Author: Kolibri 4

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije një sërë veprimesh policore dhe procedime penale të ndodhura në ditët e fundit në qytetet e qarkut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin B. H., banues në Korçë, i cili kishte kallëzuar se ishte goditur nga një person i panjohur. Nga hetimet rezultoi se i riu ishte vetëdëmtuar në dorë me thikë, duke dhënë deklarime të rreme. Po në Korçë, nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si…

Read More

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në kodrat e fshatit Vlocisht, pranë gabinës elektrike lokale. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë së bashku për shuarjen e tyre. Era e fortë po vështirëson ndërhyrjen, ndërkohë që autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit deri në normalizimin e situatës.

Read More

Skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra ka prezantuar afrimin më të ri për sezonin 2025–2026, volejbollisten Leticia Oliveira. Lojtarja e talentuar pritet të sjellë vizion, saktësi dhe lidership në fushë, duke u bërë një element kyç në objektivat e skuadrës për këtë vit. Me aftësinë e saj për të drejtuar lojën dhe për të krijuar mundësi për bashkëlojtaret, Oliveira shihet si një garanci për forcimin e lojës kolektive të Skënderbeut. Stafi teknik e cilëson afrimin e saj si një hap të rëndësishëm për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës, e cila synon një sezon të suksesshëm në kampionat.

Read More

Ish-zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, është rikthyer pranë familjes, pasi ishte denoncuar i zhdukur pasditen e së mërkurës. Sipas deklarimeve të tij pas rikthimit, Shima ka pohuar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën. Megjithatë, ai nuk ka dhënë sqarime mbi mesazhin që kishte dërguar më herët familjes, ku pohonte se po e arrestonte policia. Autoritetet vijojnë të verifikojnë rrethanat e ngjarjes.

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare muzikanti i njohur, Qani Baki (Cacani). I njohur si një njeri i urtë dhe shpirt i madh, ai la pas një trashëgimi të çmuar në muzikë dhe në jetën shoqërore e familjare. Qani Baki rriti me përkujdesje e mençuri nipër e mbesa, duke u lënë pas dashurinë dhe diturinë si vlera të përhershme. Ai njihej si një usta i pakrahasueshëm, mjeshtër i muzikës që për vite me radhë nxori breza të tërë profesionistësh, duke e kthyer artin e tij në një urë mes zemrave dhe brezave. Çdo tingull që prodhoi dhe çdo këshillë…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike vere në datën 21 gusht, me diell të plotë dhe temperatura të larta gjatë orëve të mesditës. Pas një nate të freskët, mëngjesi do të nisë me temperatura rreth 15°C, ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 32°C, duke shënuar një nga ditët më të nxehta të kësaj jave. Qielli pritet të jetë i kthjellët në të gjithë qarkun, pa reshje, ndërsa era do të jetë e lehtë dhe pothuajse e padukshme. Korçë – Kryeqendra e juglindjes do të ketë një ditë të nxehtë e plot diell. Në mëngjes…

Read More

Skuadra e Maliqit ka dhënë një sinjal të fortë përgatitjesh në prag të sezonit të ri, duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 ekipin e Helzagut. Ndeshja shërbeu si një provë e rëndësishme për trajnerin Egli Malesia, i cili u dha mundësinë të gjithë futbollistëve të shfaqin potencialin e tyre, përfshirë dhe lojtarët që prej ditësh janë në provë. Stafi teknik ka paralajmëruar se fundjava do të sjellë një tjetër test interesant për Maliqin, këtë herë kundër ekipit U-19 të Skënderbeut. Në këtë përballje pritet të zbresin në fushë për herë të parë edhe disa lojtarë të ardhur nga Brazili,…

Read More

Në Bashkinë Maliq është zhvilluar festa e Kreshpanjit, e njohur tashmë si një nga traditat e përvitshme të zonës, ku banorët dhe vizitorët bashkohen për të festuar prodhimet bujqësore dhe punën e palodhur të fermerëve. Kjo festë konsiderohet një mundësi për të promovuar bujqësinë, por edhe për të forcuar lidhjet mes banorëve të Pojanit e fshatrave përreth. Me urimin “Gëzuar e mbarësi për të gjithë!”, festa e Kreshpanjit mbetet simbol i begatisë dhe i trashëgimisë kulturore 

Read More

Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 72-vjeçare, Virxhil Maçolli (Xhili) nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare por edhe asaj shqiptare. Ish mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes Xhelil Cibaku merreshin me historikun e mundjes pogradecare. Pak ditë më parë të dy së bashku kanë pasur një takim me kryebashkiakun e Pgradecit Ilir Xhakolli të cilit i kanë kërkuar mbështetje për të rikthyer sportin e mundjes në qytetin liqenor. Fjala e Maçollit në këtë takim është pritur ngrohtë nga të gjithë pasi historia e mundjes në…

Read More

Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor në Lozhan, të njohur si “Tre Urat”, janë drejt përmbylljes. Ky është objekti i fundit që po realizohet në kuadër të aksit nacional Maliq–Gramsh, një investim që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe lidhjen mes zonave. Me përfundimin e këtij segmenti, projekti i rrugës konsiderohet i mbyllur në tërësi, duke sjellë një standard më të mirë për lëvizjen, si dhe zhvillim për komunitetin dhe ekonominë lokale. Autoritetet pritet të inaugurojnë së shpejti rrugën e re, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare për banorët e zonës.

Read More