Author: Kolibri 4
Policia e Korçës ka kryer një sërë arrestimesh dhe procedimesh penale gjatë 24 orëve të fundit. Në Maliq, u vunë në pranga babë e bir, V. L. (50 vjeç) dhe S. L. (23 vjeç), banues në fshatin Pocestë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 24-vjeçari për motive të dobëta. Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy shtetas nga fshatrat Sovjan dhe Bregas, të cilët akuzohen për dëmtim të sipërfaqeve të tokave bujqësore të bashkëfshatarëve të tyre. Specialistët e Krimeve Ekonomike kanë referuar materialet për një 25-vjeçar nga Tirana dhe një 57-vjeçare nga Korça, të dyshuar për përvetësim fondesh dhe…
Korça do të kthehet në kryeqytetin e humorit dhe të artit nga data 31 gusht deri më 6 shtator, me zhvillimin e KoKoFest – Korça Komedi Festival. Për një javë rresht, qyteti i njohur për mikpritjen dhe atmosferën e gjallë do të presë aktorë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë, trupa teatrale dhe dhjetëra surpriza që do të ndezin netët e verës në zemër të Korçës. Festivali synon të sjellë më shumë se shfaqje artistike: është një ngjarje që bashkon komunitetin, përçon gëzim dhe forcon krenarinë për traditën kulturore të qytetit. Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët të rezervojnë datat dhe të…
Qyteti liqenor i Pogradecit është gati të presë nesër edicionin e radhës të “Festës së Koranit”, një aktivitet që prej dy vitesh ka hyrë në kalendarin kulturor dhe turistik të zonës, duke u kthyer në një traditë që bashkon banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria e rajoni. Programi i festës nis në orën 18:30, me hedhjen e rasatit të koranit në ujërat e liqenit të Ohrit, si një simbol i ruajtjes së kësaj specieje unike dhe të çmuar. Aktivitetet do të vijojnë në orën 19:00 me konkursin e gatimit të koranit, ku do të prezantohen receta tradicionale e moderne…
Skuadra e volejbollit për femra e Skënderbeut ka bërë një afrimin të rëndësishëm për sezonin e ri. Shkodrania Paola Gjyshja do të luajë me bardhekuqet në edicionin 2025–2026, duke u aktivizuar në pozicionin middle blocker. Pas një sezoni me Dinamon, Gjyshja ka vendosur t’i bashkohet ekipit korçar, ku pritet të japë kontribut të çmuar si në lojën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Për trajnerët e Skënderbeut, afrimi i saj shihet si një garanci më shumë për cilësinë e skuadrës, ndërsa pritet të sjellë energji dhe eksperiencë në ndeshjet e këtij sezoni. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve priten edhe firmat e…
Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe posaçërisht në segmentin e aventurës. Në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u njoftua procedura që kanë në objekt të kontratës këtë objektiv dhe për të cilën subjektet e interesuara do të shprehin interesin. Bëhet fjalë për kontratën “përmirësimi i ofertës turistike të zonave natyrore në rajonin e Korçës, përmes rritjes së aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizmit të aventurës, në fshatrat Dardhë, Arrëz, Sinicë dhe Nikolicë”. “Projekti që do të zhvillohet në fshatrat Dardhë,…
Merkatoja e Skënderbeut nuk është mbyllur ende. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë edhe dy futbollistë të rinj, duke shtuar konkurrencën në grupin e drejtuar nga Ernest Gjoka. Ende nuk është sqaruar nëse bëhet fjalë për zëvendësime të mundshme, apo për përforcime shtesë me synimin për të rritur cilësinë e skuadrës. Ndërkohë, përsa i përket lojtarëve aktualë, drejtuesit e bardhekuqve kanë vendosur një politikë të prerë: kushdo që kërkon të largohet, duhet të sigurojë minimalisht 300 mijë euro në arkat e klubit. Me këtë strategji, Skënderbeu u jep një mesazh të qartë…
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta verore do të shoqërojnë ditën e së mërkurës në të gjithë qarkun e Korçës. Pas një mëngjesi të freskët, ku termometri zbret deri në 10–12°C në zonat malore, orët e mesditës dhe pasdites do të sjellin ngrohje të ndjeshme, me vlera që arrijnë deri në 29–30°C në disa prej bashkive. Priten intervale me diell dhe re të shpërndara, por pa reshje. Korçë Qyteti do të ketë mot kryesisht të kthjellët. Temperatura minimale do të jetë rreth 11°C, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri në 28–29°C. Një ditë e favorshme për lëvizje në…
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, së bashku me deputetin e zgjedhur Bledi Çomo, pritën në një takim pune homologun e Bashkisë Kastoria, Giannis Korentsidis. Takimi u zhvillua në Pogradec dhe kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve fqinje, përmes projekteve të përbashkëta kulturore dhe turistike. Gjatë bisedimeve, palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe për organizimin e eventeve rinore, sportive dhe kulturore. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte nxitja e turizmit përmes bashkëpunimit me agjencitë greke, me qëllim sjelljen e vizitorëve të huaj në Pogradec, duke ndjekur modelin e suksesshëm të agjencive…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku një automjet policie shihet duke lëvizur në sens të kundërt të qarkullimit, në qytetin e Pogradecit. Pas verifikimeve, u bë e ditur se drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Th. K., punonjës policie pranë DVP Korçë. Për këtë shkelje, ai është ndëshkuar bazuar në nenin 7, pika 12 të Kodit Rrugor, me gjobë 10 mijë lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 3 muaj dhe zbritje të 6 pikëve nga patenta. Policia e Korçës u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 çdo…
Skuadra U-19 e Skënderbeut po zhvillon fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Champions League për këtë sezon, një sfidë e rëndësishme dhe një mundësi e madhe për futbollin e të rinjve korçarë. Nga nisja e turneut kanë mbetur edhe tre javë, ndërsa trajneri dhe stafi teknik po punojnë intensivisht për të përgatitur ekipin në aspektin fizik dhe taktik. Kualifikimi në këtë garë shihet si një arritje e madhe për akademinë bardhekuqe, e cila vitet e fundit ka nxjerrë talente të rëndësishme për futbollin shqiptar. Skënderbeu U-19 pritet të përballet me skuadra të forta europiane, ndërsa për klubin ky është një rast…

