Skënderbeu është pranë nënshkrimit me një mesfushor brazilian, i cili pritet të mbërrijë në qytetin e Korçës ditët në vijim. Burimet tregojnë se futbollisti do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka dhe pritet të bashkohet me ekipin në qendrën stërvitore “Tropikal”.
Zyrtarët e klubit mbeten të rezervuar në dhënien e informacionit për emrat konkretë, ndërsa burimet sugjerojnë se merkatoja nuk do të ndalet këtu. Skënderbeu po vijon punën për të sjellë lojtarë të rinj që të plotësojnë kërkesat e stafit teknik.
Presidenti Ardjan Takaj ka qenë aktiv gjatë këtyre ditëve, duke zhvilluar takime intensive me menaxherët për të garantuar një skuadër kompetitive. Objektivi kryesor i korçarëve mbetet ruajtja e statusit në Kategorinë Superiore pa vështirësi, ndërkohë që përforcimet e reja do të jenë kyçe për të arritur këtë qëllim.
Merkatoja e janarit duket se do të sjellë surpriza për tifozerinë e Skënderbeut, ndërsa klubi vijon të punojë për të forcuar skuadrën.