Author: Kolibri 4
Në një seri ngjarjesh të fundit në qarkun e Korçës, policia ka ndërmarrë veprime të shumta për shkelje të ndryshme ligjore. Në Maliq, shtetasi K. G., 31 vjeç, u ndalua pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur vegla pune në banesën e një 67-vjeçari. Në Korçë, një 17-vjeçar u ndalua për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një vajzë 13-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi A. S., 35 vjeç, u procedua për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, ndërsa specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor…
Në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Voskopojë- Korçë ku humbi jetën shtetasja A. D., 53 vjeçe, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit. I ndaluari është shtetasi F. H., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se përplasi me makinë viktimën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut ka shtuar një tjetër emër në radhët e saj për sezonin e ri. Volejbollistja Kela Nako do të jetë pjesë e ekipit korçar, duke sjellë siguri dhe qetësi në lojën e skuadrës. Trajnerët e vlerësojnë praninë e saj në fushë si një mbështetje të fortë për grupin dhe një shembull të disiplinës sportive. Ky sezon do të ketë një risi për Skënderbeun, pasi pjesa më e madhe e afrimeve janë lojtare prodhim korçar. Për Nakon, por edhe të tjera volejbolliste të reja, pritet më shumë hapësirë në lojë. Për dy arsye kryesore: së…
Një 40 vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë së Korçës për vajzën e saj të larguar nga banesa, ndërkohë që ditën e sotme policia ka arrestuar një 17 vjeçar me akuzën e marrëdhënies seksuale me 13 vjeçaren. Burime të siguruara thanë se pranë oficerëve të policisë gjyqësore, të rinjtë që i përkasin komunitetit rom kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dy palëve. Megjithatë për shkak të moshës së vajzës policia nuk e ka marrë parasysh deponimin e tyre por ka kryer arrestimin me iniciativë të 17 vjeçarit me inicialet F.T ndërkohë që prokuroria e Korçës…
Këshilltari i pavarur në Këshillin Bashkiak të Korçës, Klajdi Pllaha, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e disa godinave të amortizuara në qytet, të cilat sipas tij përbëjnë rrezik serioz për komunitetin. “Në këtë periudhë aksionesh nga IKMT më lind një pyetje: a nuk duhet shteti (IKMT / Bashkia) të ndërhyjë në godinat e amortizuara që përbëjnë rrezik për qytetarët?”, shkruan Pllaha. Ai thekson se këto godina, edhe pse private, në momentin që kthehen në kërcënim për fëmijët që luajnë pranë tyre, kalimtarët apo makinat e parkuara poshtë, “nuk mund të lihen më në këtë gjendje”. Pllaha ngre shqetësimin edhe për…
Instituti Meteorologjik parashikon që moti në qarkun e Korçës gjatë ditës së sotme do të jetë përgjithësisht me kthjellime në orët e paradites, ndërsa pasdite priten vranësira kalimtare dhe reshje të izoluara shiu në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 14°C në mëngjes deri në 28°C në mesditë, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Korçë: Moti parashikohet i kthjellët paradite, me temperatura nga 15°C deri në 26°C. Pasdite vranësira të lehta. Pogradec: Ditë me diell dhe temperatura të larta, që do të arrijnë deri në 28°C. Në mbrëmje freskon, duke zbritur në 16°C. Devoll:…
Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Korçës ka nisur pajisjen e laboratorëve të shkollave me kompjutera të rinj. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të mësimdhënies dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për nxënësit që të mësojnë, të krijojnë dhe të përqafojnë botën e teknologjisë. Nisma e ndërmarrë nga Bashkia Korçë po zgjerohet çdo ditë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, me synimin që teknologjia dhe inovacioni të bëhen pjesë e pandarë e procesit mësimor. Në këtë mënyrë, fëmijëve u jepet mundësia të përgatiten më mirë për sfidat e së ardhmes. Korça,…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin Voskop–Korçë, ku një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake, viktima po udhëtonte me biçikletë në drejtim të Korçës, e ngarkuar me prodhime bujqësore, kur u godit nga pas nga një mjet në lëvizje. E plagosur rëndë, ajo u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor dhe fakti që biçikleta nuk kishte pajisje sinjalizuese kanë vështirësuar dukshmërinë për drejtuesin e mjetit.…
Sot, më 26 gusht, përkujtojmë ditëlindjen e Shenjtes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu, e cila erdhi në jetë më 26 gusht 1910 në Shkup. Me origjinë shqiptare dhe me shpirt të madh shërbimi, ajo u bë simbol i dashurisë, mëshirës dhe përkushtimit ndaj njerëzve më të varfër e më të braktisur të botës. Jeta e saj u bë dëshmi e gjallë e besimit dhe sakrificës. Në Kalkutë të Indisë, ku kaloi shumicën e jetës së saj, themeloi Urdhrin e “Misionarëve të Bamirësisë”, i cili sot vazhdon misionin e shenjtë në mbarë globin. Për veprën e saj, Nënë Tereza u nderua me…
Në Bashkinë e Devollit janë emëruar drejtuesit e rinj pas dorëheqjeve të nënkryetarëve dhe administratorëve.Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha janë caktuar si nënkryetarë të rinj të bashkisë. Në njësitë administrative, Marjol Babi rikthehet në drejtimin e Njësisë Miras, Riku Hysi në Njësinë Qendër, ndërsa në Hoçisht është emëruar Jonida Temo. Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave vendore, ndërkohë që në bashkitë e tjera të qarkut emërimet priten në ditët e ardhshme.

