Author: Kolibri 4
Në njësinë administrative Maliq ka nisur puna për shtrimin e rrugës që të çon drejt fshatit Strelcë. Investimi synon të përmirësojë infrastrukturën dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët e zonës, duke u dhënë atyre akses më të shpejtë dhe më të sigurt drejt qytetit dhe fshatrave përreth. Punimet pritet të përfundojnë brenda një afati të shkurtër, duke i dhënë zgjidhje një problematikë të kahershme të komunitetit.
Në fshatin turistik të Linit në Pogradec u zhvillua edicioni i tretë i Lin Festival, një ngjarje që bashkoi artin, traditën dhe historinë, duke krijuar një atmosferë të gjallë për banorët dhe vizitorët. Festivali mblodhi qindra pjesëmarrës vendas dhe të huaj, të cilët zgjodhën të pushojnë në këtë vendbanim unik, të njohur si më i vjetri i tipit palafit në Europë. Për disa ditë me radhë, muzika, vallet dhe trashëgimia kulturore shqiptare u shkrinë në një udhëtim emocionues në kohë. Organizatori i festivalit, Altin Tila, theksoi se synimi kryesor është ripërtëritja e traditave dhe përcjellja e tyre te brezat e…
Trupa e Teatrit të Kukullave “Piro Xëci” nga Pogradeci ka qenë pjesë e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Kukullave “Bitolino”, i zhvilluar në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Artisët pogradecarë u ngjitën në skenë me shfaqjen për fëmijë “Pabesi në Pyllin e së Mirës”, me tekst të Andi Kostës, regji të Dhimitraq Tasellarit dhe skenografi të Enxhel Gegpriftit. Pjesa u mirëprit nga publiku, duke u vlerësuar për lojën e aktorëve, ruajtjen e traditës së teatrit të kukullave dhe për mesazhin e saj frymëzues: të bëjmë një botë më të mirë përmes mirësisë dhe besnikërisë.…
Një vatër zjarri është ende aktive në Parkun Natyror të Gërmenjës, poshtë piramidës 15, në thellësi të territorit shqiptar. Aktualisht nuk ka përhapje në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur, ndërsa rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor, vullnetarë si dhe trupa të ushtrisë nga reparti i Drenovës po punojnë në terren për të frenuar depërtimin e flakëve në masivin pyjor të zonës së mbrojtur. Parashikimet e motit flasin për reshje rreth mesditës, të cilat pritet të ndihmojnë në neutralizimin e vatrave dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
Sot mbushen 114 vite nga vdekja e Petro Nini Luarasit (1865-1911), një prej figurave më të rëndësishme të arsimit dhe lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai ishte prift, mësues, publicist dhe drejtues i shkollave të para shqipe në Korçë, Ersekë dhe Kolonjë. Luarasi mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe dha kontribut të madh në përhapjen e gjuhës shqipe, duke u përballur me persekutime nga Patriarkana dhe autoritetet osmane. Më 17 gusht 1911, sipas të gjitha gjasave, ai u helmua për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare. Presidenti Bamir Topi e ka dekoruar pas vdekjes me Urdhrin “Nderi i Kombit”, duke…
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për 14-vjeçarin Enedio Guri, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Pirg. Në burg janë lënë gjithashtu edhe babai i tij, Edison Guri, dhe xhaxhai Roland Guri, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar pas ngjarjes duke fshehur dhe prova të krimit. Ndërkohë, gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar, ndërsa për katër të mitur të tjerë është dhënë masa e sigurisë “mbikëqyrje prindërore”. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e…
Pas një periudhe me temperatura të larta dhe ditë të nxehta vere, pasditen e sotme shiu i rrëmbyer ka përfshirë gjithë qarkun e Korçës. Reshjet kanë qenë të dendura në disa zona prej më shumë se 1 orë dhe kanë sjellë freskim të ndjeshëm të motit. Megjithëse shiu ka qenë me intensitet të lartë, deri tani nuk raportohet për probleme të mëdha. Në disa rrugë të qytetit është vënë re grumbullim uji, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se situata është e qetë dhe nën kontroll. Ky ndryshim i motit u prit me lehtësim nga qytetarët, pas ditëve të gjata me…
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i kapur duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, automjeti i drejtuar nga shtetasi Th. B., banues në fshatin Plasë, u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga verifikimet, policia gjeti produkte ushqimore, pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të gjitha të dyshuara si të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me fatura blerjeje. 57-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe do të hetohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe…
Në krahinën e Mokrës u zhvillua edicioni i gjashtë i festivalit “Mokra n’Fest”, një ngjarje që ka për qëllim promovimin e natyrës, kulturës dhe traditave të kësaj zone. Festa, e organizuar pranë “Urës së Gurit”, monument kulture i kategorisë së parë dhe pjesë e rrugës së lashtë “Egnatia”, mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës, të cilët shijuan jo vetëm bukurinë e peizazhit, por edhe shijen e gatimeve tradicionale të mishit, brumit dhe prodhimeve të tokës. Në fjalën e tij, Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec, Ledjan Zeqollari, theksoi se Mokra dhe banorët e saj njihen për mikpritjen dhe…
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet më e qetë gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve zyrtare të Prefekturës së Korçës. Nuk janë shënuar vatra të reja, megjithatë sipërfaqja e prekur është zgjeruar edhe më shumë. Në terren vijojnë të jenë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, të Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Policisë Kufitare, shërbimit pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga efektivë të ushtrisë së repartit të Drenovës. Ky angazhim konsiderohet i domosdoshëm pasi një ditë më parë flakët depërtuan në zonën e mbrojtur të pyllit, duke rritur ndjeshëm riskun për përhapje. “Besojmë që…

