Author: Kolibri 4
Teksa PS ka shënuar rezultat historik në Qarkun e Korçës duke marrë të gjitha bashkitë duket se edhe trendi i Këshillave Bashkiakë po shkon drejt dominamcës së PS në çdo bashki. Në Korçë, Kolonjë e Pustec diçka e tillë ka ndodhur. PS ka marrë shumicë të cilësuar të votave ndërkohë që kjo pritet të ndodhë edhe në Maliq dhe Pogradec, mbetet ende e paqartë se si është projeksioni për bastionin e djathtë Devollin. KORÇA PUSTECI KOLONJA
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur sanksione administrative për 13 kryetarë bashkish. KAS vendosi gjobë në masën 5 000 lekë ndaj: Fran Tuci, Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz; Andis Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik; Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës; Majlinda Qilimi, Kryetar i Bashkisë Delvinë; Adem Lala, Kryetar i Bashkisë Has; Luiza Mandi, Kryetar i Bashkisë Libohovë; Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak; Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë; Kreshnik Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë; Bardh Spahia, Kryetar i Bashkisë Shkodër; Mark Babani, Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës; Eduard Duro, Kryetar i Bashkisë Devoll dhe Fredi Kokoneshi, Kryetar…
Procesi i numërimit në Bashkinë e Pustecit, i cili në 4 vitet e ardhshme do të drejtohet nga socialisti Pali Kolefski, ka pëfunduar numërimin edhe për këshillat bashkiak. Referuar të dhënave në publikuara në KQZ;
Kolonja ishte një ndër bashkitë e para të qarkut të Korçës ku u shpall si fituese Partia Socialiste, me në krye Erion Isain. Pas mbarimit të numërimit të votave për kryetar bashkie, filloi procesi i numërimit për këshillin bashkiak. Procesi u zhvillua normalisht, nuk pati incidente dhe doli me rezultate të larta për Partinë Socialiste. Në total janë 15 këshilltarë dhe mandatet janë të ndara në këtë formë:
“Faleminderit që me besuat” Ka ardhur edhe reagimi i Ledina Alolli pas humbjes së zgjedhjeve në qytetin e KorçësShihni me poshtë reagimin e saj Bashkëqytetarët e mi! Në momente të caktuara, mirënjohja vlen më shumë se dhe vetë fitorja e një kauze. Përzemërsisht e ndiej veten falenderuese dhe krenare që bashkëpunova me secilin dhe secilën prej jush. Falenderuese për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e opozitës, komisionerët, vëzhguesit, numuruesit dhe bashkëpunëtorët e mi. Mirënjohëse banorëve të njësive administrative dhe qytetarëve të Korçës që hapën dyert e zemrës dhe të familjeve të tyre. Emocione të veçanta kam ndier në çdo ditë…
Mbyllet procesi i numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë. Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërsharin e tij politik. Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu ka fituar me 6.702 diferencë garën ndaj kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Alfred Gega duke marrë kështu një mandat të shtatë në krye të kësaj bashkie. Topçiu ka marrë 13.577 vota, kundrejt 6.875 votave që ka marrë Gega. Entuziazmi në shtabin elektoral të Topçiut ka qenë i madh teksa ky i fundit bëhet zyrtarisht kryebashkiaku më jetë gjatë në vend. Drejtuesi politik i PS në qarkun Korçë, Niko Peleshi, nuk e ka përmbajtur entuziazmin e fitores, teksa është përqafuar me Topçiun, i cili në një moment e ngre në krah ministrin…
Zgjedhjet vendore të fundit në Korçë kanë sjellë një fitore të rëndësishme për Partinë Socialiste dhe një disfatë të thellë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sotiraq Filo, nën flamurin e PS-së, është shpallur si fitues i padiskutueshëm, duke siguruar 60.63% të votave totale, ndërsa Ledina Alolli ka marrë vetëm 39.37% të rezultatit final. Fitoren e Filos e dëshmon popullariteti i PS-së në rajon dhe efektiviteti i strategjisë së tyre të fushatës. PS ka fituar tashmë 56 bashki, duke konsoliduar më tej pushtetin e saj në vend. Fitoren e Filos gjithashtu e konsolidon rëndësia e lidhjes me qytetarët dhe adresimi i shqetësimeve…
Me diferencë të thellë votash, PS ka fituar edhe Bashkinë Korçë. Sotiraq Filo, nën logo e PS ka “rrëmbyer” 20996 vota, përkthyer në 60.63 % të rezultatit total. Nga ana tjetër, Ledina Alolli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 13631 vota ose 39.37 % të rezultatit final, duke mos siguruar shumicën. Korça kthehet në bashkinë e 26 të fituar nga partia në pushtet, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka siguruar vetëm 6 të tilla.
Fituesi i zgjedhjeve vendore më bashkinë Kolonjë, Erion Isai mbajti fjalën para votuesve, i shoqëruar nga drejtuesja e qarkut gjatë zgjedhjeve, Olta Xhaçka Jam shumë krenar që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral”, tha Isai, në mënyrë ironike ndaj opozitës, lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku u qëllua me grushte nga sipatizantë të koalicionti “Bashkë Fitojmë”.

