Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dy gola, VAR dhe karton i kuq! Laçi mposht Skënderbeun, 3 pikë e largojnë nga zona e ftohtë

    Korçë February 10, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fillimisht ishte Bullari që shënoi me kokë, më pas Melo që vulosi takimin në limitet e kohës së rregullt. Skënderbeu luajti me një lojtar më pak nga minuta e 59-të, pasi Rashica u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR.

    Pas 24 javës, Laçi merr vendin e gjashtë me 27 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbyll renditjen me 20 pikë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR

    SKËNDERBEU 0-2 LAÇI

    41′ Bullari, 86′ Melo

    NGJARJET KRYESORE

    90+7′ Mbyllet ndeshja.Laçi mposht Skënderbeun me rezultatin 0-2.

    90+2′ Bismark pranë golit të nderit. Është portieri Molla që e ndal.

    86′ GOOOL! Skënderbeu 0-2 Laçi/ Miqtë shënojnë golin e qetësisë me Melon.

    85′ Bajraktari merr vendin e Bibos te Laçi.

    83′ Largohet Shaqe te Skënderbeu dhe aktivizohet Proscinski.

    82′ Melo humbet mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat. Sulmuesi nuk preferon pasimin dhe goditja e tij përfundon jashtë.

    79′ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.

    79′ Bullari largohet nga Laçi duke i lënë vendin Ballhysës.

    75′ Alia kontrollon topin e harkuar. Vendasit dhe pse me 10 lojtarë nuk tërhiqen duke provuar golin e barazimit.

    73′ Largohet Balaj dhe aktivizohet Nikaj te Skënderbeu, po ashtu Estrela i lë vendin Sabos.

    67′ Radha e Bismark për të shfaqur rrezik. Goditja e tij me kokë përfundon mbi kuadrat.

    65′ Balaj gjuan në zonë, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme. Gjithçka rinis nga portieri i Laçit.

    59′ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë fillimisht për faull. Më pas VAR ndërhyn dhe pas rishikimit të rastit i jepet karton i kuq.

    57′ Dalje e gabuar nga portieri Molla pas harkimit nga goditja e këndit. Skënderbeu nuk shfrytëzon topin në zonë.

    51′ Melo tenton golin nga goditja e dënimit. Sfera përfundon ngjitur me shtyllën.

    51′ Paulo Zhunior ndëshkohet me karton të verdhë te Laçi.

    49′ Skënderbeu qëndron në mesfushën kundërshtare. Aksionet e krijuara nuk konkretizohen me gjuajtje në kuadratin e mbrojtur nga Molla.

    46′ Nis pjesa e dytë. Frenklin i lë vendin Lukuinjas te Skënderbeu.

    45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Laçin.

    45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

    41′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Laçi/ Laçi gjen avantazhin me Bullarin, i cili dërgon topin në rrjetë duke gjuajtur i pashqetësuar në zonë.

    37’ Kleandro Lleshi humbet mundësinë e artë. Goditja e lojtarit të Laçit devijohet në këndore.

    33’ Akordohet faull për Skënderbeun pranë zonës. Mënyra si u ndal Rashica nga Manellari u konsiderua e parregullt. Goditja e Estrelës ndalet nga muri mbrojtës.

    30’ Kundërsulm i Skënderbeut. Rashica avancon me topin përpara, por nuk shërben si duhet pasimin e fundit.

    31’ Laëi zbret në mesfushën e vendasve me Tresën që fillimisht pason Bullarin. Ky i fundit gjen Prodanin, që nuk kroson si duhet.

    30′ Krosim i gabuar nga Kurti në mesfushë. Topi kontrollohet nga Alia.

    25′ Mungojnë goditjet. Dhe pse skuadrat qarkullojnë topin, aksionet nuk testojnë portierët.

    20’ Shaqe i pason Bismark në zonën e Laçit, por sulmuesi nuk godet si duhet. Rasti kthehet në rrezik pasi topi shkon te Balaj. Goditja e këtij të fundit me kokë përfundon jashtë.

    15′ Minuta të qeta për të dyja skuadrat. Laçi mundohet të ketë kontrollin e topit.

    12′ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë për faull.

    5′ Laçi sërish pranë golit. Është Alia që pret topin e goditur nga Manellari.

    1′ Rast i pastër për Laçin që në fillimin e sfidës. Goditja e Tresës ndalohet nga Alia.

    1′ Nis me 2 minuta vonesë ndeshja në Korçë. Shkak u bë rregullimi i rrjetës.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Rashica, Dumfur, Estrela, Balaj, Frenklin, Shaqe, Bismark

    Trajner: Ernest Gjoka

    Laçi: Molla, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Kurti, Opeh, Paulo Zhunior

    Trajner: Françesko Moriero

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.