Author: Kolibri 4

Vetëm pak orë para nisje së procesit të votimit për kryebashkiakët rinj është dhunuar kandidati i PS-së Erion Isai, nga simpatizantë të koalicionit Bashkë Fitojmë, ku prezent ka qenë edhe kandidati i kësaj force Ethem Lumani. Sipas informacioneve mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Esmeraldo Kacolli që dyshohet se është dhe personi që goditi Isain dhe është proceduar penalisht Xhemal Kalo për pengim i qarkullimit te mjeteve. Raportohet se për shkak të goditjes Isai ka një frakturë të lehtë në pjesën e hundës pas përplasjeve që mund të ketë pasur me simpatizantët e koalicionit të Bashkë Fitojmë.…

Read More

Ndryshohen nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” kryetarët dhe sekretarët e komisioneve në qendrat e votimit për qarkun e Korçës. Kur kanë mbetur më pak se 15 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, burime nga 7 KZAZ -të e Qarkut Korçë, bëjnë të ditur se në momentet e fillimit të shpërndarjes se materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit, ka pasur ndryshime të shumta për kryetarët dhe sekretarët e QV-ve të cilët janë propozuar nga koalicioni Berisha-Meta. Sipas të dhënave, në disa prej rasteve bëhet fjalë për dorëheqje dhe mos paraqitje të tyre në KZAZ, për…

Read More

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit O. H., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. R., 50 vjeç, banues në fshatin Gështenjas,…

Read More

Dy fjalë për këto qenie të neveritshme, që as gomari nuk i konkurron dot. Opinion nga Brizida Gjikondi Nuk kam dashur të përzihem në këtë fushate zgjedhore, por dua të tregoj personalisht një histori të neveritshme të politikes shqiptare. Jeta ime ndahet mes Tiranës dhe Maliqit, ose saktësisht Kolanecit, fshat malor dhe pjese e Bashkisë Maliq. Nëna ime Tamara është me origjinë nga Kolaneci, kurse im atë është nga Lumi i Vlorës, pjesë e Bashkisë Himare. Gjyshi nga nëna është Teki Kolaneci, ndarë nga jeta pa bërë 50-vjeç, në 1964 e largët, kurse gjyshi nga im atë është Alem Sefer…

Read More

Ky është orteku i të rinjve, Gëzim Topçiu mbyll fushatën elektorale në Maliq. Në mbyllje të fushatës elektorale, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, njëherazi kandidat për një mandat tjetër, ka dhënë mesazhin e mbështetjes në një takim me të rinjtë në Maliq. “Ky është orteku i të rinjve të Bashkisë Maliq! Shumë faleminderit për përmbylljen kaq fantastike të fushatës sonë! Ju jam mirënjohës gjithë qytetarëve të Njësive Administrative Maliq, Libonik, Pojan, Vreshtas, Pirg, Gorë dhe Moglicë për këtë fushatë kaq civile, qytetare e plot vlera europiane. Fitore! Fitore për të mirën e të gjithë banorëve të Bashkisë Maliq pavarësisht…

Read More

Kryetarja e Partisë Demokratike dega Klos ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë duke kryer blerje vote kundretj parave. Sipas burimeve pranë komisiariatit Klos ndodhet e shoqëruar në dhomat e këtij institucioni bashkë me një grua tjetër në profesion mjeke. Ky është rasti i dytë që arrestohen zyrtarë për blerje vote, pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri në Himarë.

Read More

Kryebashkiaku i Kolonjës, njëkohësisht dhe kandidat për kryetar bashkie, Erion Isai, po vazhdon turet e veta të takimeve elektorale. Ditën e djeshme, gjatë një këndi fjale në një fshat të Kolonjës, Erioni debaton me një zonjë të pranishme aty. Zonja në fjalë e ndërpret gjatë fjalimit ku shprehet “Të mos ua shesë qytetarëve këto dokërra”. Këto fjalë e kanë acaruar Erionin i cili i është kthyer me kërcënime votueses, “Je zonjë se do të kisha thënë një fjalë që të mos dilje në fshat për dy javë, por ulu aty”. A është i hijshëm ky fjalor nga ana e Erionit…

Read More

Një grua ka plagosur me thikë burrin e saj në Paskuqan pas një konflikti të çastit. Si pasojë 25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë dëshmisë së saj në Polici gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj është shprehur se do të votonte për Partinë Demokratike, ndërkohë që prej disa ditësh i kishte kërkuar që të mos votonte fare. Për shkak të agravimit të…

Read More