Author: Kolibri 4
Ministrja e jashtme, njëkohësisht deputete në qarkun e Korçës ka qenë aktive ditët e fundit në fushatën elektorale. Olta Xhaçka pas Pogradecit ka vendosur të shkojë drejt Leskovikut, për të takuar gratë e kësaj zone, të cilat kanë marrë premtimin, i cili mesa duket do të jetë jetëndryshues për ta. Një inkubator i zahireve, i cili do të prekë në rrënjë ekonominë kolonjare duket se është një nga punët e radhës së kryetarit të bashkisë së Kolonjës Erion Isai, i cili ka gjetur mbështetje të gjerë nga qeveria shqiptare dhe vet Xhaçka. Më poshtë, postimi në rrjetin social facebook të…
Pas Korçës dhe Durrësit është radha e Vlorës për stadiumin e ri. Në qytetin bregdetar u zhvillua finalja e prezantimit të projekteve që kërkonin të drejtën e ndërtimit të stadiumit të ri. Projekti fitues është ai i studios belge ndërsa në garë ishin edhe dy studio të tjera. Ajo italiane FUKSAS (Itali) si dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër). Megjithatë, në fund triumfoi XDGA (Belgjikë). Impianti i ri sportiv do të jetë multifunksional, një model i ngjashëm me “Air Albania”, stadiumin e kryeqytetit. Synimi është që stadiumet të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social.
Romeo Xega është i përjashtuar përjetë nga volejbolli për shkak të gjestit të kryer disa ditë më parë, teksa goditi me shuplakë lojtaren e Korça Volley U-18. Ditën e sotme, në një intervistë për mediat korçare ai është shprehur se shuplakën ja ka kërkuar vet volejbollistja, për të rikthyer vëmendjen dhe fokusin në ndeshje. Ai ka vazhduar me tej duke u shprehur se ky sulm është tendencioz ndaj tij Rovena Gengo, lojtarja e dhunuar është shprehur se ndihet e prekur nga ekzagjerimet që media i ka bërë rastit të saj
Ledina prezanton pikat kryesore të programit “Korça në duart e qytetarit”. Nën këtë slogan kandidatja pretendon të kalojë pushtetin në duart e qytetarit. Aja ka krijuar tashmë bazat, organikën dhe vazhdimësinë e punës. “Në 16 vite pushteti të Rilindjes ju jeni mësuar me politikanë që bëjnë fushatë me premtime të mëdha dhe slogane bombastike. Ndoshta për këtë shkak, një pjesë nga prej jush ju duket si fraza e radhës.Sot dua t’ju dëshmoj se slogani im nuk është një frazë boshe, që merr fund kur mbaron fushata elektorale. Për këtë kam ideuar një shpërndarje të pushtetit, duke kaluar nga zyrat pompoze…
Korçë Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit…
Ditën e djeshme “A2CNN” transmetoi pamjet ku trajneri i Korça Volley U-18 dhunonte dy lojtare te këtij ekipi, duke i goditur me shpullë. E menjëhershme ka qenë reagimi i Federatës së Volejbollit, e cila me një shkresë zyrtare ka lajmëruar se ditën e sotme është marrë vendimi për heqjen e licencës përgjithmonë për Romeo Xegën, duke mos e lejuar më të trajnojë ekipe të volejbollit në Republikën e Shqipërisë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Devoll, në afërsi të fshatit Kapshticë. Si pasojë drejtuesi i mjetit ka ngelur i dëmtuar dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës
Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari pjesë e listës së zezë së SHBA-ve, ndërsa i dyti me 5 dosje penale në SPAK, janë bashkuar në një koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke i kthyer këto zgjedhje në një referendum politik kundër qeverisë. Disa nga kandidatët e çiftit politik Berisha-Meta rezultojnë pa diplomë, me diploma false, me shkollim të dyshimtë dhe të skeduar për probleme me drejtësinë. Ku përmendim kandidatin për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili ka pranuar se nuk ka as diplomë pjekurie dhe as diplomë të gjimnazit. Dyshohet mos ketë dhe as diplomë universiteti.…
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 33 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka…
Qafë Thanë/PogradecTentoi të ndihmonte një shtetase të mitur, kundrejt pagesës, që të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, vihet në pranga 37-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale…

