Author: Kolibri 4
Jashtë kamerave, njëra nga motrat e viktimës tregon se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ka shkaktuar dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij por edhe fëmijëve. Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj dhe Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej. Sipas njërës nga motrat e Marjolës, analizat nga ana e klinikës psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme. Në fund, në reagimin e saj, ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga…
Një 42-vjeçar nga Korça ka kallëzuar në Policinë e qytetit se djali i tij 17-vjeçar është larguar nga banesa më datën 18 gusht 2025 dhe nuk është kthyer më. Autoritetet policore kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e adoleshentit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se është arrestuar në flagrancë 45-vjeçari A. B., banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte përplasi dy këmbësore, shtetasen M. Gj., 65 vjeçe, e cila humbi jetën gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si dhe një 17-vjeçare që mbeti e plagosur. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin E. V., 23 vjeç, nga fshati Dvoran, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Edhe për ditën e shtunë, 23 gusht, rajoni i juglindjes së vendit do të shoqërohet me mot të qëndrueshëm dhe diell. Mëngjesi do të nisë me temperatura të freskëta, rreth 14-15°C, ndërsa gjatë mesditës pritet ngrohje graduale, me maksimumet që mund të arrijnë 27-29°C. Pjesa më e madhe e ditës do të jetë e kthjellët, megjithëse pasditja mund të sjellë vranësira të lehta të shpërndara, veçanërisht në zonat malore. Netët mbeten të freskëta, duke krijuar kushte të këndshme për pushime dhe aktivitete në natyrë. Korçë – Në qytet do të mbizotërojë dielli, me temperatura që do të luhaten nga 14°C…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevardin “Rinia” nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin. Komisariati i Policisë Kolonjë raportoi një zjarr të madh më 11.08.2025 në pyjet e fshatrave Gërmenj dhe Shelegur, ku janë djegur rreth 220 hektarë bimësi. Hetimet e para tregojnë se zjarri dyshohet të ketë nisur në territorin e Greqisë dhe më pas është përhapur në Shqipëri. Në Pogradec, shtetasi E. M., 31 vjeç, nga fshati Rrëmenj, kallëzoi dëmtimin e tre…
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, pranë fshatit Dvoran, një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i tij, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkakun e daljes së automjetit nga rruga.
Familja është strehë dhe forca më e madhe ku një fëmijë mund të rritet i sigurt, i dashur dhe i pranuar. Në Korçë, çifti i bashkëshortëve, Ariana dhe Tomi, kanë hapur zemrën dhe derën e familjes së tyre për të mirëpritur dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët më parë jetonin në një institucion rezidencial. Ky gjest fisnik tregon se dashuria prindërore dhe kujdesi familjar janë dhurata më e madhe që mund t’u jepen fëmijëve – stabilitet, përkujdesje dhe ndjesinë e përkatësisë. Bashkia Korçë, përmes Shërbimit Mbështetës për Fëmijët dhe Familjen dhe në partneritet me ARSIS, UNICEF Shqipëri dhe Ministrinë…
Për vitin e dytë rradhazi, qyteti i Pogradecit ka mirëpritur festën e koranit, një event që promovon jo vetëm kulinarinë, por edhe traditat dhe biodiversitetin e liqenit të Ohrit. Ky peshk endemik, i njohur si “mbreti i liqenit”, është pjatë e preferuar e turistëve dhe një pjesë e rëndësishme e historisë kulinare të qytetit. Gjatë festës u zhvilluan ekspozita fotografike të peshkimit në Pogradec, demonstrime gatimi të specialiteteve me koran, hedhja e rasatit në liqen dhe një koncert festiv, që i dha ngjyrë qytetit dhe tërhiqte vizitorë nga zonat përreth. Ceremonia e hedhjes së rasatit të koranit mblodhi përfaqësues të…
Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut do të ketë sërish në radhët e saj Desara Shahollin, e cila do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin 2025–2026. Volejbollistja korçare do të luajë në rolin e liberos, ku është shquar për shpejtësinë në reagim dhe sigurinë në mbrojtje. Me vendosmërinë dhe përkushtimin e saj, Shaholli sjell qetësi dhe stabilitet në prapavijën bardhekuqe, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për balancën e skuadrës. Pas largimeve të shumta gjatë merkatos, këtë sezon te Skënderbeu do të ketë më shumë hapësirë për lojtare të reja, me të cilat…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, Greqi ku një 40-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën ka katër fëmijë, dhe më pas u arratis. Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas shqiptari, dyshohet se goditi bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare, me thikë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit. Policia greke po vijon kërkimet për autorin. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen…

