Author: Kolibri 4

Sot, e martë 19 gusht 2025, qarku i Korçës do të përjetojë një ditë me mot të luhatshëm. Temperaturat do të nisin të freskëta në mëngjes, ndërsa në mesditë pritet ngrohje e dukshme, e shoqëruar me mundësi reshjesh të shpejta dhe stuhi lokale në disa zona. Më poshtë, parashikimi i detajuar për gjashtë bashkitë e qarkut. Korçë Kryeqendra e qarkut nis ditën me diell dhe temperatura rreth 17 °C, ndërsa në mesditë arrin deri në 27 °C. Pasdite pritet zhvillim vranësirash dhe reshje afatshkurtra shiu, shoqëruar me bubullima lokale. Maliq Ngjashëm me Korçën, edhe në Maliq paraditja do të jetë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën pak pasi ishte trajtuar në një klinikë dentare. Shtetasi Sh. D., banues në fshatin Progër, rreth orës 17:00 ka kryer një vizitë mjekësore tek dentisti B. L., 36 vjeç. Më pas, rreth orës 18:10, ai është marrë nga shërbimi i urgjencës së spitalit dhe është transportuar pa shenja jete. Nga kontrolli paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Policia e Devollit ka shoqëruar dentistin për ta marrë në pyetje lidhur me rastin, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon…

Read More

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleks Qiqin, autorin e plagosjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran. Prokuroria e Korçës kërkoi masën më të rëndë të sigurisë për 41-vjeçarin, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese. Seanca u zhvillua në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, ku Qiqi ndodhet ende duke marrë trajtim mjekësor, për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ngjarjes.

Read More

Fluksi i qarkullimit në pikat kufitare vijon të mbetet i lartë, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5062 shtetas (3696 shqiptarë dhe 1366 të huaj), ndërsa kanë dalë 8087 shtetas (5529 shqiptarë dhe 2558 të huaj). Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të daljes së emigrantëve që kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë gjithsej 4934 shtetas (1444 shqiptarë dhe 3490 të huaj), ndërsa kanë dalë 4580…

Read More

Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht në masë detyrim paraqitje u la Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali. Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur. Sa i përket masës së autorit të plagosjes, seanca do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës për shkak se autori…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtatë të tjerë, pas një konflikti që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë Festës së Birrës. Sipas informacioneve, ngjarja ka nisur pasi një person, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Korçë, në gjendje të dehur ka goditur një vajzë që punonte në një nga stendat e kompanive pjesëmarrëse. Konflikti është përshkallëzuar me përfshirjen edhe të personave të tjerë të pranishëm në stendë, duke detyruar policinë të ndërhyjë menjëherë dhe të shoqërojë rreth 15 persona në komisariat. Gjatë përpjekjes së policisë për zgjidhjen e konfliktit, bëhet me dije…

Read More

Kosovaret Ramadani dhe Avdyli si dhe serbët Marojevic dhe Zecic janë fitues të kampionatit ballkanik të volejbollit të rërës në Pogradec. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 16 ekipe për femra dhe meshkuj nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi. Ndeshjet janë zhvilluar në dy ditë dhe janë ndjekur nga një numër i madh pogradecaresh por e turistë të shumtë të cilët kanë zgjedhur Pogradecin për të kaluar ditët e këtij sezoni turistik. Çiftet fituese kanë pranuar rivalitetin e këtij kampionati përgjatë dy ditëve, eveniment që ka sezonin e dytë të rikthimit të tij në qytetin liqenor. Për femra,…

Read More

Viti i ri shkollor 2025–2026 për arsimin bazë dhe të mesëm në Shqipëri do të nisë zyrtarisht më datë 8 shtator 2025 dhe do të përmbyllet më 12 qershor 2026, duke ndjekur një kalendar të strukturuar që synon mbarëvajtjen e procesit mësimor në të gjitha nivelet. Për maturantët, mësimi do të përfundojë më herët, më 25 maj 2026, për t’u lënë vend përgatitjeve për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në periudhën 1deri në 26 qershor. Po gjatë muajit qershor, konkretisht nga 15 deri më 26 qershor 2026, do të zhvillohen edhe provimet përfundimtare të klasave…

Read More

Paraditen e sotme një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët në fshatin Stropckë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën e zonës. Zjarri, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka përfshirë kodrat përreth dhe për momentin paraqet rrezik të lartë për linjën e tensionit të lartë 400 kW që kalon pranë vatrës. Në vendngjarje janë dërguar menjëherë forcat zjarrfikëse, vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe konfirmojnë se dyshohet për një zjarr të qëllimshëm.

Read More

Ditët e fundit është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit egjiptian Saleh Nasr, i cili u përfol për një largim të mundshëm nga Skënderbeu. Por tashmë gjithçka ka marrë përgjigje përfundimtare: Nasr do të mbetet pjesë e bardhekuqve. Burime pranë klubit korçar konfirmojnë se futbollisti do të jetë sot në seancën stërvitore nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka, duke i dhënë fund çdo dileme lidhur me të. Kujtojmë se javën e kaluar Nasr u përfshi në një incident jashtë fushës, por çështja është mbyllur dhe marrëdhëniet janë rikthyer në normalitet. Prania e tij në skuadër konsiderohet një lajm mjaft…

Read More