Author: Kolibri 4
DVP Korçë Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës, 5 emigrantë të paligjshëm, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 10”. Si rezultat i këtij…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin komunikonin për shit-blerje votash. Arrestimi i shtetasit me ininciale K.A, benues në Tiranë si dhe procedimi i Agron Duros ka ardhur pas publikimit të një video ku këta shtetas dëgjoheshin teksa bënin pazare për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë. Ditën e djeshme gazeta “Tema”publikoi një video ku shtetasi i identifikuar si Agron Duro, po komunikonte me korrdinatorin e ish-LSI tani Partia e Lirisë për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150…
Rreth 8 milion rasat Korani janë hedhur në 5 vitet e fundit në ujërat e liqenit të Pogradecit. Një pasurim i tillë i liqenit arrihet falë inkubatorit të rritjes së rasatit në Lin të Pogradecit. Ky inkubator është i vetmi në pellgun e liqenit të Ohrit i cili është funksional. Prej po kaq vitesh pala maqedonase nuk bën pasurim të liqenit me asnjë lloj specie peshku. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli bën me dije se së shpejti do të zbatohen disa projekte të tjetra që synojnë mbrojtjen e ujërave të liqenit të Pogradecit, ndërtimin e moleve…
Termoizolimi, projekti kallf dhe i parealizueshëm për Korçën, si dhe 600 pallatet e kandidates. Drejtuesi i projektit të Termoizolimit të Banesave, financuar nga BE, në një vend anëtar të BE, më shpjegoi shkurtimisht pse ky projekt në Korçë është i pamenduar, i pastudiuar, një mashtrim elektoral nga një parti dhe kandidate shterpë dhe pa ide.(Specialisti ka patur rastin, që me mua të ketë qenë 2 herë në Korçë, jo për fundjavë, por për punë.) Shkurtimisht:Në Korçë, në vija të trasha, ka 3 tipologji godinash (banesash kolektive / pallate): Kujdes! Nuk mund të termoizolohen të treja tipologjitë e pallateve në Korçë,…
NJOFTIM PËR SHTYP Berisha: Këto janë zgjedhje për fatin e demokracisë, refuzoni takimet me kandidatët e bodrumeve Katër ditë na ndajnë nga dita që ne me votën tonë do firmosim në një mision historik, ndryshimin e madh. Do firmosim fitoren e Ledina Aliollit, do firmosim fitoren e pluralizmit, do firmosim rikthimin e lirisë dhe dinjitetit.Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj.Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet…
Qafë Thanë Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj gjermane ka ndodhur disa minuta më parë. Trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital. Policia në vendngjarje. Ky është aksidenti i 6 për sot në aksin Pogradec-Prrenjas. Trajleri ka qenë duke zbritur Qafë Thanën kur ka rrëshkitur dhe ka goditur mjetin e vogël.
Turi i takimeve të PS dhe kandidatit të saj në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit vijoi nga Selaniku. Në një takim me emigrantë korçarë që jetojnë e punojnë atje, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, bëri paralelizmin e krijimit të kushteve për të rinjtë që gjejnë në Korçë të njëjtat programe studimi në teknologji njësoj si në Selanik. Më tej ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi se në Selanik është një takim i rëndësishëm i fushatës për vetë faktin se korçarët që punojnë e jetojnë në Selanik kanë një kontribut jo të vogël në shndërrimin e Korçës. Sipas Peleshit,…
Ormani një tjetër fshat me projekt investimesh në bashkinë Maliq, tani sistemim-asfaltim i rrugëve brenda fshatit. Në fshatin Orman të bashkisë Maliq është hapur edhe një kantier tjetër pune për sistemim -asfaltim të një prej lagjeve të këtij fshati . “Pas furnizimit me ujë të pishëm 24-orë, rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza , asfaltimit të rrugës kryesore Orman -Rëmbec dhe urës mbi lumin Devoll, ky është projekti radhës i Bashkisë Maliq”-njofton kryebashkiaku Gëzim Topçiu.
Nami! – 5 aksidente brenda orës Një tjetër aksident është shënuar në afërsi të fshatit Piskupat në aksin nacional Pogradec – Përrenjas Një automjet tip Mercedes Benz është përplasur me një kamion, ku të plagosur kanë ngelur 3 persona
Pogradec-Prrenjas Të paktën 4 aksidente janë shënuar në minutat e fundit në këtë aks rrugor. Dy mjete janë përplasur në Pojskë të Pogradecit, një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë dhe dy mjete janë përplasur në afërsi po në Qafë Thanë, tjetër aksident është shënuar edhe në afërsi të Prrenjasit mes 1 autoveture dhe 1 kamioni. Dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

