatit të peshkut Koran, specie autoktone dhe e rrallë e liqenit të Ohrit. Ky akt ka për qëllim rritjen dhe ruajtjen e popullatës së peshkut Koran, i cili është një ndër simbolet më të çmuara të qytetit të Pogradecit. Të pranishëm ishin edhe qytetarë e përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët e vlerësuan nismën si një hap të rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ekosistemit…
Institucionet arsimore në Korçë janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2025. Gjatë verës janë kryer punime të shumta në shkolla, kopshte dhe çerdhe, me synim krijimin e ambienteve të sigurta, të rehatshme dhe më funksionale për fëmijët. Punimet kanë përfshirë lyerjen dhe riparimin e klasave dhe ambienteve të jashtme, përmirësime infrastrukturore për një mjedis më të pastër dhe më të sigurt, si dhe ndërhyrje më të thelluara në disa institucione, ku janë rikonstruktuar çatitë dhe është përmirësuar sistemi i ujit dhe kanalizimeve. Qëllimi kryesor është që çdo nxënës dhe fëmijë të ndjejë siguri dhe rehati në hapësirat…
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të Shelegurit. Pamjet e siguruara tregojnë se flakët janë përhapur pranë disa bizneseve të zonës, ndërkohë që edhe në pjesën e parkut pranë piramidave 13-14, në kufirin me Greqinë, vazhdojnë të shfaqen vatra të reja. Megjithëse shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kolonjë, forcat pyjore, ushtria dhe ADZM po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve, herë pas here shfaqen përsëri zjarre të reja, për të cilat policia dyshon se janë të qëllimshme. Policia e Komisariatit Ersekë ka shoqëruar disa persona që kanë në përdorim kullota në këto…
Një mjet lundrues tip Jet Ski u kap dhe u bllokua nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në ujërat e liqenit, përballë fshatit Tushemisht, pasi kishte hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Në bord ndodheshin 7 persona, të cilët u shoqëruan në Stacionin e Policisë për verifikime. Pas procedurave ligjore, u vendosën masa administrative: 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur dhe nga 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë, sipas dispozitave përkatëse të ligjit. Mjeti lundrues u sekuestrua, ndërsa personat do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht. Drejtoria Vendore për Kufirin…
Edhe dita e premte, 22 gusht, do të vijë me një mot tipik vere në juglindje të vendit. Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura që do të luhaten rreth 13-14°C, ndërsa gjatë ditës pritet ngrohje graduale, duke arritur kulmin në mesditë me 27-28°C. Dielli do të dominojë pjesën më të madhe të ditës, megjithatë në orët e pasdites mund të shfaqen vranësira kalimtare dhe rrezik i ulët për reshje të izoluara në zonat malore. Netët do të mbeten të freskëta, duke ofruar një klimë të përshtatshme për pushuesit dhe banorët. Korçë – Qyteti do të ketë një…
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një qytetar denonconte veprimet e një punonjësi policie në detyrë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Menjëherë pas njohjes me rastin, drejtori i DVKM Korçë ka pezulluar nga detyra inspektorin R. S., i cili shfaqet në video. Ndaj tij është nisur procedim disiplinor, në zbatim të nenit 121 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pika 1, germa “m”, që parashikon sanksione për veprime që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi. Materialet i…
Kristjan Asllani ka pranuar zyrtarisht ofertën e Torinos. Sipas “TMW”, klubi granata ka ndjekur prej kohësh mesfushorin e Interit dhe tashmë palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare. Rreth orës 15:00, lojtari i Kombëtares kuqezi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas pritet të firmosë kontratën që e lidh me klubin e presidentit Urbano Cairo. Interi do të përfitojë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro të tjera nga detyrimi i kushtëzuar për blerje. Për Asllanin, ky transferim vjen pas një vere të gjatë e të vështirë. Mesfushori filloi me një vend titullari në Kupën e Botës për Klube,…

