Author: Kolibri 4

Luçiano Boçi humb edhe në qendrën e vet të votimit Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Bashkinë e Elbasanit ka humbur zgjedhjet edhe në qendrën ku ka votuar vet. Luçiano Boçi ka votuar në qendrën 2370 dhe aty ka rezultuar fitues kandidati socialist Gledian Llatja me 53 vota ndërsa vet Luçiano Boçi ka marrë vetëm 46 vota.

Read More

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga kandidatija e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Korçë, Ledina Alolli, në lidhje me praninë e punonjësve të administratës pranë qendrave të votimit, duke intimiduar votuesit. Policia njofton se kandidatja Alolli është thirrur në polici për t’u pyetur në lidhje me pretendimet e saj. Gjithashtu policia ka reaguar dhe në lidhje me videon, ku deputeti i PD-së Edmond Spaho kap nga krahët brenda një qendre votimi në Maliq. Edhe për këtë rast është thirrur deputeti për të dhënë sqarime në polici, ndërkohë që po vijon puna nga grupi hetimor për…

Read More

Numër i ulët i pjesëmarrësve në votime në rang qarku. Deri në këto momente KQZ ka dalë me këto shifra, të orës 18:00 Ora 18:00 – Qarku Korçë Bashkia Korçë – 30.76% Bashkia Pogradec – 36.50% Bashkia Devoll 48.93% Bashkia Pustec – 50. 19% Bashkia Kolonjë 38.23% Bashkia Maliq – 41.38%

Read More

Vota fuqia e zgjedhësve sot, Gëzim Topçiu thirrje banorëve të bashkisë Maliq të dalin masivisht në votime. Kryetari i bashkisë Maliq dhe njëherazi kandidat i PS nē këto zgjedhje vendore, u ka bërë thirrje banorëve të kësaj Njësie Administrative të dalin masivisht në votime për të ushtruar fuqinë e të drejtës së tyre. “Vota është fuqia e gjithësecilit prej nesh për të vendosur të ardhmen! Ftoj të gjithë qytetarët e Bashkisë Maliq të dalin masivisht në votime dhe me vullnetin e tyre të lirë të zgjedhin drejtuesin e 4 viteve të ardhshme. Kjo ditë duhet të jetë ditë qytetarie europiane…

Read More

Qytetarët e Devollit të gjithë drejt kutive të votimit. Të paktën sipas të dhënave të deritanishme rezulton që pjesëmarrja të ketë kaluat 38% sa dyfishi i pjesëamrrje kombëtare e cila është mbi 26 %. Duket se gara e Devollit është më e forta në juglindje të vendit pasi të dy kandidatët kanë punuar fort. Me një pjesëmarrje të tillë është e vështirë të dallosh fituesin, por e sigurtë është që kandidaturat do të ndahen shumë ngushtë.

Read More

Lidhur me incidentin e ndodhur në Zvezdë ka reaguar kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu. Në një intervistë për RTSH Korçë Topçiu u shpreh:“Sapo na kanë dërguar një video në rrjetet sociale ku ka patur një incident midis deputetit Edmond Spaho dhe banorëve në qendrën e votimit në shkollën e Zvezdës. Nuk kemi informacion të mëtejshëm. Ajo çfarë duket në video është një tërheqje, një dhunë që deputeti Spaho ka bërë ndaj një qytetari dhe kjo është për tu çuditur. Ne përsëri bëjmë apel qetësi dhe vetëm qetësi. Ky apel është për të gjithë banorët, edhe për simpatizantët tanë, të…

Read More

Deputeti Edmond Spaho është shfaqur në një nga qendrat e votimit në fshatin Zvezdë, Njësia Administrative Pojan, Bashkia Maliq. Ai është konfliktuar me një votues dhe e ka tërhequr për krahu. Është hera e dytë që deputeti krijon situata provokuese me votuesit.

Read More

Erion Isai: Më vjen keq që të flas për diçka të tillë por siç thotë populli kur gjarprit i vjen ngordhja del në rrugë. Më vjen turp që kjo situatë u duk sikur po xhirohej filmi “Kanan Tafili”. Më kishte e ftuar e zonja e lokalit në Qafzez për të pirë një kafe dhe ndenja shumë pak aty. Më vjen keq për incidentin e ndodhur dhe se kur të kërkohet në google “Kolonja” do dalë dhe kjo histori e shëmtuar. Nuk dua të viktimizohem as të gjej të dhunuarin. Ngjarja është e turpshme sepse fushata ka qeneëë qytetare. Nervoziteti tregon…

Read More

Shkak për vonesën e nisjes së procesit të votimit në Pogradec është bërë mungesa e prizave në Pallatin e Kulturës. Pajisjet e identifikimit elektronik nuk kanë mundur të vihen në punë duke sjellë pengesa në vijimin e procesit zgjedhor. Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e…

Read More

Kolonjë: Goditet kandidati i Ps Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam. Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Kolonjë, ku u dhunua kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai, nga informacionet e para bëhet me dije se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së…

Read More