Author: Kolibri 4
Skënderbeu ka zyrtarizuar se do të vazhdojë rrugëtimin edhe këtë sezon me lojtaren Nensi Miliku, e cila është kthyer në një prej pikave më të forta të ekipit bardhekuq. Me përvojën e saj dhe lojën e vendosur, Miliku shihet si një garanci për stabilitetin e skuadrës në fushë. Edhe pse nga ekipi janë larguar lojtaret Bego dhe Mehmeti, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit në vitet e fundit, klubi korçar është i bindur se do të mbetet një ndër rivalët kryesorë në garë për objektivat e sezonit 2025-2026. Përforcimet e reja dhe besimi tek lojtare me eksperiencë si…
Lokali i njohur “Republika”, një nga destinacionet më të preferuara në zemër të qytetit të Korçës, ka hapur thirrjen për punësim duke kërkuar profesionistë energjikë dhe të përkushtuar që duan t’i bashkohen stafit të tij. Pozicionet e lira janë: Banakier/e Supervizor Shërbimi Kamarier/e (Bar) Ndihmës Kamarier Kamarier/e Restoranti Ndihmës Bari Përvoja e mëparshme në këto role është e mirëpritur, por nuk është kusht i domosdoshëm, pasi trajnimi ofrohet në ambientet e lokalit. Kriteret kryesore janë aftësitë e mira të komunikimit, puna në grup, qëndrimi pozitiv dhe gatishmëria për të punuar me turne apo gjatë fundjavave. “Republika” garanton ambient profesional e…
Një 59-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, rreth një orë pasi kishte marrë shërbim në një klinikë dentare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, i cili pas trajtimit dentar është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pak më vonë. Pas veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj dentistit B. L., 36 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Hetimet për rastin vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Pas një kalvari të gjatë punimesh, rruga Qukës – Qafë Pllocë do të hapet për qarkullim shumë shpejt. Ky segment i rëndësishëm rrugor pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të përshpejtojë transportin midis këtyre zonave, duke ofruar një alternativë më të sigurt dhe më të rehatshme për banorët dhe udhëtarët. Pervec lehtesise qe iu mundeson udhetareve, rruga ka edhe nje pamje te bukur panoramike. Rruga pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të zonës, duke lidhur më mirë qytetet dhe fshatrat përreth.
Leskoviku, i njohur sot si një qytet i vogël me rreth 4200 banorë, ka pasur një histori të pasur dhe një të kaluar me rëndësi të madhe tregtare e administrative. Në fillimet e viteve 1800 ai u krijua si qendër pushimi dhe verimi për pushtetarët otomanë, ndërsa më vonë u kthye në qendër Kazaje dhe deri në qendër Sanxhaku, sipas “Enciklopedisë” së Sami Frashërit. Si njësi administrative, Leskoviku ka pasur në varësi krahinën e tij, Përmetin dhe Pogonin. Popullsia arriti kulmin në vitet 1910 me afro 10 mijë banorë dhe 11 lagje. Nga vitet 1920 deri në vitin 1944 shërbeu…
Çdo 19 gusht, bota feston Ditën Botërore të Fotografisë, një datë që i kushtohet këtij arti të fuqishëm dhe historisë së tij, duke përkujtuar fotografë e mjeshtra që i dhanë dritë e frymëzim brezave të tërë. Mes tyre, një emër me origjinë shqiptare ka hyrë në historinë botërore të fotografisë – Gjon Mili. I lindur në Korçë më 1904, Mili u bë i famshëm në Shtetet e Bashkuara si pionier i përdorimit të dritës dhe teknikës stroboskopike në fotografi. Ai theu kufijtë tradicionalë të artit fotografik, duke sjellë imazhe që kapnin lëvizjen, energjinë dhe emocionin, si portretet e Hitchcock, Stravinskit,…
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi pagoi furnizimin e automjetit me një kartëmonedhë të falsifikuar. Ngjarja u denoncua nga punonjësi i një pike karburanti, duke çuar në nisjen e hetimeve nga Specialistët për Krimet Ekonomike dhe Financiare. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua shtetasi K. B., 25 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti e sekuestroi disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat i kishte deklaruar më herët si të humbura. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës, ndërsa i riu…
Korça mbylli me sukses edicionin e 19-të të Festës së Birrës, e cila u zhvillua nga 13 deri më 17 gusht dhe solli në qytetin juglindor mijëra vizitorë. Atmosfera kulmoi në natën e fundit, ku artistë të njohur si Anxhela Peristeri, Fifi, Aurel Thëllimi dhe të tjerë ndezën skenën me performancat e tyre. Sipas organizatorëve, gjatë pesë netëve morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë e turistë, të cilët shijuan muzikën, argëtimin dhe atmosferën unike që kjo festë sjell çdo vit. “Korça tregoi edhe një herë se di të presë, të argëtojë dhe të dhurojë emocione të paharrueshme”, u shpreh kryebashkiaku…
Një 50-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në pikën e kalimit Kapshticë, pasi tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në bagazhin e autobusit që ai drejtonte, shërbimet policore gjetën dy thasë të mbushur me veshje të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë. Mallrat u sekuestruan, ndërsa ndaj shtetasit E. N., 50 vjeç, u regjistrua procedim penal për veprën “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo doli nga klinika dentare. Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i…

