Author: Kolibri 4

Për të kuptuar se ku shkon babëzia për para dhe mënyra sesi disa njerëz e kërkojnë të mirën materiale, mjafton të bëjmë një xhiro për në Qafë-Thanë. Prej disa muajsh në këtë zonë aksidentet janë bërë shumë të shpeshta dhe kjo ka ngritur alarmin. Shumë shpesh përdoruesit e rrugës janë ankuar për prani vaji në rrugë dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet se serviset dhe karrotrecët e zonës shpërndajnë vaj në mënyrë që të ndodhin aksidente dhe shoferët të shkojnë të kërkojnë ndihmë tek ata. Një qytetar ka sjellë në redaksinë tonë edhe një tjetër pamje, ku vihet…

Read More

Një rekord në këto zgjedhje pritet të jetë dhe rizgjedhja në detyrë e kryebashkiakut socialist të Maliqit, Gëzim Topçiu. Teksa janë numëruar vetëm gjysma e kutive të votimit, Topçiu udhëheq me mbi 600 vota më shumë se rivali i tij i “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega, duke shkuar në këtë mënyrë drejt mandatit të tij të shtatë. Topçiu është zgjedhur për herë të parë në krye të bashkisë së Maliqit kur ka qenë 33 vjeç, dhe tashmë prej 23 vitesh ndodhet në drejtimin e qytetit të tij.

Read More

Kolonja sërish e PS, Xhaçka shpall fitoren krah Erion Isait: Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne, faleminderit kolonjarëve Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai, fitoi edhe një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie. Sipas rezultateve të KQZ Isai fitoi bindshëm përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka shpalli fitoren me kryetarin aktual Erion Isain ku falenderoi të gjithë qytetarët të cilët besuan sërish votën e tyre te Partia Socialiste. “Falënderoj çdo kolonjar e kolonjare që na kanë mbështetur që besuan votën te ne,…

Read More

Ministri i Mrojtjes nëjherësh edhe drejtuesi i qarkut Korçë, Niko Peleshi, ka shpallur fitoren në Devoll të kandidatit të tyre, Eduart Duro. Gjatë fjalës së tij Peleshi falenderoi të gjithë qytetarët që i besuan votën Partisë Socialiste, teksa theksoi se Eduart Duro do të punojë për të gjithë qytetarët njësoj pavarësisht bindjeve të tyre politike. “Jo vetëm në qakrun tonë por në të gjithë Shqipërinë. Devolli sot  tregoi që fitorja ka qenë këtu, ka qenë në zemrën e çdo devolliu. Unë kam patur gjithmonë besim këtë radhë ja dolëm, kanë qenë të gjithë bashkë, një grup i shkëlqyer që u…

Read More

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numeruar. Po as kjo kuti nuk e permbysi rezultatin. E gjithë loja në këtë bashki luhej jashtë kufijve të Shqipërisë. Pra në faktin se sa votues me emigrantë do të sillte secili prej kandidatëve nga Greqia. Pikërisht për këtë u dyshua se me urdhër nga lart policia inskenoi kapjen e tij në flagrancë, për blerje votash. Sipas burimeve diplomatike të konfirmuara dje, nga pikat kufitare me Greqinë kanë ardhur afro 3 mijë…

Read More

Dalin rezultatet finale për Devollin, fiton PS Diferenca 365 vota Eduart Duro: Çdo garë ka emocionet e veta dhe kjo ka qenë gara më e bukur e jetës time, edhe pse më e vështira por gjërat e vështira në fund janë të bukura. Alibia e rivalit tim ishte që bashkinë e kisha të falur por dita e sotme tregoi që populli i Devollit na beson. Sot nuk kam fituar unë por Devolli. Unë jam kryetari për të gjithë devollinjtë e do punoj me gjithë devollinjtë.

Read More

Xhakolli e ka mundur kundërshtarin në fshatin e tij Starovë dhe i ka transformuar totalisht rezultatin në njësinë Buçimas duke marrë 1300 vota më shumë se PD. Buçimasi gjithonë ka dominuar e djathta. 50 kuti janë numëruar nga 106. Ka përfunduar njësia administrative Buçimas, njësia Çërravë, njësia Dardhas dhe 1/3 e qytetit. Xhakolli kryeson me rreth 4000 vota plus. Pogradeci, pushim që prej orës 5 të mëngjesit, vetëm një grup numëruesish ka vazhduar deri në 7 të mëngjesit me numërimin e votave. Sipas kryetarit të KZAZ nr. 69 Kleonard Krasta po priten grupet e tjera të punës për të vijuar…

Read More