Author: Kolibri 4
Ndërsa janë numëruar rreth një e katërta e kutive, kandidatët e maxhorancës socialiste duken në avantazh në 54 bashki të vendit ndërsa opozita udhëheq në shtatë bashki të vogla. Bashkitë kryesore të vendit, përfshirë ish-bastionet e opozitës si Kamza, Shkodra, Dibra e Lezha janë duke anuar nga kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës ndërsa numërimi vijoi gjatë orëve të natës. Shkodra, bashkia që pati refuzuar kryebashkiak socialist edhe në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, kur fituesi i PS rezultoi i dënuar për drogë, kësaj here duket se po zgjedh me një ortek votash kandidatin Benet Beci…
Kandidati i Partisë Socialiste Pali Kolefski ka fituar me 1374 vota në total, ndërsa kandidati Pandi Jani nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 731. Diferenca mes dy kandidatëve është 634 vota. Pusteci është bashkia e katërt që i kalon Partisë Socialiste pas Kamzës, Elbasanit dhe Vorës.
Alfred Gegën nuk e duan të shtëpisë Në qendrën e votimit ku Alfred Gega ka votuar në njësinë administrative të Pojanit ka humbur me – 50 vota përballë Gëzim Topciut. Diferenca momentalisht është e madhe çka po vulos fitoren e padiskutueshme të kryebashkiakut më jetëgjatë në Shqipëri
Përfundon numërimi në Kolonjë Isai 3873 (65%) / Lumani 2150 (35%). Ky është rezultati i suksesshëm i Erion Isait, i cili do të drejtojë Kolonjën për 4 vitet e ardhshme. Përballë tij ishte Ethem Lumani i cili gjeti veten 35% të mbështetjes elektorale ndërkohë që vlen të riktheksohet incidenti i ndodhur në Qinam para dy ditësh, ku Isai u dhunua nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave, teksa janë hapur edhe tre kutitë e para në Pustec. Deri tani kandidati i cili rezulton të ketë marrë shumicë votash është ai i Partisë Socialiste, Pali Kolefski. Ndërkohë, vlen për tu theksuar se Bashkia e Pustecit para aplikimit të votimit elektronik në vendin tonë ka qenë Bashkia e parë e cila jepte rezultatin e zgjedhjeve. Kutia e parë Pali Kolefski: 198 vota Pandi Jani: 68 vota Kutia e dytë Pali Kolefski: 182 vota Pandi Jani: 28 vota Kutia e tretë Pali Kolefski: 203 vota Pandi Jani: 166 vota
Elbasani duket se po shkon drejt zyrtarizmit të kryebashkiakut të ri, kandidatit të PS Gledian Llatja, tashmë me një mandat të dytë, duke siguruar 55.18% të votave nga numërimi elektronik i 152 qendrave të votimit, nga 224 në total. Po kështu ka dalë edhe ruloti paraprak për këshillat bashkiakë. Sakaq, nga numërimi i votave në 150 qendra votimi, nga 224, PS ka marrë 28 mandate, BF 13 mandate, PD 7 mandate, dhe me nga 1 mandat PSD, PDIU dhe PGJ. Më poshtë tabelat përkatëse, me mandatet dhe emrat e fituesve për secilën parti:
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të kalojë në rivotim si kryetar i Partisë Demokratike (Të rithemeluar) nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki. Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të mbajë përgjegjësi, siç ka deklaruar vetë. Ai tha se sipas ndryshimeve të statutit të PD-së, kryetari shkarkohet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe kalon automatikisht në rivotim nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore. Pyetje: Megjithëse në statut nuk është parashikuar, ju jeni shprehu se do të mbani përgjegjësi nëse nuk arrini të merrni 50 bashki. A do të mbani përgjegjësi? Berisha: Kam deklaruar që statuti do të…
Fillon procesi i numërimit në Bashkinë Pustec, ku janë numëruar 2 kuti nga 8 QV që janë në total. Kutia e parë: Kutia e dytë: Shtohet diferenca me 150 vota të tjera për Pali Kolefskin, i cili shkon në 339 vota të numëruara.
Ish-kryeministir Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme ku ish-kreu i komunës në Shëngjin, Salvador Kaçaj, u bllokua në rrugë nga dy automjete me xhama të zinj. Sipas Berishës Kaçaj në atë moment në automjet ndodhej me djalin e tij, ndërkohë falë manovrës që shoferi i tij bëri, arritën t’i shpëtojnë atentatorëve të cilët sipas ish-kryeministrit kanë qenë të porositur nga kryeministri Edi Rama dhe Pjerin Ndreu. Ndër të tjera ish-kryeministri tha se ky akt i rëndë kriminal për ekzekutimin e Kaçajt është bërë edhe në bashkëpunim me…
Partia Socialiste fitoi Bashkinë e Elbasanit, teksa qytetarët i besuan një mandat të dytë Gledian Llatjas. Votimi në Elbasan u krye me elektronikë, dhe rezultati doli menjëherë pas mbylljes së procesit. Megjithatë ky proces u shoqërua me problematika. Gjatë mëngjesit pati raportime se vota e qytetarëve i shkonte vetëm një kandidati, pavarësisht se kë votonin. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai ngre akuza lidhur me votimin elektronik në Elbasan. Reagimi i plotë i Tedi Blushit: Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i…

