Author: Kolibri 4
Një tjetër ditë tragjike për median ndërkombëtare në Rripin e Gazës. Një gazetare 33-vjeçare, e cila punonte si freelance për Associated Press (AP) dhe disa media të tjera, u vra sot gjatë bombardimit izraelit mbi Spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të enklavës së rrethuar. Së bashku me të, humbën jetën edhe katër gazetarë të tjerë – mes tyre reporterë dhe fotografë nga Reuters, Al Jazeera dhe media vendase. Autoritetet shëndetësore raportojnë se sulmi ajror shkaktoi dhjetëra viktima gjithsej. E diplomuar në Universitetin Al-Aqsa, ajo kishte nisur karrierën si gazetare në vitin 2015. Ditët e fundit ishte vendosur pranë…
Alma Qeramixhi, një nga atletet më të shquara të Shqipërisë, ka lënë pas një trashëgimi të paharrueshme në sportin shqiptar. E njohur kryesisht për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992, Alma shquhej në heptathlon dhe disa disiplina të tjera të atletikës, ku vendosi edhe rekorde kombëtare. Përkushtimi dhe pasioni i saj për sportin kanë shërbyer si frymëzim për breza të tërë sportistësh të rinj. Trashëgimia e saj nuk matet vetëm me medalje apo rekorde, por edhe me ndikimin që la në komunitetin e atletikës shqiptare, duke mbështetur dhe inkurajuar rininë drejt sportit. Alma Qeramixhi mbetet…
Skënderbeu konsiderohet nga të gjithë si ekipi favorit për të fituar kampionatin në Kategorinë e Parë, por drejtuesit e klubit korçar nuk janë ende të bindur se ekipi është i kompletuar dhe po punojnë fort në merkato. Në pritje që të sqarohet e ardhmja e sulmuesit Bismark, Skënderbeu ka bërë një goditje të madhe në mbrojtje, edhe me këmbënguljen e trajnerit Gjoka. “Superliga shqiptare fan club” mëson se presidenti Ardjan Takaj ka gjetur marrëveshjen me qendërmbrojtësin polak Jan Sobocinski, lojtar me CV të nivelit të lartë, një luks edhe për Kategorinë Superiore në Shqipëri. 26-vjeçari është rritur tek LKS Lodz…
Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat e bashkive Korçë dhe Maliq, për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën dhe disa kategori të gjimnazit, të cilët përfitojnë librat falas. Procesi po zhvillohet në mënyrë të organizuar dhe pritet të përfundojë brenda ditëve në vijim, duke siguruar që çdo nxënës të ketë librat e nevojshëm para fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas distributorit Musa Manka, të gjitha tekstet kanë mbërritur në shkolla, përveç atyre të gjuhës frënge, të cilat pritet të arrijnë gjatë kësaj jave. Prindërit ftohen të paraqiten pranë shkollave për të marrë…
Shkolla nëntëvjeçare “5 Dëshmorët” në fshatin Polenë të Korçës nuk do të hapë dyert këtë vit shkollor, pasi në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë fëmijë të regjistruar. Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Korçë – Pustec ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e shkollës, ndërsa Këshilli Bashkiak i Korçës ka nisur një konsultim publik me banorët e fshatit, që më pas do të dërgohet për miratim në Ministrinë e Arsimit. Banorët thonë se fshati nuk ka më fëmijë në moshë shkollore, ndërsa ata që janë i dërgojnë në institucione arsimore jashtë Polenës. Ndërkohë, godina e shkollës dhe zona përreth prej…
Fshati Voskopojë i Korçës është një destinacion i veçantë për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë një përvojë ndryshe. Ky fshat, i njohur për natyrën e tij të bukur, ajrin e pastër dhe trashëgiminë kulturore, ofron mundësi për të vizituar kishat e lashta, rrugët e kalldrëmta dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Turistët e huaj, të orientuar përmes guidave, vizitojnë monumentet e kulturës dhe zonat natyrore, duke përjetuar një përzierje unike të historisë dhe traditës. “Ne vijmë nga Igumenica e Greqisë dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Jemi mahnitur nga kishat e Voskopojës dhe plani ynë është të…
Këshilli i Qarkut Korçë ka nisur regjistrimet për projektin e ri “20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë”, një iniciativë që synon të certifikojë të rinjtë e interesuar në fushën e turizmit lokal. Projekti realizohet në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe përfshin një kurs tremujor të akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Arsimit, i cili do të mbulohet plotësisht financiarisht nga Këshilli i Qarkut. Të rinjtë që do të përzgjidhen do të trajnohen për udhërrëfyerinë lokale, ndërsa më të mirët do të kenë mundësi edhe për të zhvilluar idetë e tyre në turizmin lokal. Aplikimet online…
Mesfushori korçar, ish-lojtar i Skënderbeut, Dean Liço, ka lënë gjurmë në kampionatin turk duke shënuar një gol të rëndësishëm me fanellën e Bolusporit. Futbollisti 26-vjeçar, i cili është rritur te akademia e Skënderbeut dhe ka bërë emër në futbollin shqiptar, po tregon se eksperienca e tij jashtë vendit po jep rezultat. Realizimi i fundit konfirmon formën e mirë që po kalon lojtari, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik dhe mbështetjen e tifozëve. Ky gol është një sinjal i qartë se Liço pritet të ketë një sezon të suksesshëm me Bolusporin, duke qenë një nga…
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet ndër më të preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Pamja mbresëlënëse dhe ujërat e kristaltë që të ofron liqeni e bëjnë Pogradecin një atraksion turistik për t’u vizituar. Kryeministri Edi Rama ndau një video nga lindja e diellit në Pogradec, teksa e cilëson këtë moment si “pamje magjike”. Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit. I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci…
Qarku i Korçës pritet të ketë një ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa orët e mesditës do të shoqërohen me kalime vranësirash të lehta. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, duke mbetur tipike për fundgushtin, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Korçë – Në qytet moti parashikohet kryesisht i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30°C, ndërsa ajo minimale zbret në 16°C. Maliq – Zonat fushore të Maliqit do…

