Author: Kolibri 4
Ledina Alolli, kandidate e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës u shpreh se për vendimmarrjen e saj pas 14 Majit do të aplikohen referendumet. Në “Çim Peka Live”, Alolli tha se edhe vendimi për kullën në qendër të Korçës do ta marrin qytetarët. “Ledina Alolli nesër si kryetare e bashkisë së Korçës nuk i merr e vetme vendimet por do të jenë qytetarët. Ata do të marrin çdo vendim, qoftë edhe për kullën e Korçës. Dhe ajo që dua të theksoj është se modeli që do të sjellim ne nesër do të jetë i ndryshëm nga aktuali se Korça…
Këto nuk janë premtime elektorale, por janë 10 ide për të cilat ne do lobojmë e luftojmë brenda Këshillit Bashkiak. Këto janë 10 kërkesa që ne do çojmë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak. Kjo është kontrata jonë sociale me qytetarët. Ne nuk do jemi Kryetarë Bashkie që të bëjmë premtime por ne dimë se për se dalim në mbrojte të qytetarit. Dikush do thotë se nuk mund të bëni ndryshimin me 2-3 këshilltarë pa marrë shumicën, por këto kërkesa janë aq të drejta për t’u realizuar e aq në shërbim të qytetit sa asnjë Kryetar Bashkie nuk mund të…
Këto fotot e mëposhtme janë sa për ilustrim të situatës së tyre të tanishme, e cila është e mjerë dhe njëkohësisht thirrje (!) për rikthim të rrjedhjes së ujit dhe hijeshisë së tingullit dhe freskisë së tij, për këdo ekzekutiv Bashkiak që do jetë nesër në detyrë. Shënim: përveç çezmës së Papa Llambro Ballamaçit që ende gurgullon nga dherri dhe asaj të Shën Mërisë, të tjerat, Çezmat e Reja, Çezma e Rrotës, e Shetrove, e Bashtës Themistokli dhe e Amzës, sikur i ka pirë kuçedra. Sigurisht që sistemi me ujë të pijshëm 24 orë, për rrjetin qytetas, tashmë merret si…
Tre turistë çekë të bllokuar në malin e Jezercës janë shpëtuar nga Forca Ajrore. Helikpoteri Cougar dhe efektivët e misionit SAR sapo janë njoftuar janë nisur në kërkim të tyre. Fatmirësisht trustët janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po ndihmohen nga efektivët.
Çulin nuk e duroj dot. Sidomos kur ulem për kafe nga Pazari, fillon dhe flet pa pushim e bëhet i bezdisur. Vjen era raki, disa herë i palarë, kërkon lëmoshë. Sot isha shumë i lodhur, po ecja në pedonale dhe pashë Culin që po kërkonte cigare. Unë nuk e pi duhanin por vendosa t’i merrja dikujt që po pinte kafe në Irish Pub e t’ia jepja. Po kërkonte pa thirrur, i qetë, nuk ishte llafazan, ishte i larë, si tjetër njeri sot. Shkroi: Xhensil SHKËMBI
Sopranoja e mirënjohur, Arlinda Morava dhe 13 instrumentistë nga vende të ndryshme të botës u ngjitën në skenë në një koncert emocionues, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Për artisten me origjinë korçare, ky koncert i ka kujtuar asaj se sa shumë i mungon skena shqiptare. Ndërsa muzikologu Pandi Bello tha se nuk është e lehtë të sjellësh në një formacion harqesh, instrumentistë që vijnë nga shumë vende të ndryshme, për të luajtur pjesë të autorëve me të njohur të muzikës klasike. Lorenc Radovani ka një meritë jo të vogël, pasi ja ka dalë të përshtatë për këtë formacion…
Shikoni çfarë më shkruan kjo “akademikja” pa frena dhe pa vetpërmbajtje Suela Dinellari, por edhe pa dije mbi postin për të cilin po kandidon. Kjo që flet për Taksa, ndërkohë që janë tarifa ato të pastrim-gjelbërimit. Kjo që merret me fshesaxhiun që fshin rrugët në orën 4 pa 20 pasdite, ndërkohë që sipas kësaj duhet të fshinte në orën 8 të mëngjesit. Kjo, kreu i PL-së, i listës së femrave në Këshillin Bashkiak. Kjo arrogante që teksa u mbyt me gafat që shkruan publikisht, na u revoltua çupa dhe na u rebelua, sepse një qytetare ja vuri në dije gafat…
Ledina Alolli është kandidatja e parë e cila ka pranuar të përgjigjet pyetjeve të Kolibrit.al, në rubrikën e re “3 Pyetjet e Kolibrit”. Në përgjigjet e dhëna ajo është shprehur se për herë të parë në Korçë nje femër do e drejtojë Bashkinë e këtij qyteti. Programi i saj është i qartë mbi mënyrën sesi do të qeveriset qyteti, ku cilëson si më të rëndësishme fokusin në termoizolimi, sektori i punësimit, bujqësisë e të tjera. Sotiraq Filo është i paaftë, i lodhur dhe nuk i sjell risi qytetit thotë ndër të tjera Ledina Alolli. Për më tepër, ndiqni videon më…
Ministrja e Punëve të Jashtëme ka qenë pjesë e shpalosjes së projektit për rikualifikimin urban të lagjeve historike të Pogradecit. Xhaçka tha se kandidati i PS Ilir Xhakolli është e vetmja mundësi që Pogradeci të vijojë rrugën e zhvillimit. E lumtur që sot gjendem në lagjen e Lasgushit e cila çështje kohe do të transformohet në një destinacion tursitik falë projektit që bashkia ka përgatitur tha Xhaçka. Fnancimi i këtij projekti është siguruar nga KFW-ja gjermane. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet programeve të Ministrisë së Kulturës dhe AZHBR do të asistojmë çdo familje e cila do të marrë përsipër të…
Sot, pas dy vitesh organizim, greva dhe protesta të shumta, arritëm firmosjen e Kontratës Kolektive mes Sindikatës së Punëtorëvë të Fasonerive dhe kompanisë Toni Oil. Kjo kontratë vjen në një moment kyç të historisë sonë, ku me mijëra punëtorë po largohen nga vendi si pasojë e pagave të ulëta, kushteve të këqija të punës dhe shfrytëzimit çnjerëzor në punë. Kjo kontratë është produkt i ngulmimit, disiplinës dhe vullnetit të punëtorëvë të fasonerive për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Organizimi i punëtoreve të fasonerive në Bilisht është i hershëm dhe konstant ndër vite,…

